
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më shumë si një individ për konceptet e tij revolucionare marksiste-leniniste dhe si Ramist i paepur (dje), në një dalje të tij të publike së fundmi në studion e gazetarit Çim Peka, ka artikuluar termin Ramist dhe SPAK-ist.
Nëpërmjet një fraze, Andi Bushati ka theksuar: “Kush ka qenë Ramist në 2013, është SPAK-ist sot”. Se nuk flet dot për korrupsionin e qeverisë dhe ka gjetur zgjidhje SPAK.
Por le të shikojmë disa fakte, jo më shpresën se Andi Bushati nuk ka qenë Ramist apo Ramizist, por me të vetmin fakt që së shpejti Bushatin do ta shohim SPAK-ist.
Në 2013, Andi Bushati ka qenë një nga ramistët kryesorë dhe jo vetëm, më përpara i kishte këto gjurmë si një mbështetës klasik i Partisë Socialiste, mbështetës i Edi Ramës, trumbetues i tij dhe së fundmi, pasi e kuptoi me vonesë, por reflektoi.
Është bërë dhe ai kundër Ramës për mënyrën se si qeveris ai, për mënyrën si e ka kapur pushtetin se Andi Bushatit nuk i mjaftonte si kishte qeverisur 11 vite Bashkinë e Tiranës Edi Rama, për ta kuptuar si do të sillej si kryeministër. Do të duhet ta vuanin shqiptarët në kurriz dhe më pas Bushati të ndërronte mendim.
Pra, duhet ta provonin korrupsionin, PPP-të, inceneratorët, McGonigal-ët dhe pastaj t’i mbushej mendja Bushatit. Por, shqiptarët, ndërkohë, morën arratinë dhe u varfëruan edhe më shumë. (lexo këtu)
Andi Bushati flet për Ramistët e 2013, është i tillë dhe vazhdon të jetë ende sot një marksist në koncepte, pavarësisht se bën sikur është me Berishën, apo do të ruajë rolin e opozitarit të përjetshëm, i cili është pozicioni më i thjeshtë, të shash dhe vetëm të shash.
Problemi është si i sjell argumentet kundër, si u bashkohesh kauzave opozitare dhe krijon të gjitha përpjekjet në mbrojtje të votës, të vlerave të demokracisë dhe largimin e personit që është në pushtet, i cili qenka problem i madh, megjithëse ai e ka pasur idhull dikur dhe idhulli i Andi Bushatit ka qenë Edi Rama.
Ka shumë njerëz që janë me SPAK-un dhe saktësisht me disa nga individët që janë në SPAK sepse Bushati, Çim Peka e të tjera besojnë se SPAK-u është i zënë. Ka disa nga ata që mendojnë se SPAK-u nuk është i zënë, ka dhe si ne që mendojnë se SPAK-u nuk është i zënë totalisht, por ka një influencë të madhe ndërkombëtare dhe ka bërë një punë mbi mesataren dhe të vlerësueshme.(lexo këtu)
Saimir Tahiri u burgos, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është në arrati, krahu i djathtë i Edi Ramës.
Një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë, Vangjush Dako, është pas hekurave, kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, pas hekurave, kryetari i Bashkisë së Bulqizës pas hekurave, ish-ministri Lefter Koka pas hekurave, ish-deputeti Alqi Bllako pas hekurave, ministrja Olta Xhaçka nën hetim, Ilir Beqja detyrim me paraqitje. Ka dhjetëra hetime të tjera që shkojnë te kryebashkiaku Veliaj, te Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, tek ish-ministri Damian Gjiknuri dhe ministra të tjerë të qeverisë.(lexoni këtu)
Suksese apo dështim, lojë e dirigjuar apo jo janë zyrtarë të hetuar disa të ndëshkuar. Nga opozita Kryemadhi dhe Meta janë nën hetim.
Historia e Gërdecit ku është akuzuar Fatmir Mediu. Nga ana tjetër mazhoranca po kërkon hetimin e 21 Janarit, hetim për të dënuar Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie, hetim të cilin për 21 janarin dhe ndëshkimin e ka kërkuar dhe vetë Andi Bushati.
Tani ka një histori politike, histori kontrolli mbi SPAK-un. Ka rezultate, ka veprime. Dikush, ato që përmendëm më sipër i vlerëson, dikush ato që po kryhen i kundërshton, por është një fakt: “Atë që s’bën dot opozita apo opozitarizmi nuk mund t’ia drejtosh gishtin SPAK-ut dhe t’i thuash o me ne, o kundër nesh”.(lexo këtu)
Meqë Bushati dhe disa të tjerë duan që Rama të rrëzohet dhe duke e parë që opozita kërkojnë që ta bëjë SPAK-un duke arrestuar Ramën, se Bushati me e sollën në pushtet dhe ne tani duam që ai të ikë!
E në rast se vlera e SPAK-ut, puna e tij me ato që thamë është e pamjaftueshme, presin shumë që për inceneratorët të ndëshkohet Engjëll Agaçi, të ndëshkohet Damian Gjiknuri, të ndëshkohet Erion Veliaj dhe deri te kryeministri.
Guri i provës për SPAK-un, sipas Berishës është Veliaj dhe inceneratori.
Nga ana tjetër SPAK-u po sulmohet nga opozita dhe quhet dhe Ramiste. Fakti është Ramistët e vërtetë janë ata që sollën Edi Ramën në pushtet.
Shpresohet se me SPAK-un një palë duhet të vijë në pushtet. Kjo nuk duhet në asnjë rast dhe asnjëherë. Ky do të ishte precedent i rrezikshëm.
Në rast se SPAK-u do të përgatiste terrenin që dikush të vinte në pushtet, atëherë do të ishim te Republika e Prokurorëve që nuk e do Bushati, por që në fakt tjetër shkruan, tjetër thotë e tjetër do./CNA
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...