15-vjeç, për herë të parë në skenë/ Rrëfimi i Margarita Xhepës: Erdha në Tiranë, aty më ndoqi fati
"Opinion", emisioni i drejtuar nga Blendi Fevziu, mbrë...

Jo vetëm prej oratorisë. As prej kulturës që e shfaq me shumë elegancë e thjeshtësi. Sidomos sa herë i duhet të jetë i pranishëm publikisht jashtë kishës ku shërben me devocion shembullor. Por më shumë prej faktit se ai është aq tokësor dhe i vërtetë, Imzot Gjergj Meta, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, gjithnjë, që prej kur unë e njoh, më është dukur një prift ndryshe.
Madje, kjo ndryshe ka qenë edhe shtysa apo arsyeja se pse kam dashur ta njoh. Dhe që prej kur e kam njohur, kam kënaqësi ta takoj shpesh.
Në bashkëbisedimin me të nuk ka tabu. Është mendjehapur. Flet për Jezusin. Dhe me të njejtin pasion flet edhe për letërsinë. Flasim shpesh për shkrimtarë të ndryshëm. Komentojmë veprat e tyre. Por flasim edhe për filozofinë. Edhe për Marksin, për Hegelin, për Darvinin. Flasim për materializmin, por edhe për doktrinën e krishterë. Komentojmë mistiken, shpirtëroren, besimin, laicitetin, ateizmin. Por edhe komunizmin që tentoi të bëhej një fe.
Nuk lodhet e as bezdiset nga pyetjet e mia mbi Zotin dhe se pse Zoti lejon që të ketë edhe njerëz që vuajnë. Madje prej këtyre ka shumë më shumë.
I duruar, pa u lodhur, pa përtuar, ai më shpjegon se Zoti është aty, gjithmonë edhe në vuajtjet e thekshme të shumë njerëzve.
Prej Imzot Gjergj Metës do kohë më parë kam marrë udhën e kam shkuar në një meshë në kishën e Selitës në Mirditë. Në Qafë Kishë. Kështu është quajtur ai vend edhe gjatë komunizmit e pasi ishte shembur kisha. Priftin e fundit para se të niste revolucioni kundër kishave dhe xhamive të asaj kishe, Dom Ndocin e mbaj mend kur e dënuan. Ishte viti 1977. Gjyqin ia bënë në Kurbnesh. Në kinemanë e qytetit. Ishte mbushur plot. Folën shumë dëshmitarë. Një ekstazë marrëzie njerëzish që ulërinin më shumë se prokurori. Ishin të gjithë prokurorë. Një kor prokurorësh.
Në fakt ai ka qenë prifti i parë që kam parë nga afër. Të tjerët i kisha parë vetëm në filma. E kam parë me pranga në duar. Kam qenë 11 vjeç, por e mbaj mend mirë. E urreva. Sepse më thanë që ishte armik. Kështu, “armik” mbeti Dom Ndoci, pra prifti brenda meje. Deri sa njoha Dom Simon Jubanin në Shkodër. Kishte dalë nga burgu. Ishte viti 1989. Unë isha student. Po dilja nga biblioteka e Institutit ( kështu quhej në atë kohë Universiteti “Luigj Gurakuqi”) bashkë me Vili Kamsin, përgjegjësin e bibliotekës. Një njeri institucion Vili Kamsi. Përfaqësues i një familjeje me emër në Shkodër dhe në kulturën kombëtare. Gardian i librit, i kulturës. Prej tij mësova se çfarë është kulti i librit, kulti i dokumentit. Më pas do të bëhej ambasadori i parë i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë. Vili Kamsi më tregoi për Dom Simon Jubanin. Ai ma prezantoi. Po e priste para Institutit. U përshëndetën.
- Ky është Simon Jubani, më tha. Vetëm kaq. E pasi u ndanë shtoi: - ka qenë prift. Sapo ka dalë nga burgu.
Më erdhi keq. M’u dhimbs. Se nga portreti rrezatonte mirësi. Më pas e pashë ndër kronika kur kremtoi meshën e parë publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Punoja gazetar në “Zërin e Popullit”.
Por le të kthehemi tek Kisha e Selitës, e rindërtuar aty ku kishte qenë deri kur e shembi komunizmi. Në Qafë Kishë.
Imzot Gjergji bëri një meshë të dedikuar për mua, anipse i kam thënë dhe ai e di që nuk besoj në ndonjë doktrinë fetare. Por i nderoj dhe i respektoj besimtarët.
Nuk përtoi, nuk u lodh, as nuk u bezdis. Ndaj mua më pëlqen të jem me të, të bashkëbisedoj. Edhe të debatoj. Sepse jo për çdo gje ndajmë mendime të njejta. Por ama, për çdo gjë mund të bisedojmë. Dhe gjithnjë lemë një shteg hapur se përse duhet të bisedojmë sërish.
Sepse Imzot Gjergj Meta është një prift ndryshe. Ose të paktën sipas meje ai është një prift ndryshe. Është ashtu siç unë mendoj se duhet të jetë prifti.
A nuk është edhe Papa Françesku një papë ndryshe?…
(Në foto: dalë para disa ditësh me Imzot Gjergj Metën, Ipeshkvin e Dioqezës së Rreshenit, duke bashkëbiseduar në emisionin tim “DREJT”, në Kishën e Shelbuemit në Rrubik).
"Opinion", emisioni i drejtuar nga Blendi Fevziu, mbrë...
Pas marrjes së Çmimit Kombëtar të Panairit të Librit për v...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve librin e tij...
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, imzot Joani ka dhënë ...
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Euroviz...
NJË KRONOLOGJI E SHKURTËR RRETH 600-VJEÇARE (VITET 815...
Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH ka ngr...
Tinka Kurti, një nga figurat më të dashura për shqiptarët,...
Ju kujtohet? Ju kujtohet teatri? Kur mbushej holli ng...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Viola Gjyzeli është 13-vjeçarja nga Durrësi që do të p...
Aktori i njohur shqiptar, Arben Derhemi, ka hapur një ...
Gjatë programit festiv për 51 vjetorin e Hirotonisë në...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...