Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron në krye të KLP-së, si një individ, i cili tashmë ka dalë zbuluar që është një instrument politik në krye të këtij institucioni i dalë nga një reformë drejtësie qindra miliona euro paguar nga qytetarët amerikanë dhe ata evropianë.
Ndoshta dikush ka menduar se reforma ka dhënë produktet e saj dhe një drejtësi të pavarur të pakontrolluar pas një reforme të shumëpritur nga shqiptarët dhe të propaganduar nga pushteti.
Një reformë që nisi për të ndryshuar kastin e drejtësisë, por që përfundoi thjesht me rritje pazari dhe kapje të saj në segmente të caktuara nga mazhoranca. Kuptohet, udhëheqësi i asaj reforme ka qenë "enveristi" i parafundit, Fatmir Xhafaj.

Ai i shtroi rrugët me veprimet e tij ndaj njerëzve të pushtetit ndaj 99-çave të Rilindjes dhe atyre që i duheshin mazhorancës për të kapur drejtësinë.
Fillimisht u tha se ishte një reformë e suksesshme dhe drejtësia nuk ishte kapur, por ditë pas dite, orë pas ore, shqiptarët po mësojnë si është kapur drejtësia dhe ndërkombëtarët tashmë se mohojnë më. Kanë ikur prokurorë dhe gjyqtarë dinjitozë dhe qëndrojnë në detyrë njerëz problematikë të sistemit të drejtësisë apo ushtarë politikë.
Një nga rastet e ushtarëve politikë është dhe Alfred Balla, i cili tashmë është propozuar tek Edi Rama për postin e ministrit të Drejtësisë, nga grupi i 99-çave dhe vullentarët e Enverit në PS.

Alfred Balla vjen si emër në momentin ku mazhoranca me 99-çat dhe “vullnetarët” e Enverit po bën gati goditjet ndaj SPAK-ut gjoja në emër të kontrollit të performancës të institucioneve të pavarura.
Alfred Balla është propozuar si një zgjidhje pas lobimit të biznesmenit Irfan Hysenbelliu me kryebashkiakun Erion Veliaj. Nga pas qëndron dhe hija e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Një dyshe politike që kërkon të zgjidhë hallet e shumicës së socialistëve, ministrave apo kryetarë bashkish, të cilët janë një listë e madhe zyrtarësh në hetim nga SPAK-u.
Një institucion që nuk mund të quhet i kapur plotësisht nga mazhoranca, por ku ka ende njerëz me integritet, të cilët nuk u hapin telefonin Veliajt apo Ramës për tekat dhe dëshirat e tyre për mbyllje dosjesh. Ashtu siç ka dhe zullumqarë që flirtojnë apo shtrihen ngrohtë në “krevatin” e Rilindjes ku sigurojnë të ardhmen e tyre financiare me lekët e korrupsionit të mazhorancës.
Instrumenti i parë, tentativa e parë, është ngritja e një komisioni “Ad Hoc”, i cili herë pranohet herë mohohet.
Pas fjalëve deklarohet se do të bëhet gjoja kontroll dhe paralel me të kërkohet që kreu i KLP-së, një nga njerëzit e mazhorancës, i provuar dhe me votimet e bëra në KLP, me votimet e tij me komandë politike, tashmë është emri i ri për ministër Drejtësie i propozuar tek Edi Rama si zgjidhje për të pasur një institucion më "të fortë", një Ministri Drejtësie edhe më të fortë, për të bërë një betejë edhe më të ashpër dhe kontroll më të fortë ndaj organeve të drejtësisë së re.
Ndaj atyre segmenteve që kanë shpëtuar sepse tashmë është e provuar që Gjykata e Lartë është e kapur nga shalli i kuq i pionierit të Sokol Sadushit, KLP është e kapur me Alfred Ballën, Gjykata Kushtetuese është një amalgamë individësh të Lulzim Bashës dhe kryeministrit apo të preferuarit e Fatmir Xhafajt që udhëhoqën Reformën në Drejtësi e kështu me radhë dhe institucionet e tjera duke shkuar deri te gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë.
Investimi për një Reformë në Drejtësi i ndërkombëtarëve do të kishte dhe mangësi dhe problematika, por nuk mund të shkonte që qindra miliona euro të paguara nga qytetarë evropianë dhe amerikanë të shkonin për Alfred Ballën në krye të KLP-së për Sokol Sadushin në krye të Gjykatës së Lartë apo për të tjerë individë që shfaqen si njerëz të drejtësisë, por në fakt janë segmente të mazhorancës së 99-çave dhe vullnetarëve të Enverit për të kontrolluar drejtësinë në Shqipëri.

Tashmë ka mbetur të marrin postet ministrore për të cilat ata lobojnë./ CNA
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...