Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet si një nga shpresat e vetme se mund të ndryshojë diçka në Shqipëri.
Duke pasur një Shqipëri PPP-sh, koncesionesh, me akuza korrupsioni, me taksa të larta dhe një opozitë të përçarë dhe të pashpresë për qytetarët, sytë e njerëzve janë hedhur nga SPAK-u, prokuroria speciale, e cila duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin.
Në fakt, prokurorët dhe gjykatësit aty janë gjetur, në Shqipëri, në ato institucione kanë punuar, por për profesionalizmin e tyre pretendohet se janë nga më të mirët, nga njerëzit me më shumë integritet.
Megjithëse brenda strukturës së SPAK-ut, ashtu siç tha edhe kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, ka njerëz që flirtojnë me pushtetin, apo më keq akoma, njerëz që flirtojnë me krimin dhe raste të tilla ka plot.

Pyll pa derra nuk ka, por gjithçka shkon përtej asaj shprese që kanë shqiptarët apo te politika, e cila kërkon që SPAK-un ta ketë në kontroll.
Përpjekjet e fundit të mazhorancës janë me grupe hetimore “Ad-Hoc”, duke përdorur manuale për t’u “mbrojtur” nga SPAK-u në drejtori të ndryshme apo ministri që përgatiten nga Engjëll Agaçi, duke pritur të dalë formula e një komisioni “Ad-Hoc” e shkruar nga Klotilda Bushka, duke pritur të ndryshohet ministri i Drejtësisë me propozimin e Erion Veliajt dhe Fatmir Xhafajt për të vendosur Alfred Ballën.
Ka një shqetësim te shumica, megjithëse SPAK-u sulmohet edhe nga opozita, ata të cilët pretendojnë se e kanë bërë vetë SPAK-un për të mirën e mëmëdheut, duan ta kontrollojnë për interesat e tyre.
Teza më e rëndomtë që përdoret nga 99-çat e Rilindjes dhe “vullnetarët” e Enverit në pushtet është një: “Kush e kontrollon SPAK-un?”.
Shqetësimi i tyre, i artikuluar nga Lindita Nikolla në mbledhjen e Shëngjinit, është se dikush duhet ta kontrollojë.
Në fakt, SPAK-u është një institucion i shumëkontrolluar dhe këtë e shohim qartë të gjithë përditë. Meqenëse Lindita Nikolla, 99-çat dhe “vullnetarët” e Enverit kanë këtë dëshirë për të kontrolluar SPAK-un, kanë një drejtori monitorimi në Kuvend dhe nga ana tjetër, SPAK-u raporton te Komisioni i Ligjeve një herë në vit në një raport të plotë që bëhet nga kreu i këtij institucioni.
Këto ndoshta nuk i mjaftojnë parlamentit, po kush e kontrollon SPAK-un?
Një hallkë tjetër e SPAK-ut janë vetë gjykatat, së pari me ndryshimet e ligjit dhe kodin penal, me ndryshimet kushtetuese për krijimin e SPAK-ut, me procedurat e SPAK-ut nuk vepron dot i vetëm pa u udhëhequr hetimi nga gjykata.
Hetimet që kryen SPAK-u kanë procedura, kanë hapa ligjorë të mirëcaktuar, vendimet e gjykata janë kontrolli më i plotë.
Që SPAK-u të vendosë në përgjim i duhet një vendim gjykate dhe një vendim gjykate mund të kalojë në disa shkallë. Pra, jo në një hallkë kontrolli, por shkon në 3 hallka kontrolli, Fakti, Apeli, Gjykata e Lartë.

Për sekuestrot apo çdo veprim tjetër duhet të kalojnë disa vendime gjykatash, për arrestimet, për masa do të kalojnë disa vendime gjykatash.
Puna e SPAK-ut nuk shihet thjesht dhe vetëm sipas syrit politik apo dylbisë që do të përdorë mazhoranca, apo kontrolleve të jashtëligjshme që kërkon të bëjë për të marrë informacion se ç’punë bën SPAK-u apo si ecin hetimet.
SPAK-u ka disa institucione të tjera nga pas, siç është ILD-ja që inspekton, KLP-ja që vendos për shkeljet e prokurorëve. Janë shumë hallka, të cilat na tregojnë se SPAK-u kontrollohet dhe vlerësohet. Rezultatet janë të qarta, vendimet që japin gjykatat, hetimet që kryen SPAK-u, sipas rekomandimeve që jep dhe gjykata, janë rezultate, pa folur për institucionet e tjera shtetërore siç përmendëm më lart Kuvendin, ILD-në apo KLP-në.
Ja cili është kontrolli i SPAK-ut. Edhe kur do të shpëtojë dikë, është gjykata që flet. Pra, SPAK-u ka nga se kontrollohet, jo vetë gjykata, por edhe vetë Kuvendi, ILD. KLP.
Pretendimet se SPAK-u nuk kontrollohet dhe duhet një komision apo një mekanizëm dhe instrument, janë thjesht dhe vetëm një shpikje e 99-çave dhe “vullnetarëve” të Enverit për t’i vënë SPAK-ut hallkën në fyt./ CNA
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...