Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Olta Xhaçka, ministrja e Jashtme e Shqipërisë po hetohet në SPAK për skandalet e pronave të ushtrisë.
Por teksa po vijojnë hetimet, ministrja e Jashtme ndodhet përballë tri fakteve që e bëjnë atë “strehë” të kriminelëve dhe trafikantëve të drogës.
Fakti i parë është punësimi i motrës së Nuredin Dumanit në Ministrinë e Jashtme. CNA publikoi me dokumenta në qershor të vitit 2022 skandalin që përfshinte Olta Xhaçkën.
Motra e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, Xhuljana Dumani u punësua në një strukturë të posaçme ku kalojnë informacionet konfidenciale të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për më tepër asaj iu dha certifikata e sigurisë së NATO-s.
Ministria e Jashtme asakohe nxitoi të reagonte dhe të justifikohej për këtë skandal. Fillimisht e mohoi, por më pas, kur u gjend përballë fakteve e dokumentave e pranoi punësimin e Xhuljana Dumanit.
Fakti i dytë lidhet me Amant Josifin, këshilltarin e Xhaçkës gjatë kohës që ajo drejtonte ministrinë e Mbrojtjes.
Ish-këshilltari i ministres është një person në kërkim ndërkombëtar, i cili është përfshirë në një skemë mashtrimi 24 miliardë euro përmes “Call Center”-ave.
Nga hetimet e SPAK-ut, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, del se biznesmeni 33-vjeçar, ish-partner i Olsi Ramës, ishte pronari i 6 qendrave të mashtrimit telefonik në Shqipëri të lidhura me kompaninë ‘Milton Group’. Për më tepër në media është raportuar se Xhaçka i ka dhënë Josifit gradën diplomatike “Sekretar i Dytë”.
Dhe fakti i tretë ka të bëjë me akuzat e ngritura sot nga zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo. Në një deklaratë për shtyp, Garo tha se ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll Juna Harkën.
Ajo deklaroi se Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci dhe për më tepër është bashkëshortja e shtetasit turk Ramazan Keskin, i cili është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik.
Për bashkëshortin e diplomates së Xhaçkës, ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020. Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK-u vendosi në sekuestro pasuritë në Shqipëri të bashkëshortit të saj. E megjithatë kjo nuk e ndaloi ministren që t’i japë një pasaportë diplomatike.
Pra, këto janë tri fakte që implikojnë ministren e Jashtme. Olta Xhaçka, pavarësisht se është denoncuar në media, nuk flet, por bën “një vesh shurdh e një sy qorr”.
Por e vërteta është vetëm një, ne kemi një ministre që ka punësuar motra trafikantësh droge e bashkëshorte kriminelësh dhe ka pasur këshilltar një mashtrues që sot kërkohet nga SPAK./ CNA.al
Shqipëria dhe Kosova janë vendet më të varfra në Europë. N...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela është shprehur n...
Kryeprokurori Olsian Çela ka folur për raportin mbi gj...
Enkelejd Joti është dorëhequr nga posti si drejtori i Përg...
Kryeprokurori Olsian Çela po raporton para KLP-së mbi ...
SPAK-u ka paraqitur bilancin e punës për muajin mars. ...
Gazetari dhe publicisti Nebil Çika është ndarë nga jet...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë vendin tonë. Lëk...
Valentina Habibaj është 52-vjeçarja që ka thyer tabutë...
Në Tiranë, Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka p...
Ilir Beqaj ka refuzuar mandatin e deputetit, duke zgjedhur...
Emisioni “Downtown” nga Ilnisa Agolli, në "Euronews Albani...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar në lidhje ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë konferenc...
Drejtuesja e fondacionit "Fëmijët Shqiptarë", Liri Ber...
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit për Çështj...
Partia Socialiste një ditë më parë çeli fushatën me sl...
Me vizitën e tij në Tiranë i Dërguari i Posaçëm amerikan për...
Mbrëmë në Top Story prezantuesja e këtij emisioni, Gri...
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor,...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...