web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biznesmen i ndershëm dhe me borxhe/ Po trafikant droge kush ka qenë?

5 Gusht 2020, 14:35, Aktualitet CNA

Sot në mesditë, avokatët e Ylli Ndroqit i cili njihet publikisht edhe me emrin e tij të vjetër Xhemail Pasmaçiu, kanë dalë në një konferencë për shtyp ku kanë ngritur pretendimet e tyre në lidhje me veprimet e kryera nga SPAK dhe vendimin e dhënë nga gjykata për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi.

Avokatët janë treguar të kujdesshëm duke përmendur vetëm disa pasuri, jo të tjerat dhe duke theksuar se ato ishin modeste, kryesisht të marra me kredi nga bankat dhe investime të bëra në televizione dhe se aktiviteti i zotit Ndroqi kishte filluar që në vitin 1993 si person fizik e më pas si person juridik duke sjellë disa argumenta në mbrojtje të klientit të tyre.

Deri këtu gjithçka është krejt normale, Ylli Ndroqi do të mbrohet, avokatët do të bëjnë çdo hap të mundshëm ligjor për ta nxjerrë atë të pafajshëm dhe për t?i kthyer pasuritë.

Askush nuk është kundër që zoti Ndroqi të marrë pasuritë e tij në qoftë se ato janë të ligjshme, por lind një pyetje: Kush është trafikanti i drogës, Xhemail Pasmaçiu? Në rast se shetatsi Ylli Ndroqi na qenka ky biznesmeni kaq i ndershëm, ai Xhemail Pasmaçiu që SPAK thoshte se është arrestuar në Turqi me heroinë, eshtë arrestuar për llogari të Italisë në 2015-ën për një rrjet droge të quajtur ?Bakllavaja?, kush është?

Avokatët dolën sot dhe dhanë edhe fakte se Ylli Ndroqi e ka ndryshuar emrin në vitin 1993, në fakt kjo nuk është e vërtetë. Ata gënjyen publikisht, zoti Ndroqi i ka përfunduar ndryshimet e gjeneraliteteve të tij në vitin 1997 dhe më pas është regjistruar në Turqi në vitin 1998 me gjeneralitetet e tij të vjetra si Xhemail Pasmaçiu dhe jo si Ylli Ndroqi.
Avokatët nuk na e thanë këtë fakt por gënjyen, së dyti ka një tjetër detaj mjaft të rëndësishëm, shtetasi Xhemail Pasmaçiu është i njëjti me shtetasin Ylli Ndroqi që tashmë pranohet publikisht.

Por, mund të shkojmë pranë gjykatës ose ne si CNA.al të sjellim së shpejti mjaft dokumenta ekskluzive ku zoti Ndroqi ka bërë padi ndaj mediave të ndryshme ku pretendonte se ai nuk është shtetasi Xhemail Pasmaçiu por shtetasi Ylli Ndroqi dhe shkrimet që bëheshin nga mediat ishin shpfje dhe shantazhe apo gjoba ndaj tij. Sot, publikisht avokati i tij e pranoi se kishte kishte ndryshuar emrin në vitin 1993 ndërsa edhe ata që quhen ushtarët mediatikë të Ylli Ndroqit, të cilët i kanë quajtur shkrimet nëpër media barcaleta dhe shpifje, prej disa kohësh filluan të pranonin ndryshimin e gjeneraliteteve të zotit Ylli Ndroqi.

Së fundmi ishte avokati që i vuri vulën. Tashmë kemi të bëjmë me shtetasin Xhemail Pasmaçiu të cilit i janë sekuestruar pasuritë nga gjykata për shkak të aktiviteteit të tij si trafikant droge. Pyetja e vetme pa përgjigje është: A do të përgjigjet ndonjëherë Ylli Ndroqi për Xhemail Pasmaçiun dhe aktivitetin e tij si trafikant droge në lidhje me pasuritë. Nëqoftë se ato i ka vënë me biznesin e ndershëm t?i gëzojë sepse janë të tijat dhe i ka vënë me djersë. E në rast se media që ka në pronësi janë të vendosura me parata e ardhura nga droga ashtu siç akuzon dhe SPAK apo më keq akoma ky është një trafikant i dënuar i cili është pronar mediash, minimalisht duhet të humbë liçencat dhe pronësinë e televizonit dhe kjo duhet bërë me ligj edhe nëse Ylli Ndroqi del i pafajshëm nga gjithë kjo histori.

Nuk mund të ndodhë që në Shqipëri një trafikant droge i dënuar, i hetuar, i arrestuar të jetë pronar mediash. Do të ishte njësoj sikur Escobari që u bë pronar klubi futbolli apo El Chapo i Meksikës të ishin pronarë mediash në vendet e tyre ku kanë drejtuar kartelet e drogës.
Nuk po themi që Ylli Ndroqi është njësoj si ata po është një trafikant droge i dënuar, kjo tashmë e vërtetuar nga Interpoli dhe aktivitetet e tij, trafikanti i ka bërë në emrin Xhemail Pasmaçiu, pranuar sot publikisht edhe nga avokati i tij. Të tjera çfarë flitet për presion apo dhunë ndaj medias, kur në fakt Ora News prej 48 orësh vazhdon të bëjë një betejë të hapur me qeverinë, policinë dhe gjykatat, për më tepër avokati i zotit Ndroqi jep konferencë për shtyp në ambientet e Ora News, i cili në fakt është në administrim nga shteti për shkak të sekuestrimit të pasurive të zotit Ndroqi, mund të themi se janë thjeshte dhe vetëm përpëlitje për të shpëtuar nga akuzat apo për të shpëtuar pronat.

E vërteta është një dhe vetëm një, sot avokati pranoi që Ylli Ndroqi është shtetasi Xhemail Pasmaçiu i cili është i skedualuar nga Interpoli dhe me një dosje të trashë në Polici si një trafikant droge i dënuar në Turqi dhe në Itali.Tani përgjigjia që pritet është një dhe vetëm një: A e pranon Ylli Ndroqi që është marrë me trafik droge apo jo? Gjithë të tjerat nuk kanë më asnjë vlerë./CNA.al

Ora News në 48 orët e lirisë harron Edi Ramën

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Po hajduti (trafikanti) ka faj?

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë





Lajmet e fundit nga