web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anila Hoxha tregon historinë e 35-vjeçarit/ Si izoloi fëmijët dhe bashkëshorten, vuri kamera në shtëpi

26 Janar 2024, 19:16, Aktualitet CNA

Anila Hoxha tregon historinë e 35-vjeçarit/ Si izoloi

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar historinë e 35-vjeçarit Jetnor Zh., i cili përfundoi në burg pasi “burgosi” gruan dhe fëmijët e tij, 5 dhe 9 vjeç, në shtëpi me argumentin se do t’i mbronte.

Hoxha tregon se Jetnori u njoh me bashkëshorten e tij në universitet, ku ishin studentë ekselentë.

Ajo thotë se dyshja kishin 12 vite martesë dhe sollën në jetë dy fëmijë, por pasi kaloi disa kohë, I riu filloi të kishte paranojë dhe të ndjente rrezik rreth tij.

Kështu, rrëfen Anila, Jetnori izoloi bvashkëshorten dhe fëmijët nga bota e jashtme, duke i mbyllur në shtëpi, duke bllokuar valët e telefonit dhe duke i monitoruar me kamera në çdo dhomë.

Gazetarja thekson se policia nuk mori masa për një kohë të gjatë derisa një nga fëmijët rrëfeu gjithçka po përjetonin.

Ajo deklaron se për izolimin e bashkëshortes dhe fëmijëve, 35-vjeçari ndodhet në burg, por nënvizon se askush nuk e ka kuptuar se në të vërtetë Jetnori ka nevojë për një mjek që të trajtohet për probleme të shëndetit mendor.

Shkrimi i plotë:

Përtej lajmit …

Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik. 

Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta.

Lidhën kurorë 12 vite më parë. Sollën në jetë dy fëmijë.

Gjithçka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.

Dukeshin në harmoni!

Deri dje, kur "maskat" ranë dhe dera u hap.

Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale.

Ai vetëm Instagram.

"Një dashuri e fortë ajo mes tyre" - shpjegon një nga miqtë e çiftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh., u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës.

Policia konfirmon në mënyrën e saj, se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin.

Ngjan e pabesueshme - gati ulëret - mikesha e gruas 35-vjeçare.

Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh., mbylli për gati një vit në banesë bashkëshorten, dy fëmijet dhe nënën. Se si iu vendosi kamera ngado, në korridor, dhomën e ngrënies dhe në dhomën e gjumit. Si instaloi në korridor bllokuesin e valëve të telefonit. Mbylli prizat.

“E bëj se na përgjojnë, duan t’na vrasin. E di unë që po” - shprehej Jetnori. Por më tepër se sa një xhelozi, ajo nga çfarë vuante i riu ishin problemet e shëndetit mendor, të pa diagnostifikuara nga familja. Prindërit vinin shpesh, nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Në fillim qe xheloz. Pastaj u bë paranojak. Dhe në fund i dhunshëm. Ja kështu - e shpjegojnë të njohurit e të dyve.

Por thyerja e 35-vjecarit nisi një vit më parë. La punën. Punonte në një institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga diçka. Nga diçka që ishte vetëm në kokën e tij.

Më pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan të na bëjnë keq. Dhe u mbyllën. I mbylli.

Dilnin bashkë kur bënin pazar - shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia - kërkuam të kuptonim çfarë ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nëna e tij që erdhi tri ditë më parë.

Derisa fëmija 9 vjeç foli. Fëmija tregoi se nëna qante. Se e ëma i përgjërohej që t’i zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin - pëshpëriti e vogla.

Të tjerat ishin prova në strehën e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valësh. Letra në formatin A4, qe vajza dikur gazmore, i shkruante mes lotësh. Aty në shtëpinë e kqyrur me kamera dhe e mbyllur në mes të katër mureve.

 Rrëfehej e zbraste shpirtin e lodhur, duke bërë monolog mbi letër.

“Çfarë ka ndodhur me ty?- pyeste e reja që shkruante trishtimin e saj për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi.

Nuk kishte përgjigjje për të, familjes së saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllabëronin.

Ndaj i kish thënë disa herë familjes “po më ndodhi gjë, flisni mirë te fëmijët për mua”… Ishte paralajmërim dhe thirrje për ndihmë!

Kur policia trokiti në derën e tyre, nëna e tij u përgjigj - e ka çelësin djali. Ai u kthye në banesë, i qetë dhe i palexueshëm, mbase i bindur se s’kish bërë asgjë të ndaluar.

Për fat të gjithë jetojnë. 

Ai përfundoi në burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek./ CNA





Lajmet e fundit nga