“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Kur isha i vogël mbaj mend që Korça mbulohej nga dëbora disa muaj rresht. Mëngjesi i parë kur e shihnim nga dritarja e shtëpisë, na ngazëllente aq shumë sa na zihej fryma dhe prej gëzimit përqafoja vëllain dhe motrën. Rrinim gjatë me sytë mbi bardhësinë tek oborri. Gjyshja na mbështillte me krahët e saj plot tule e na afronte te xhami i dritares. E ashtu të katërt thoshim në kor fjalët që kishim shqiptuar edhe një vit më parë:
-Ti dëborë je e ftohtë, unë fëmija jam i ngrohtë.
Pasi e recitonim plot tri herë besonim se dimrin do ta kalonim pa halle dhe probleme.
Lumturia e vërtetë na ndodhte jashtë. Që tek oborri ku krijohej pista horizontale që na merrte aq e aq energji nga forca që i jepnim trupit për rrëshqitje e deri te skijimi me çantat e shkollës poshtë bythëve në rrugicat që fillimin e kishin te varrezat e dëshmorëve lart te Shën Thanasi e fundin te bulevardi “Republika”. Aq fëmijë e të rinj luanim sa dukeshim ashtu veshur me rroba të errëta si mizat kur mblidhen te bishti i bardhë i kalit.
Dëbora është si dashuria. Të merr mendjen, të rrit rrahjen e zemrës, por të kullufit dhe kohën. Kur niste nata të binte mbi qytet iknim me përtesë në shtëpi dhe ashtu të zalisur nuk kishim fuqi të hanim bukë, jo më të bënim detyrat.
Edhe sot ajo dëborë më ruhet në kujtesë si gruaja që mban me kujdes te sirtari i vogël i komosë bizhuteritë e saj.
Kështu e kishte bekuar zoti Korçën. Me plot dëborë dhe me shumë dritë. Aq dritë sa bota na dukej e rrumbullakët jo nga mësimet, por sepse na e merrte mendjen shpejtësia kur i lëshoheshim qytetit qysh lart, si predha kur del nga pushka sportive.
Por nga ato mote mbaj mend ca ditë të trishta, ashtu si cepi i kalbur i një molle të shijshme, nga ato te llojit Rënet që kanë aq lëng, aq ëmbëlsi, por kanë dhe thartirë të pëlqyeshme. Këto ditë vinin pa trokitur. Ngrihej temperatura tri-katër gradë dhe dëbora niste të squllej, bëhej si baltë e bardhë. Nga ora në orë lëngëzohej më shumë dhe dukej sikur ecje nëpër pellgje. Sikur i bije mes për mes një gjoli të madh. Mbaj mend kur arrija në shkollë çorapet i nxirrja dhe i shtrydhja te soba e klasës. Këpucët kullonin si shishe plastike me vrima. Ashtu zbathur prisnim zilen e orës së gjashtë dhe rivishnim çorapet. Të thata, por deri te shtëpia bëheshin prapë ujë. Sa hynim në shtëpi i flakërinim bashkë me këpucët dhe me vrap gati futeshim brenda stufës në kuzhinë. Na kërcitnin dhëmbët prej të ftohtit.
Kështu vinte dhe nëna nga puna. Më me fat nga ne qe gjyshja. Ajo nuk dilte nga shtëpia ndaj i kishte këmbët të ngrohta. Por edhe babai, se ai kishte galloshe.
Ç’janë galloshet? Janë si çizme llastiku, por pa qafa, e brenda tyre futeshin këpucët. Ecje me to e brenda nuk futej pikë uji. Çorapet gati hidhnin valle nga gëzimi.
Babai, ngaqë ishte shtruar para ca vitesh në spital me pneumoni, e kishte problem ruajtjen e vetes nga i ftohti. U bë copash nëna derisa i bleu te një shoqja e vet një palë galloshe çeke. Ia solli duke i mbajtur në gji dhe kur ai vendosi brenda atyre këpucët e tij ajo u ngazëllye dhe u përlot. Babai i donte kaq shumë sa dhe kur shkonte dy metra rrugë jashtë pallatit i mbathte. Sa kthehej nga puna i hiqte çorapet gjithë fodullëk, sikur të na shiste mend ne fëmijëve se ai nuk pyeste për shiun dhe dëborën e shkrirë.
-Ja, të thata fare i kam. Dhe këmbët të ngrohta valë.
Një herë ia kërkova borxh, sa për një xhiro andej nga kinemaja. Nuk më tha që s’m’i jepte, por tha që këmba ime qe e vogël dhe galloshet e tij nuk bënin për këpucët e mia. Ndërsa nëna më pa me inat.
-Po yt atë kur të shkojë në punë të bëhet qull nga këmbët? Të rrijë 8 orë i lagur? Të shkojë prapë në spital? Hë fol!
Heshta dhe ashtu vazhdoi jeta. Kur kishte llohë, pra dëborë e shkrirë, unë rrija te dritarja. Nuk dilja. Derisa një mëngjes gjyshja më tha:
-Babai nuk do shkoi sot në punë. Merri ti galloshet!
Dhe më çoi te dera e dhomës së tij. E hapi pak, pashë që ai po flinte te krevati i vet.
Nuk prita më, rrëmbeva galloshet, i mbatha dhe u gëzova se më rrinin tamam. Ika me vrap te shkolla e dita e parë që nuk hoqa çorapet. Mbaja këmbët jashtë bankës që të shihnin të gjithë, kisha veshur galloshe. Sa mbaroi mësimi nuk u ktheva në shtëpi. Doja të shëtisja me Calen, por ai vuri gishtin e vet te balli e më tha:
-Je në metro, mo?! Jam qull nga këmbët. Ti e ke në terezi me galloshet.
Atëherë eca vetë krenar te bulevardi dy-tri herë. Lart e poshtë. Nuk u gëzohesha jo gallosheve, por këmbës së thatë. Pasi u lodha eca drejt shtëpisë dhe sa po afrohesha shoh babain që po kërcente llapashup mes borës së shkrirë. Nxitonte dhe dukej si ata atletët e ecjes sportive. Te shkallët u takuam.
-Ti sikur nuk do ikje sot në punë?
-Ika qysh në mëngjes.
-Mos gënje, unë në mëngjes të pashë në krevat.
-Futi gjyshja vazon e madhe të luleve artificiale që kemi në korridor, - qeshi ai.
E kapa nga krahu dhe po e shtyja shpejt drejt shtëpisë. Sa hyri brenda e plandosa në karrige dhe ia hoqa vetë çorapet. Ia fërkova këmbët me peshqir dhe gjyshja solli legenin me ujë të ngrohtë. Pas disa minutave fliste pa iu marrë goja, e mblodhi veten.
Nuk e falënderova për galloshet. Kisha frikë mos sëmurej. E pashë te balli, qe i freskët. Fytyra ishte me ngjyrë pak të kuqe. Qenka mirë mendova. Po prapë derisa u gdhi isha nën stres. Kur dëgjova që dera e jashtme u mbyll u çova.
-Iku yt atë, - tha gjyshja. -M’u duk mirë. Ishte i qeshur.
Atëherë më erdhi gjaku në fytyrën time. Dhe u betova: ato galloshe as do t’ia kërkoja, as s’do ta lejoja të m’i jepte xhiro.
Por nuk e mbajta gjatë zotimin. Se mamaja gjeti një palë galloshe të tjera. Të reja fringo. Por ia dha babait. Mua më dha të vjetrat.
-Ua ke marrë dorën këtyre, - qeshi e mira ime...
Mjeshtra e Madhe, Zyliha Miloti, ka sot ditëlindjen dh...
Thëllëza e malit është një nga shpendët që jeton në malet ...
Një rekord i ri turistësh është regjistruar gjatë vitit 20...
Nata e madhe e çmimeve “Golden Globes” u mbajt mbrëmjen e ...
Kur isha i ri, kisha komshi Robert Ndrenikën. Më tha n...
Aleksandër Prosi i njohur gjerësisht si Sandër Prosi l...
Fan.S.Noli lindi në 6 Janar të vitit 1882 dhe u shua n...
6 Janari, Dita e Ujit të Bekuar është festuar në Korçë...
Shqiptarët e zgjedhin librin nga përmbajtja dhe autori. T...
Kadri Roshi, ylli i kinematografisë dhe skenës shqiptare, ...
Një lajm i hidhur vjen nga Korça. Ndërron jetë në mosh...
Çmimi Nobel në Fizikë 2023 Çmimi Nobel në fizikë për vi...
Viti 2023 ishte "i artë" sa i takon turizmit. Sipas përllo...
Turistët e shumtë që vizituan Shqipërinë gjatë 2023, zgjod...
Jo vetëm prej oratorisë. As prej kulturës që e shfaq m...
"Opinion", emisioni i drejtuar nga Blendi Fevziu, mbrë...
Pas marrjes së Çmimit Kombëtar të Panairit të Librit për v...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve librin e tij...
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, imzot Joani ka dhënë ...
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Euroviz...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...