Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muajve të diskutimit të Reformës në Drejtësi, zhvilloheshin në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetar i Kuvendit ishte Ilir Meta, por ekipi i ekspertëve ishte zgjedhur personalisht nga Fatmir Xhafaj, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ligjeve.
Edhe stafi i Kuvendit i angazhuar me asistim filtrohej nga Fatmir Xhafaj. Nga ai staf u promovua për shembull Etilda Gjonaj, dikur një këshilltare më se e zakonshme, pa asnjë të dhënë të veçantë përveç faktit që ishte staf besnik i Fatmir Xhafajt.

Të gjithë i përkasin jo vetëm së njëjtës shkollë juridike të Fatmir Xhafajt, të njëjtit mentalitet juridik të vjetruar, por i bashkon të gjithë besnikëria ndaj shallit të kuq që së fundmi u shfaq rrëzë qafës së Sokol Sadushit.
Me propozim të opozitës së kohës u kërkua që ligjet e reformës të parashikonin ndalimin e përfshirjes së ekspertëve në postet e organeve të drejtësisë së re. Dispozita është ende aty, megjithëse nuk dallohet mirë, pasi i kanë përmjerrë sipër të paktën këta të pestë që listuam më lart.
Sokol Sadushi, Artan Hoxha, Ilir Panda, Arben Rakipi, përpara se të përzgjidheshin nga Fatmir Xhafaj si ekspertë të Nivelit të Lartë, kishin qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Të gjithë ata që reforma i gjeti në sistem, iu nënshtruan dhe i nënshtrohen vetting-ut të pasurisë, profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës.

Dispozitat e vetting-ut synonin gjithë magjistratët përveç këtyre. Sepse këta kur u shkruan dispozitat nuk ishin magjistratë. Dhe këta shkruan që vetting-u do të bëhej veç për ata që dispozitat i gjenin magjistrat. Jo edhe ata që kishin shirë më parë në sistem.
Kush kishte vjedhur më parë, qoftë edhe deri 3 muaj më parë se të hynin ne fuqi ligjet e reformës nuk quhej hajdut. Me këtë formulim katër ekspertët, Sadushi, Panda, Rakipi, Hoxha dhe Balla u kanë përmjerrë sipër edhe dispozitave të vetting-ut.
Për ata që hynin në sistem nga jashtë nuk do bëhej vetting. Kështu e shkruan ekspertët e nivelit të Lartë.
Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë, doli nga sistemi kur duhej dhe rihyri kur i duhej, PA VETTING. Do të rrijë në sistem derisa të mbushë moshën e pensionit.
Ilir Panda, zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, doli nga sistemi kur duhej dhe rihyri në sistem kur i duhej, PA VETTING. Do rrijë në sistem derisa të mbushë moshën e pensionit.
Arben Rakipi, gjeti shtegun e vet dhe qëndron në një post ku gëzon statusin e magjistratit, por "meqë shoqnia e ndante këtë punë", e ka marrë postin dhe qëndron në detyrë PA VETTING. Edhe ai do durojë derisa të mbushë moshën e pensionit.
Gent Ibrahimi, drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, hyri në sistem si kryetar i KLP-së, PA VETTING. Do qëndrojë në karrigen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese PA VETTING derisa të mbushë moshën e pensionit.
Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është pjesë e sistemit të drejtësisë dhe me manovrat e tij arriti të mos i nënshtrohej procesit të vetting-ut. Balla mundi të sfidonte ONM-në dhe Komisionerin Publik për vetting-un, dhe kjo falë mbështetjes së KPK-së.
Në vitin 2016, slogani i grupit të ekspertëve të Fatmir Xhafajt ishte: "Në mos sot, kur/në mos ne, kush". Dhe mos kujtoni se do dalin në pension e do shpëtoni prej tyre!

Jo më kot janë po këta që kanë kapur edhe Shkollën e Magjistraturës edhe fakultetin juridik. Edhe "brezi i ri" i magjistratëve po përzgjidhet nga këta mes femijëve të baballarëve me shallin e kuq rreth qafës./CNA
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...