Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 88-vjetorin e lindjes. Analisti dhe gazetari Luan Rama e cilëson si shkrimtarin që me veprën e tij na dha lirinë ku mund të arratiseshim.
“Me veprën e tij ai krijoi Shqipërinë europiane, na dha mundësinë të njohim Shqipërinë e ëndërrave tona, atë që donim të ishte, e cila natyrisht ishte më e bukur nga Shqipëria që qe dhe është më e bukur nga Shqipëria që është”, shkruan Luan Rama.
Postimi i Luan Ramës
Në 88-vjetorin e lindjes: ISMAIL KADARE, SHKRIMTARI QË ME VEPRËN E TIJ NA DHA LIRINË KU MUND TË ARRATISESHIM
Shqiptarët, si popull dhe si komb, nuk kanë patur ndonjëherë më parë në të gjithë kohërat që prej kur kanë lindur dhe janë vendosur në këtë pjesë të globit, një shkrimtar tjetër më të njohur në botë se sa Ismail Kadarenë.
Me veprën e tij ai krijoi Shqipërinë europiane, na dha mundësinë të njohim Shqipërinë e ëndërrave tona, atë që donim të ishte, e cila natyrisht ishte më e bukur nga Shqipëria që qe dhe është më e bukur nga Shqipëria që është.
Kësisoj, duke na dhënë Shqipërinë europiane në një kohë kur vetëm ta mendojë këtë ishte më shumë se blasfemi, Kadareja ynë na solli me veprën e vet po aq edhe Europën brenda nesh; Europën si përmasë lirie e si monument vlerash, ku secili mund të “arratisej” pa patur frikë se mund ta vrisnin apo ta arrestonin në kufi, pa patur nevojë për pasaportë. E vetmja pasaportë që duhej ishte të lexoje veprën e Kadaresë.
Veçantia e të qenit në këtë “udhëkalim” ku Europa vinte ndër ne si përmasë lirie dhe Shqipëria shkonte në Europë si Shqipëri europiane, e bën Kadarenë nga shkrimtarët më unik në botë, emri i të cilit bën të njohur e të famshëm për botën emrin e vendit të tij, ndërkohë që brenda vendit të vet, ai bëhet maratonomaku që mban ndezur shpresën e lirisë duke rendur papushim të na dëshmojë se jemi europianë po aq sa shqiptarë.
Nëse “De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin evropian, që letërsia shqipe ishte duke e humbur”, siç ka thënë vetë Kadareja, shkrimtari ynë i madh i dha letërsisë shqipe pasaportën europiane, e bëri atë pjesë të natyrshme dhe të dinjitetshme të letërsisë europiane dhe botërore.
E përkthyer në mbi 50 gjuhë të botës, vepra e Ismail Kadaresë vlerësohet sot si një fenomen letrar i letërsisë bashkëkohore botërore.
Shqiptare në çdo germë e fjalë dhe universale për nga vlerat, vepra e Ismail Kadaresë është gjithashtu prej kontributoreve më të mëdha në pasurimin e gjuhës shqipe, në konsolidimin e normës gjuhësore dhe në shpërfaqjen e dinamikave dhe të tendencave të saj për të pranuar me elegancë trendet e zhvillimet që imponon koha.
Shkrimtarët janë ata që e krijojnë normën apo standardin e një gjuhe. Gjuhëtarët e kodifikojnë atë. Ndaj fondi Kadare në tërësinë e pasurisë leksikore, morfologjike dhe sintaksore të gjuhës shqipe, do të mbetet përjetësisht një kontribut i çmuar po aq i vlefshëm sa e gjithë vepra e tij në fondit e artë të letërsisë dhe kulturës tonë kombëtare.
Ismail Kadare është i vetmi shkrimtar shqiptar (dhe me siguri nga të paktët në botë) që duke qenë gjallë, arrin të ketë dhe të jetojë plot 70 vjet krijimtari që prej veprës së tij të parë. Edhe ky një rekord tjetër i Kadaresë, i cili rekordin e tij më të madh ka lartësinë ku e ka vendosur emrin e letërsisë dhe të kulturës shqiptare në botë.
Të paçim jetëgjatë dhe me vepra të tjera Kadareja ynë!
Tregimet e së dielës nga Agim Xhafka Sofo sa pa Benin...
Sot, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, feston...
Caqet e njeriut dhe shkrimtarit tek Ismail Kadare, nga...
Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt, që beso...
Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh s...
Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fu...
22 Janari është e kremtja e shën Anastas Persianit, i cili...
Kur më pyeti nipi, në ç’moshë unë kam përjetuar stresi...
Sot artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa, mbush 67...
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi Gladiatori 1...
Për orthodhoksët tradita e festimit të emrit eshtë një tra...
Sot shënohen 556 vite nga vdekja e herorit kombëtar, Gjerg...
4 vite më parë u shua aktori legjendar Xhevdet Ferri. Ai ...
Isa bej Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864 në Bo...
Piktori shqiptar Bashkim Ahmeti e ndan jetën mes Shteteve ...
Kur isha i vogël mbaj mend që Korça mbulohej nga...
Mjeshtra e Madhe, Zyliha Miloti, ka sot ditëlindjen dh...
Thëllëza e malit është një nga shpendët që jeton në malet ...
Një rekord i ri turistësh është regjistruar gjatë vitit 20...
Nata e madhe e çmimeve “Golden Globes” u mbajt mbrëmjen e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...