
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve për LSI-në në fushatën e zgjedhjeve të 2017-ës. Pas marrëveshjes Rama-Basha, artikulimi më i fortë ishte partia familjare e Likes, partia familjare e Ilir Metës.
Meta në atë kohë sapo ishte zgjedhur president me votat e socialistëve, të cilët disa muaj më parë i luteshin të firmoste votat me ta, por Meta nuk firmosi.
Filloi një përplasje e madhe midis njeriut që kishte dalë nga Partia Socialiste, që kishte shkuar në aleancë me Sali Berishën duke e mbajtur për një mandat të dytë, më pas e kishte tradhtuar këtë të fundit për të sjellë Rilindjen në pushtet dhe nuk po i jepte më dorën Edi Ramës për të qenë krah tij për një mandat të dytë së bashku.

Në fakt, Rama po kryen mandatin e tretë dhe po e kryen me partinë familjare të Ilir Metës, me ushtarë të tij sa nga jugu në veri, me individë, të cilët mbushnin thasët me vota, ishin hambari elektoral i LSI-së.
Shumë prej tyre kaluan nga PS-ja te LSI-ja e Ilir Metës, disa u lindën dhe u rritën te kjo parti, por më pas disa drejtorë dhe ministra në kohën e Berishës, të tjerë në kohën e Edi Ramës rrugës tradhtuan, i bleu, dhe sot po i përdor Edi Rama për hambarin e votave të socialistëve.

Atë që Ilir Meta e bëri me partinë e tij të vogël, LSI, po e bën Edi Rama me Partinë e madhe Socialiste. Pra, çdo votë që u ikën nga pakënaqësia e pushtetit, të shtohet me ardhjen e biznesmenëve apo LSI-stave, të cilët duan buxhetin e radhës, shpërblimin e radhës, klientelizmin e radhës për të qenë në krah të një kryeministri apo një partie dhe për t’i zgjatur atij pushtetin.

Dy janë personazhet e para që shërbejnë për vota. Dorian Duçka, zv.ministër i Ilir Metës, kushëri i tij, i cili shërbeu si këshilltar i Edi Ramës, u shfaq te dosja “McGonigal” te një skandal korruptiv deri në nivelet më të larta të FBI-së, e gjykuar nga drejtësia amerikane dhe me një gisht drejtuar nga qeveria shqiptare e Edi Ramës. Dorian Duçka vinte nga LSI-ja.

Një emër tjetër është Ergys Agasi. Edhe ky, djali i Bardhyl Agasit, ish-deputet i PS-së, kaluar me LSI-në, rritur te LSI-ja, vendosur drejtor i Inspektoratit të Mjedisit nga viti 2014-2017 me ardhjen e Rilindjes në pushtet, një post që e mbajti gjatë kohës kur u firmosën kontrata e inceneratorëve.
Një bashkëpunëtor i ngushtë i Lefter Kokës për shkak se ishin të dy nga Durrësi, por edhe ortak me babain e Alqi Bllakos, Edmond Bllakon.

Dorian Duçka largohet nga LSI për t’iu bashkuar Edi Ramës dhe për të shërbyer për hambarin e votave të këtij të fundit.
Më shumë sesa njerëz me thasë me vota, ai apo Dorian Duçka janë shërbëtorë të klientelës, Duçka përtej kufijve, ndërsa Ergys Agasi nën hijen e errësirës për të mbledhur vota në akset Durrës, Elbasan apo Shkodër me personazhe të dyshimta, e deri tek afrimiteti me kryeministrin për shpërblime ndaj shumë individëve, për t’i mbajtur pranë qeverisë me leje ndërtimi, me emërime në poste, me influencë në Hipoteka, me influencë në Policinë e Shtetit, me influencë në Portin e Durrësit, e kështu me radhë, pa folur më pas për kompani të ndryshme dhe influencën për licenca kazinosh e deri te prodhimi i kriptomonedhave.
Ergys Agasi e ka influencë ne tij në Durrës, por ajo shtrihet edhe më tej për shkak të mundësive që i jep kryeministri Rama për të mbajtur pranë individë që kanë vota, të cilët kanë qenë më afër LSI-së, por edhe përtej saj.

Një emër tjetër është Gledjon Rehovica, ish-deputet i LSI-së, i cili më pas rezultoi me precedentë penalë jashtë Shqipërisë, nga procesi i dekriminalizimit u largua nga parlamenti dhe së bashku me Nasip Naçon braktisën LSI-në dhe u kthyen në ushtarë të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama.
Gledjon Rehovica është një nga njerëzit që vendos për emërimet në Berat bashkë me Nasip Naçon, por shpërblimet ndaj tyre nuk kanë munguar.
Rehovica vazhdon të ndërtojë në kryeqytet, në një nga vendet më atraktive, pjesë e një investimi dhjetëra miliona euro. Është kthyer nga deputet i LSI-së në ndërtuesin e kullave të Rilindjes, kuptohet këto janë shpërblimet që Edi Rama u jep njerëzve të familjes së Ilir Metës, që i ka kthyer në familjen e tij të ngushtë, duke u dhënë leje, pasuri publike, etj. thjesht dhe vetëm që të mbushin hambarin e votave të socialistëve.

Agron Çela është një tjetër emër, në Shkodër ky i fundit, që njihej si një nga njerëzit më të rëndësishëm të LSI-së me influencë të madhe në veri të fundit.
Në zgjedhjet e fundit, ai u tërhoq nga LSI-ja, kaloi te PS-ja dhe pikëpyetjet e kanë përgjigjen e tyre, leje ndërtimi, privatizime dhe kalon nga partia familjare e Ilir Metës te Rilindja e Edi Ramës, ku shërben për të spostuar vota drejt socialistëve.
Rezultati ishte spektakolar me Benet Becin, por opozita gjithmonë nuk e ka njohur duke thënë se janë angazhuar edhe grupe të caktuara kriminale.

Akuza ka edhe për lëvizje të Ergys Agasit deri në Shkodër me influencë të caktuar për hambarin e votave të socialistëve, që shkon tek Agron Çela, por jo vetëm kaq, zbret dhe në Elbasan, siç raportohet në qarqet politike.

Në jug është Vangjel Tavo, në Gjirokastër. Ai duket më i tërhequr, por është një njeri që kapërceu “gardhin” e LSI-së me socialistët dhe u përqafua me Edi Ramën.

Dikur qëndronte në radhë për të takuar Ilir Metën dhe Vangjel Tavo u kthye në njeriun që siguroi mijëra vota që nga zgjedhjet e 2021-shit për socialistët në Qarkun e Gjirokastrës, duke i rezervuar dhe një fitore spektakolare dhe duke sjellë jo pak vota në mbështetje të Blendi Çuçit dhe Mirela Kumbaros që kryesonin listën e socialistëve në këtë qark.
Një tjetër emër që ka kaluar nga LSI-ja te socialistët është Vasil Kapurani në Korçë, vëllai i deputetit Piro Kapurani. Dikur vëllezër me Ilir Metën, tashmë Vasil Kapurani është bërë vëllai i Edi Ramës.
Votat e partisë së tij, që në fakt ishin familjare, qokash, me hapësirat që një parti e vogël merrte nga pushteti mundi që të krijonte një influencë të madhe në juglindje.
Pasi Piro Kapurani nuk u vendos më për deputet, vëllai i tij kaloi tek Edi Rama, takohet me të dhe tashmë ka një bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin, i cili jep shpërblimet e zakonshme dhe kur ndodhet në Korçë gjithmonë e vlerëson jo pak Vasil Kapuranin.

Sollëm disa nga emrat, 7 personazhe sa në Shkodër, në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Berat dhe influencat e tyre, lëvizjet që ka bërë kryeministri të individëve, disa që kanë qenë me PS-së, disa që kanë qenë te LSI-ja, por që siguronin hambarin me vota të Ilir Metës, partisë familjare që akuzonte Rilindja, Edi Rama dhe socialistët.
Faktet janë kokëforta. Të gjithë personat e sipërpërmendur vazhdojnë të emërohen drejtorë, të marrin leje ndërtimi jo thjesht dhe vetëm si biznesmenë, por tashmë si njerëz të tryezës rreth kryeministrit.
Disa më shpesh, disa më rrallë, kush më shumë e kush më pak, këta janë njerëz që aktivizohen për mbledhje votash, këta janë njerëz që marrin shpërblime nga pushteti, këta janë njerëz që sigurojnë në lokalitete vota duke mbajtur karta identiteti, pa i akuzuar për blerjen e tyre, por duke punësuar njerëz.
Më shumë sesa të blesh një votë, mbajtja në punë për disa vite, futja në punë e të afërmve dhe qoka të tilla të bëra në emër të gjoja një grupi minorance që kërkon hapësirën e tij për të siguruar jetëgjatësinë e pushtetit, sjell dhe më shumë lehtësi për mbushjen e hambarit të votave për socialistët, thesit të tyre që tashmë nuk funksionon thjesht me blerjen e votave me lekë në dorë, por është një tjetër instrument i filluar kohë më parë, me individë të caktuar, në qarqe të ndryshme duke siguruar në vazhdimësi vota për mbijetesën e socialistëve në pushtet dhe të gjithë këta janë të rrëmbyer nga shtrati i Ilir Metës.
Pra, partia familjare e Ilir Metës, ata që mbushnin thesin e ish-kryeministrit të socialistëve, presidentit të LSI-së dhe njeriut tashmë në opozitë të fortë me Edi Ramën e kanë braktisur “babain” e tyre shpirtëror dhe kanë gjetur një të ri.
Ati i tyre i ri dhe i shenjtë quhet Edi Rama dhe Rilindja./ CNA
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...