Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Drejtuesi i një prej organeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë ushton në të njëjtën kohë aktivitetin privat të avokatit, duke përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e klientëve të ndryshëm në drejtësinë ku është vetë pjesë, në këmbim të parave. Kjo është çudia e radhës në drejtësinë shqiptare me protagonist Arben Rakipin, drejtues i Shkollës së Magjistraturës.
Në prill të vitit 2020, Arben Rakipi është caktuar drejtues i komanduar i Shkollës së Magjistraturës, ndërsa është në të njëjtën kohë avokat dhe Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar në institucionin nga i cili dalin prokurorët dhe gjyqtarët e rinj shqiptarë. Në 28 korrik 2020, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, emëroi me unanimitet Arben Rakipin, Drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat katërvjeçar.
Ndërkaq, ligji nr. 115/2016 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në pjesën për Shkollën e Magjistraturës, ndalon që drejtori i Shkollës së Magjistraturës të ushtrojë çdo funksion tjetër, me përjashtim të të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore. Konkretisht, pika 3 e nenit 250 të ligjit nr. 115/2016 parashikon që ?funksioni i Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik, anëtarësimin në partitë politike apo pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, ose kryerjen e çdo veprimtarie tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore?.
Ligjvënësit, jo rastësisht, e kanë kufizuar veprimtarinë e kreut të Shkollës së Magjistraturës, duke e ndaluar të ushtrojë çdo aktivitet fitimprurës, përfshirë edhe atë të avokatisë, për shkak të interesave të drejtpërdrejta që kanë me Shkollën e Magjistraturës gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë në dorë çështjet e klientëve të drejtorit të shkollës si avokat. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët janë të detyruar të ndjekin seminaret periodike në Shkollën në Shkollën e Magjistraturës si dhe janë të interesuar për të vlerësime pozitive nga institucioni që drejtohet nga Rakipi. Gjithashtu, sipas ligjit, Rakipi i propozon Këshillit Drejtues kandidatët për pedagogë të jashtëm dhe trajnuesit e programit të formimit vazhdues. Ky lloj aktiviteti i ndihmon gjyqtarët dhe prokurorët që të rriten në karrierë. Po ashtu, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë të interesuar që fëmijët e tyre të pranohen në Shkollën e Magjistraturës për t?u bërë magjistratë.
Megjithatë, në konflikt të dukshëm interesi, gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të Shkollës së Magjistraturës fillimisht si i komanduar dhe tashmë me mandat të plotë, Arben Rakipi rezulton ortak në mazhorancë me 55 % të aksioneve të zyrës ligjor “Rakipi & partners”, me nipt: M01908027N, ku si objekt veprimtarie, ndër të tjera ka edhe ?përfaqësimin e palëve gjatë proceseve civile, administrative etj.?. Zyra ligjore është themeluar në datë 25/06/2020, pasi Rakipi është komanduar në krye të ?Magjistraturës? dhe shumë shpejt ka nisur aktivitetin fitimprurës.
Në 22 korrik 2020, “Rakipi & partners”, me avokat pikërisht Arben Rakipin, përfaqëson interesat e kompanisë Tirana International Airport, që menaxhon Aeroportin e Rinasit, me administrator Constantin von Alvensleben, në çështje të ndryshme civile apo penale. Pak javë më parë, Alvensleben, i lakuar për një seri skandalesh si drejtor i TIA-s, u kallëzua penalisht nga administratori i një kompanie që ushtron aktivitet tregtar në ambientet e Tirana Airport, për shkatërrim prone dhe vetëgjyqësi. Rastin e mori në dorë prokurori Kasem Berberi, i cili vendosi “mosfillim të hetimit”, duke e konsideruar veprën penale të vetëgjyqësisë si një çështje civile dhe nxjerrë kështu të ?larë? klientin e Arben Rakipit.
Administratori gjerman i TIA, Von Alvensleben, është palë edhe në çështje civile në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në këtë procesin gjyqësor, ?zgjidhet? si kryesues gjyqtari Asim Vokshi, i cili është trajnues në Shkollën e Magjistraturës, e drejtuar tashmë nga drejtori-avokat, Arben Rakipi. Gjyqtari Vokshi i jep të drejtë klientit të Rakipit, shtetasit gjerman Von Alvensleben, duke i hequr masën e sigurimit të padisë, e cila ishte vendosur më parë ndaj tij. Por, ?çudia? nuk mbaron këtu. Gjyqtari Vokshi e rikthen çështjen në shkallë të parë, duke përcaktuar në vendim që rastin duhet ta marrë gjyqtarja e shkallës së parë të Krujës, Engjëllushe Tahiri, e cila po shqyrton çështjen e themelit rezulton se edhe ajo është trajnuese në Shkollën e Magjistraturës.
Gjithashtu, Prokuroria ka rregjistruar një tjetër kallëzim penal nr. 5212 datë 08.05.2020, për Alvensleben, material i cili eshte trajtuar dhe mosfilluar nga prokurori Armand Gurakuqi, i cili për çudi rezulton të jetë caktuar si trajnues në Shkollën e Magjistraturës për vitin 2019-2020./Shqiptarja.com
Gazetari Klodian Tomorri ngre dyshime lidhur me shifrat e bë...
Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë...
Mjekja kirurge, Lida Shosha, u bën thirrje qytetarëve që të ...
Sot në mesditë, avokatët e Ylli Ndroqit i cili njihet publik...
Vijon të shtohet numri i viktimave dhe infektimeve të reja n...
Pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa vitesh...
Avokati i Ylli Ndroqi ka bërë me dije se do të ankimojnë ven...
Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e LSI, kryetarja,...
Banka Credins, një nga bankat më të mëdha në vend, ka nisur ...
Katër pjestarë të një familje i ka zënë furtuna teksa mblidh...
Prej disa kohësh CNA.al ka raportuar përplasje të ashpra mes...
Administratori i një lokali në Fier është gjobitur me 1 mili...
Kamerat e sigurisë brenda një apartamenti privat në Bejrut, ...
Një letër Enver Hoxhës, e cila i drejtohet diktatorit të Ish...
Forcat e Armatosura janë angazhuar për fikjen e zjarreve që ...
Pas hetimeve të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur pak minuta më parë në studion ...
Pas dy ditësh, ka përfunduar “lufta” me flakët në Gramsh.Zja...
Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Prokurorinë e Ti...
Vijon zjarri në pyllin e Semanit, i cili ka rënë që prej dit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...