Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Klodian Duro u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, po nuk qëndroi shumë në të, pasi u përjashtua. Shkak i kësaj ishte një deklaratë që ia bëri me banorët e tjerë, ku ndër të tjera tregoi se ka dhunuar ish-gruan e tij.
“Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” . Ishte kjo fjalia që penalizoi sportistin, duke e nxjerrë menjëherë nga shtëpia.
Për dhunën ndaj ish-gruas ai është dhunuar me 4 muaj burg nga Gjykata e Tiranës. Ndërkohë në mediat sot është zbardhur edhe dëshmia e ish-gruas dhe gjithë ngjarja e rëndë.
Ish-bashkëshortja e Klodian Duros ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020 pasi ndihej e kërcënuar. Ai ka shkuar në banesën e Dorinës (ish-bashkëshortja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë. E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro.
Por, çfarë ka ndodhur mes tyre?
Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara. Megjithatë, Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshorten e tij.
Siç tregon Dorina para oficerit të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësonte gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë. Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara. Dorina, gjithashtu ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë, duke e bezdisur e shantazhuar. Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologjike sistematike, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës. Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra. Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë.
Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicion të policisë gjyqësore.
“Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 5.3.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e saj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës./CNA
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Pogr...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar ankimin e SPAK ...
Kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë, personi me iniciale A.L ...
Fqinjët e 35-vjeçarit në Tiranë që mbante të mbyllur n...
Një makinë është përfshirë nga flakët në Shkodër. Fat...
Gjykata e Lezhës ka vendosur të lirojë nga qelia 6 të ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shk...
Qendra për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT) ...
20 oficerë të Policisë Gjyqësore nga 12 rrethe gjyqësore n...
GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-kryebashkiakun e...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar historinë e 35-vjeçarit J...
CNA ka mësuar se kush do ta drejtojë Furnizuesin e Shë...
Ish-drejtori i shërbimeve mbështetëse në DPPSH, Theodh...
Këtë të premte, apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e...
Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka kër...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkuar kët...
Pasditen e kësaj të premteje, ish-ministri i Shëndetës...
Rekomandimet e dhëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për i...
Shtyhet seanca për inceneratorin e Tiranës në Apelin e Gjy...
Burime për CNA bëjnë me dije se ka dhënë dorëheqjen El...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...