
Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për gazetën “SOT”, është shprehur se SPAK-u dhe kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, nuk mbështeten nga kryeministri Edi Rama, por mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë intervistës, Spahiu theksoi se Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe shtoi se dalja e tij për mediat kishte si qëllim të bindte publikun se është i pavarur në raport me politikën.
Spahiu ka deklaruar se shkurti do të jetë një muaj "i zjarrtë", ku do të ketë 3 goditje të mëdha nga ana e SPAK-ut.
Pjesë nga intervista:
-Zoti Spahiu, kreu i SPAK-ut nga Shkodra dha sërish sinjale se lufta kundër pandëshkushmërisë do të vijojë, ndërsa ajo është prioritet i tij dhe institucionit që drejton. Pati diçka që të surprizoi në deklaratën e Altin Dumanit?
Ishte e pritshme dhe një deklaratë e kujdesshme. Ajo që bie në sy është objektivi në të cilën Dumani i ka vendosur vetes, duket që ai po synon të krijojë një profil të pavarur në raport të politikës. Identifikon edhe disa problematika që njerëzit nuk i dinë, ka një pritshmëri më të lartë sesa kapacitetet që ka prokuroria.
Nuk është SPAK çelësi magjik që të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet në Shqipëri, pra duhet të jetë selektiv në ato që trajton, duhet kualitet i procedimeve dhe të përmbushë pritshmëritë për ata që kanë qenë të pandëshkueshëm deri dje. Mendoj se do ketë një goditje treshe, me një gur do vriten 3 zogj. Sot SPAK ka zbarkuar në zyrat e Bashkisë së Tiranës që nënkupton se mund të zgjerohet hetimi dhe mesazhi që u dha për Metën. Muaji shkurt do jetë një muaj zjarr, që me çështjet që do të ndiqen do të eklipsojnë edhe atë të Berishës.
-Çfarë parashikon që do të ndodhë në shkurt?
Parashikoj që do të ketë 3 goditje të mëdha. Mendoj se që vetë SPAK-u e ndien që është një institucion i besueshëm tani dhe mund të jenë ndërkombëtarët që ia kërkojnë që ata të dalin në publik. Mbrojtja më e mirë që mund të marrë SPAK-u janë media dhe publiku. Situata ka ndryshuar, deri dje këta nuk janë më prokurorët që hipnin në autobus, por kanë një infrastrukturë mbrojtëse me makina, me shoqërues.
Janë të njëjtët prokurorë që punojnë në kushte dhe rrethana të tjera dhe është shumë pozitive që edhe ata po shfaqin një tjetër anë të medaljes, që ata nuk mund ta bënin të mundur në kushtet e vështira. Në thelbin e vet në të gjithë daljen që ka bërë Dumani, ka qenë të bindë publikun se ky SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Edi Ramës. Altin Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe anasjelltas. Janë disa pushtete antagoniste në këtë moment, që i shërbejnë publikut dhe pavarësisë. Pra, unë mendoj se Altin Dumani dhe SPAK-u nuk kontrollohen nga regjimi i Ramës, por nga SHBA-ja./CNA
Të hënën, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërke...
Kalon për gjykim dosja për operacionin “Plumbi i Artë”. Po...
Gjatë javës së kaluar, Policia e Durrësit ka gjobitur ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, është ndalur në Tira...
Ana tregoi këtë të dielë historinë e trishtë të jetës së s...
Lulzim Basha, “gjumashi ekselent”, zgjohet pasdreke. P...
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është votuar për qeveri...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Talat Xha...
Ish-minsitri Ditmir Bushati ka reguar pas zgjedhjes së Tal...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë sot qever...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pa...
Skenografi i njohur, Bashkim Zahaj, ka publikuar disa foto...
Shefat e FBI-së po kryejnë hetime të shumta pasi dyshojnë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar sot Ditën ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje rreth skanda...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për punën e SPAK dhe ...
Asambleja e Përgjithshme ka shkarkuar Presidenten e Urdhri...
Sot në përkujtimin e Ditës së Holokaustit, biznesmeni dhe ...
Jamarbër Malltezi ka deklaruar se kryeministri Edi Ram...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...