Betimi i Talat Xhaferit/ Blendi Fevziu në Shkup: Ditë e rëndësishme për shqiptarët
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë sot qever...

Ish-minsitri Ditmir Bushati ka reguar pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili do të bëjë sot betimin para Kuvendit.
Bushati në reagimin e tij thekson se transformimi demokratik i Maqedonisë së Veriut është i lidhur ngushtë me rolin dhe kontributin e shqiptarëve si komunitet shtetformues, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinalizuar.
Ish-ministri nënvizon se përfaqësimi i tij politik në parlamentin e ardhshëm duhet të sigurojë vijimin e kursit perëndimor të Maqedonisë së Veriut.
Komenti i Ditmir Bushatit:
Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Një zhvillim i jashtëzakonshëm për shqiptarët, për rënien e kështjellave të monopolit etnik dhe bashkëpunimin me vështrim nga e ardhmja e përbashkët.
Transformimi demokratik i Maqedonisë së Veriut është i lidhur ngushtë me rolin dhe kontributin e shqiptarëve si komunitet shtetformues, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinalizuar. Megjithëse Marrëveshja e Ohrit shënoi fundin e konfliktit ndëretnik, duke e zhvendosur Maqedoninë e Veriut në shinat stabilitetit, zbatimi i saj hasi në kundërshtimin e eksponentëve të nacionalizmit maqedonas që mbizotëruan për një kohë jetën politike.
Për Shqipërinë, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ka qenë një çështje parësore e sigurisë, mirëkuptimit ndëretnik dhe stabilitetit demokratik me ndikim në të gjithë rajonin. Për këtë arsye, falë insistimit tonë, zbatimi i saj i plotë u përfshi si kriter për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në dokumentin e Samitit të Uellsit, në vitin 2014. Edhe pse u kritikuam së brendshmi, për gjoja pengesë ndaj fqinjëve në rrugën euroatlantike, dhe nuk u mirëkuptuam nga të gjithë aleatët në NATO për këtë qëndrim, koha na dha të drejtë.
Platforma e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e nënshkruar në Janar të vitit 2017, dhe e mbështetur nga Shqipëria, i dha frymëmarrje demokratike vendit fqinj, i cili ishte nën thundrën e nacionalizmit dhe i bllokuar tërësisht në rrugën euroatlantike. Të gjithë ata që e kundërshtuan atë platformë apo akuzuan Shqipërinë për përfshirje në punët e brendshme të vendit fqinj rezultuan të gabuar.
Falë veprimit të mençur politik shqiptarët dëshmuan se janë gurë themeli i stabilitetit demokratik dhe diktues të rrugës euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë që adreson çështjet e karakterit identitar, nuk do të ishin të mundura pa rolin dhe kontributin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë, nuk do të ishte e mundur as Maqedonia e Veriut në NATO dhe në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Në planin e brendshëm, gjatë këtyre viteve u rrëzuan një e nga një kështjellat e monopoleve etnike. Nuk duhet të harrojmë se kur u zgjodh herën e parë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, u organizua një "puç" nga turma nacionaliste, e cila u fut në parlament dhe sulmoi deputetët. Por, kur u zgjodh për herë të dytë Kryetar Parlamenti Talat Xhaferri, nuk ishte më lajm, për shkak se kjo u konsiderua si diçka normale. E njejta gjë mund të thuhet edhe për pozicionet e tjera kyçe e përfaqësuese të shtetit që sot mbahen nga shqiptarët, me shpresën se në të ardhmen do të konsiderohen si një proces normal i një demokracie multietnike funksionale.
Rruga e përshkruar me mund e sakrifica nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjatë njëzet viteve të fundit më kujton bisedat interesante me Ali Ahmetin, i cili beson se “politika duhet të bëhet me mendjen akull, por me zemrën zjarr”. Përfaqësimi dhe bashkëpunimi ndëretnik nuk e ka arritur ende pikën e moskthimit, sidomos përsa i përket institucioneve të sigurisë, pjesëmarrjes në jetën ekonomike të vendit dhe zgjerimin e bazës së mirëqenies në shoqëri.
Pluralizmi politik mes faktorit shqiptar është i shëndetshëm dhe nxitës i progresit. Përfaqësimi i tij politik në parlamentin e ardhshëm duhet të sigurojë vijimin e kursit perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Pasi përparimi i të drejtave të shqiptarëve është i lidhur ngushtë më kyçjen e Maqedonisë së Veriut në rrjedhat europiane./ CNA
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë sot qever...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pa...
Skenografi i njohur, Bashkim Zahaj, ka publikuar disa foto...
Shefat e FBI-së po kryejnë hetime të shumta pasi dyshojnë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar sot Ditën ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje rreth skanda...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për punën e SPAK dhe ...
Asambleja e Përgjithshme ka shkarkuar Presidenten e Urdhri...
Sot në përkujtimin e Ditës së Holokaustit, biznesmeni dhe ...
Jamarbër Malltezi ka deklaruar se kryeministri Edi Ram...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se ditën e sot...
11 zyrtarë janë pezulluar nga Kadastra e Lezhës. Sipas as...
Klodian Duro u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, p...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Pogr...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar ankimin e SPAK ...
Kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë, personi me iniciale A.L ...
Fqinjët e 35-vjeçarit në Tiranë që mbante të mbyllur n...
Një makinë është përfshirë nga flakët në Shkodër. Fat...
Gjykata e Lezhës ka vendosur të lirojë nga qelia 6 të ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shk...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...