Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fund të këtij shekulli niveli i ujërave të qytetit do të rritet me 60 centimetra. Edhe pse prej vitesh po funksionon sistemi i mbrojtjes së Venecias nga përmbytjet, laguna vazhdon të jetë në rrezik.
Ka më shumë se 1600 vjet që Venecia mrekullon botën. Po kaq e hershme është edhe frika se qyteti mund të përmbytet dhe mund të zhduket nën ujë. Përpjekja e fundit për ta mbrojtur qytetin nga uji i tepërt ka të bëjë me ngritjen e një sistemi nënujor të 78 mureve të hekurta që bëjnë ndarjen e lagunës nga deti, sistem që quhet MOSE.
Elisabetta Spitz, arkitekte dhe komisare për mbrojtjen e Venecias nga përmbytjet, thotë:
“Po të mos ishte MOSE, Venecia do të ishte shkatërruar më 22 nëntor të 2022 në mënyrë të pariparueshme. Atë ditë ne patëm përmbytjen e dytë më të madhe në historinë e qytetit, por pasoja nuk pati dhe ne arritëm ta mbronim lagunën dhe Venecian.”
52 herë ka dhënë Elisabetta Spitz urdhrin për të ngritur portat e ujit. MOSE është duke u përdorur gjithnjë e më shumë. Tani sistemi është duke u vënë krejtësisht në punë.
Elisabetta Spitz: “Tani ne e dimë se MOSE është një instrument fleksibël që nuk mbyllet gjithnjë dhe në të njëjtën kohë. Sot ne dimë shumë më tepër për valët e përmbytjeve dhe erërat, prandaj ne jemi në gjendje që të luftojmë përmbytjet, jemi në gjendje ta përdorim MOSE edhe pjesërisht, duke garantuar kështu kalimin e ujërave midis detit dhe lagunës."

A mbrohet pra Venecia në këtë mënyrë? Këshilli Botëror i Klimës thotë paraprakisht se deri në fund të këtij shekulli niveli i ujërave të qytetit do të rritet me 60 centimetra. Nëpërmjet sistemit MOSE, Venecia vetëm sa ka fituar kohë, thotë oqeanografi Georg Umgiesser.
“A mjafton MOSE për të shpëtuar Venecian? Po, tani për momentin dhe në dhjetë, njëzetë dhe tridhjetë vjetët e ardhshme, me siguri. Por nëse niveli i ujërave rritet me 50 centimetra, atëherë sistemi duhet të vihet në përdorim 300 deri 400 herë në tviz, që do të thotë përditë nga një herë. Por sistemi i tejkalon kështu kapacitetet e veta. Ai nuk është më në gjendje të funksionojë. Nuk është më MOSE në gjendje të funksionojë, por nuk është më në gjendje as laguna, sepse laguna ka nevojë për qarkullimin e ujërave.”
Në Institutin për studimin e ujërave punon edhe Marco Sigovini që merret me studimin e sistemit ekologjik të lagunës. Frekuenca me të cilën vihet MOSE tani në përdorim nuk ka pasoja të mëdha, thotë biologu. Por kjo gjë do të ndryshojë, kur pas disa vitesh laguna të ndahet gjithnjë e më shpesh dhe për një kohë gjithnjë e më të gjatë, nga deti.
“Mund të ndodhë që të vijë një ditë që të duhet të marrim vendim nëse ka kuptim që të vazhdosh ta mbash lagunën si lagunë uji të kripur. Me mbylljet për një kohë të gjatë të portave qarkullimi i ujrave midis lagunës dhe detit, që është fundamental për Venecian, do të ndërpritet. Nëpërmjet këtij qarkullimi formohet bazamenti i lagunës dhe prej tij varen llojet e bimëve dhe kafshëve që jetojnë atje. Ne do të ndodhemi para marrjes së vendimeve të vështira.”
Dhe duhet pasur guxim. Shpesh harrohet, thotë Umgiesser, se 150 vitet e fundit niveli i Venecias ka rënë 30 centimetra. Arsyeja: nga bazamenti i qytetit është pompuar shumë ujë nga ujrat bazë nëntokësore. Por niveli i ujërave bazë nëntokësore mund të ndihmojë për shpëtimin e qytetit nga rrënimi.
“Nëse ujërat që janë nxjerrë me pompë nga ujërat nëntokësore, kthehen sërish aty ku ishin atëherë niveli i Venecias do të rritej sërish me 30 cm. Dhe kjo rritje niveli do të thoshte që në këtë mënyrë ne do të fitonim 30 cm që kemi humbur 150 vitet e fundit, pra si të thuash ne do të ktheheshim sërish në nivelin zero.”
Por Venecia nuk do të jetojë përjetësisht kështu siç e njohim ne, thotë studiuesi i ujërave. Dikur do të vijë dita që deti të ndahet nga laguna.
Një vendim i vështirë. Venecianet dhe venecianët shpresojnë që ta shtyjnë sa më shumë marrjen e vendimit.
Të shpëtohet laguna apo të shpëtohet qyteti? Venecianët do donin t’i shpëtonin të dyja./ DW
22 Janari është e kremtja e shën Anastas Persianit, i cili...
Kur më pyeti nipi, në ç’moshë unë kam përjetuar stresi...
Sot artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa, mbush 67...
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi Gladiatori 1...
Për orthodhoksët tradita e festimit të emrit eshtë një tra...
Sot shënohen 556 vite nga vdekja e herorit kombëtar, Gjerg...
4 vite më parë u shua aktori legjendar Xhevdet Ferri. Ai ...
Isa bej Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864 në Bo...
Piktori shqiptar Bashkim Ahmeti e ndan jetën mes Shteteve ...
Kur isha i vogël mbaj mend që Korça mbulohej nga...
Mjeshtra e Madhe, Zyliha Miloti, ka sot ditëlindjen dh...
Thëllëza e malit është një nga shpendët që jeton në malet ...
Një rekord i ri turistësh është regjistruar gjatë vitit 20...
Nata e madhe e çmimeve “Golden Globes” u mbajt mbrëmjen e ...
Kur isha i ri, kisha komshi Robert Ndrenikën. Më tha n...
Aleksandër Prosi i njohur gjerësisht si Sandër Prosi l...
Fan.S.Noli lindi në 6 Janar të vitit 1882 dhe u shua n...
6 Janari, Dita e Ujit të Bekuar është festuar në Korçë...
Shqiptarët e zgjedhin librin nga përmbajtja dhe autori. T...
Kadri Roshi, ylli i kinematografisë dhe skenës shqiptare, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...