
Mbrëmë në Top Story prezantuesja e këtij emisioni, Grida Duma kishte zgjedhur të trajtonte tejet përzemërsisht temën e nxehtë të megaskandalit të inceneratorëve. Që në titullin e emisionit fjalët “tymi” dhe “sajesat” ishin përzgjedhur me shumë kujdes për të amortizuar perceptimin publik që ekziston për këtë nismë që deri më tani ka shpënë një ministër dhe një deputet socialist në burg. Edhe në prezantimin e Dumës u njoftua se theksi do të vihej jo tek ato që deri më tani kanë thënë politikanët, por tek aspekti teknik i çështjes. Perlat vazhduan edhe gjatë emisionit ku u la përshtypja se kishim të bënim me tre vepra që vazhdonin punën duke i shërbyer komunitetit.
Kulmi mbërriti kur administratori i inceneratorit të Tiranës, Vermeulen deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me pronarët realë Klodian Mërtirin dhe Klodian Zoton (shiko videon këtu). I gjithë emisioni i Grida Dumës ishte një mbrojtje e hapur për këtë mega skandal. Mjafton të shohësh faqen online të Top Channel për të vëzhguar që edhe atyre që gjasme ishin ftuar si zëra kritikë, iu vihen në gojë tituj si “Inceneratorët abuzim i supozuar”, apo “Çoni njerëzit në shtëpi se latë nam”, Manjani: Thirje SPAK, lironi të akuzuarit e Inceneratorëve”.
Deri këtu nuk ka ndonjë çudi të madhe. Tashmë dihet se Top Channel është ekrani i incenetarorëve dhe në publik janë bërë të njohura transaksionet e bizneseve të pronarëve të kësaj media me bosat e djegësve. Por habia është se kësaj të hëne kjo detyrë iu la një personazhi si Grida Duma që ka ndryshuar lëkurë për t’u bërë nga politikane opozitare në moderatore pro qeveritare.
Lapsi.al nuk është lodhur shumë për të gjetur deklaratat e znj Duma gjatë kohës kur bënte një profesion tjetër. Ajo akuzonte dhënien e 75 milionë eurove për “të ashtuquajturit inceneratorë që pothuajse nuk ekzistojnë”. Ajo denonconte paratë e dhëna për 5 njerëz që në emisionin e tanishëm dalin se nuk dihet cilët janë. Ajo fliste për vjedhje dhe për paratë e shpëna në parajsa fiskale që mos i nënshtrohen as tatimeve.
Kanë kaluar dy vite nga videoja e mësipërme dhe asgjë nga ky fjalor i Gridës së PD-së nuk u pa në gojën e Dumës së Topit. Dhe ky hendek i madh jo vetëm diskrediton një nga ekranet më të madha në vend, jo vetëm e zhvesh nga çdo lloj besueshmërie prezantuesen e emisionit kryesor politik, por mbi të gjitha nuk i shërben aspak, atyre që prezumohet të ndihmonte./ Lapsi.al
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor,...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një dalje të tij medi...
Në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama kërcënonte lar...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
Gjatë vitit të kaluar u shtuan hetimet për korrupsion. Në ...
Çështja e inceneratorëve në Shqipëri është bërë një sk...
Policia e Tiranës ka identifikuar personat që kryen...
Britania e Madhe i ka dhënë anonimitetin shtetasit shqipta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se spitali i ri ...
Papa Françesku ka mbërritur dje në bazilikën e Vatikan...
Në një intervistë të dhënë dje në MCN TV, (të cilën mund t...
Policia e Korçës njihet për "aksionet" e saj të sukses...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ka nisur këtë të d...
Akademiku Artan Fuga, në ditën e Pashkëve, ka përcjell...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar bashkësh...
Ambasada amerikane ka uruar besimtarët katolikë për Pa...
Ditën e sotme një kroçere me turistë në bord ka mbetur...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është zgjuar sot h...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...