Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Caqet e njeriut dhe shkrimtarit tek Ismail Kadare, ngadhënjyesit të epokave dhe mendësive.
Më 28 janar të vitit 1936 u lind në Gjirokastër, Ismail Kadare. Ai është një nga përsonalitetet më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, figura më përfaqësuese e integritetit tonë evropian. Edhe pse ndaj tij nuk kanë reshtur një armatë e tërë baltëhedhësish, sërish ai ofron veprën si provë e pafajësisë, si dëshmi e një nevoje për kthjellim.
Ky korife vazhdon të mbetet qëndrestar nën një mal akuzash dhe sharjesh nga më të flligëtat, çlirimesh të mbartura zehri dhe helmi që ndërsehen mbi të pareshtur. Ai edhe sot pas 88 viteve mban mbi supe peshën e moshës dhe përballjes me ata që shamatojnë e çuçurisin, kërcëllijnë dhëmbët e zgurdullojnë sytë, ngjyjnë gjuhën në zehër dhe ndërsejnë një lukuni hienash.
Me gurin e rëndë të inateve, që i marrin me vete kudo ku shkojnë, ata mprehin thonjtë e rreken të çjerrin taftin shndritës të famës që e fillëron si një breror mbi krye atë. Duket se hera-herës, ai, Ismail Kadare, nuk i dëgjon, por piskama e tyre është frymë, është gjendje, është ajër që i vihet nga pas duke ia përshkuar me trazim gjithkund udhën që ai heq.
Një luftë e "viktimave" të komunizmit apo një makth ziliqarësh e zullumqarësh, ende nuk dihet se çfarë e përbën në të vërtetë këtë masë tumorale që i është ngjitur shtatores së gjallë të këtij shqiptari dalzotës.
Asnjë përfaqësues i botës shpirtërore shqiptare nuk është sulmuar më shumë se ai. As vetë e keqja nuk ka gjetur zelltarë më të përkushtuar. Të gjithë, të gjithë ata që kanë zgjedhur të mos e adhurojnë, e urrejnë për vdekje. Aq mllef dhe inat, aq helm dhe neveri, sa ç'është ndërsyer ndaj tij, nuk mund të ishte privilegj i asnjë demoni.
Me ose pa arsye, mes tyre ka gjithnjë një ndasi vrastare, një hendek të thellë që përpin gjithçka. Ç'nuk kanë thënë për të dhe gjithë ky gojim ligan ka përzier të vërtetat që e bëjnë atë me faj, me gënjeshtrat dhe xhelozitë, me trillimet dhe legjendat urbane, me keqkuptimet dhe keqinterpretimet, aq sa edhe sot do ta ketë të pamundur dikush të ndaj tek ai mëkatarin me të devotshmin, grurin nga egjra.
E donin të vdekur, sepse vetëm ashtu ai mund të lante gjynahet, ligësitë që e lidhin me Kadrenë njeri dhe Kadarenë shkrimtar, me Kadarenë, të përkëdhelurin e diktatorit me Kadarenë, Kadarenë si përfaqësues i Realizmit Socialist dhe Kadarenë si pena më përfaqësuese të lëtrave shqipe në botën e madhe.
Ai nuk ka pretenduar asnjëherë shenjtorin, por vepra e tij e ka shenjtëruar shqiptarinë dhe historinë tonë në gjithë doktrinat e mendimit letrat.
Gabimet dhe fajet që e penalizojnë, nuk mund ta dlirin për ta bërë atë të përkorë, por do të ishte asgjësuese dhe mjerane nëse zgjedhim linçimin dhe anatemimin e tij si heretik, pa mbajtur më parë atë çfarë i përket vlerave në të.
Ismail Kadare nuk është i pari e as fundit njeri, me të mirat dhe të këqijat rrethanore, që ka ardhur në historinë e letërsisë botërore, për të qenë edhe njeri edhe shkrimtar, për të qenë ana e ndritshme dhe e errët e një identiteti.
Gjithashtu edhe kritikët, sulmuesit, refuzuesit, kundërshtuesit, urryesit, nemtarët, puritanët, ndoshta duke i parë gjërat më qartë, duke u përpjekur për të ndërtuar një marrëdhënie më të modertuar të mospranimit të Ismail Kadaresë njeri dhe Ismail Kadaresë shkrimtar, do ta kishin të mundur të çliroheshin nga ky makth, ti shpëtonin përndjekjes së amokut.
Ndoshta do të ishte më në interes të vetvetes të shikonim anën e ndritshem të këtij personazhi, atë kahje prej së cilës të marrim çfarë na intereson, çfarë është e jona, e pse jo dhe të drejtën e mburrjes nacionale, sepse jo për "fajin" tonë, tre janë emrat që na lidhin me njohjen si shqiptarë në botë, Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Kadare.
Ndoshta nuk është kryekëput faji i tij nëse prirja jonë e brendshme është në qëmtimin e anës së errët të gjërave dhe ushqyerja prej tyre. Asnjëri prej nesh nuk ka pikuar nga qielli, as Ismail Kadare njeri, nuk e pretendon diçka të tillë edhe pse Ismail Kadaresë shkrimtar i rrethvjen një brerore fame që rreket ta mistifikojë atë.
(I përgjërohem lexuesve, ta përcjellin tekstin kthjellët, të çliruar nga paranoja e urrjtjes)/ CNA
Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt, që beso...
Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh s...
Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fu...
22 Janari është e kremtja e shën Anastas Persianit, i cili...
Kur më pyeti nipi, në ç’moshë unë kam përjetuar stresi...
Sot artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa, mbush 67...
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi Gladiatori 1...
Për orthodhoksët tradita e festimit të emrit eshtë një tra...
Sot shënohen 556 vite nga vdekja e herorit kombëtar, Gjerg...
4 vite më parë u shua aktori legjendar Xhevdet Ferri. Ai ...
Isa bej Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864 në Bo...
Piktori shqiptar Bashkim Ahmeti e ndan jetën mes Shteteve ...
Kur isha i vogël mbaj mend që Korça mbulohej nga...
Mjeshtra e Madhe, Zyliha Miloti, ka sot ditëlindjen dh...
Thëllëza e malit është një nga shpendët që jeton në malet ...
Një rekord i ri turistësh është regjistruar gjatë vitit 20...
Nata e madhe e çmimeve “Golden Globes” u mbajt mbrëmjen e ...
Kur isha i ri, kisha komshi Robert Ndrenikën. Më tha n...
Aleksandër Prosi i njohur gjerësisht si Sandër Prosi l...
Fan.S.Noli lindi në 6 Janar të vitit 1882 dhe u shua n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...