Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin ndaj tankerëve, SHBA-të intensifikojnë operacionet kundër Iranit
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...

Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për prostitucion, ka filluar të shfaqet në media shumë herë më aktive sesa në momentin e parë kur rrodhi videoja e saj intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Kaçi, e cila pretendon se është gazetare investigative, e akuzuar për prostitucion nga SPAK, e dënuar me vendim të gjykatës së shkallës së parë, u kujtua tani pas një viti të thotë se e ka instruktuar “Fiks Fare” për kamerën që realizoi.
Pra, kanë qenë drejtuesit e emisionit “Fiks Fare” që i kanë thënë asaj të shkojë te kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, t’i zbërthejë atij pantallonat dhe t’ja marrë në gojë.
Ndërkohë, ka disa detaje dhe pyetje që lindin për këtë histori. Jo për faktin pse foli kaq vonë sepse kjo kuptohet që tashmë pasi është dënuar kërkon të mbajë nën shantazh dhe nën presion njerëzit e drejtësisë, por për arsye të tjera.
Së pari, në video dëgjohet qartë për çfarë flitet. Në video flitet për çështje qendër strehimi për qentë, të cilat në fakt nuk janë bërë vetëm në Kukës dhe duket se janë aktivitet i saj, totalisht privat.
Por pa e mbrojtur “Fiks”-in aspak.

Së dyti, SPAK e ka hetuar dhe ka marrë në pyetje edhe pjesëtarë të stafit të “Fiks Fare” dhe rezulton se ajo video nuk është bërë për llogari të emisionit “Fiks Fare” dhe nuk është transmetuar në emisionin “Fiks Fare”.
Ka disa teori, nga Abedin Uruçi e të tjerë, por e vërteta është se zonjusha e ka dërguar videon te “Fiks Fare” një ditë para dhe më pas të nesërmen videoja është bërë virale. Ku e dërgoi tjetër? Pasi SPAK e hetoi. Kush e nxori videon? Kujt ia dha tjetër videon Alma Kaçi?
Në rast se e kishte bërë për “Fiks”-in duhet ta kishte dërguar vetëm te “Fiks”-i dhe burimi i daljes së videos do të ishte “Fiks Fare”. Emisioni investigativ nuk e transmetoi. Diku tjetër ishte dhënë, diku tjetër e kishte çuar këtë video, apo ia kishin regjistruar siç duket në videon e parë Alma Kaçi.
Ajo pretendon se është një gazetare investigative dhe kërkon të fshihet pas “Fiks”-it, por nga hetimet e bëra nga SPAK, nuk del që të ketë komunikime me stafin apo drejtuesit e emisionit ditën që është realizuar videoja, pa folur më pas që ka shkuar në Kukës me mjetin e saj privat dhe flet për punët e saj private.
“Fiks”-i, Stop etj, një emision investigativ, nuk i jep një gazetareje një kamera të fshehtë dhe të ecë vetë. Kur “Fiks”-i shkon për kamera të fshehta, për ata që punojnë atje apo ia njohin strukturën e dinë që ka shofer, ka staf mbështetës nga kamerat e fshehta që janë teknikë dhe gazetari nuk shkon vetëm.
Ajo ka qenë një bashkëpunëtore e jashtme e emisionit “Fiks Fare”, si dhjetëra të tjerë, të cilët përgatisin materiale, i dorëzojnë te “Fiks”-i dhe pasi ato vlerësohen, investigohen më tej, zbardhen dhe plotësohen me dokumentacione, atëherë futen në transmetim.
Këtë nuk e bën vetëm “Fiks”-i, të njejtën gjë bën edhe “Stop”-i dhe çdo emision tjetër investigativ që ka bashkëpunëtorë të jashtëm.
Zonjusha me qëndrimet e saj po ushtron një ndikim të paligjshëm ndaj drejtësisë dhe nga ana tjetër, po përpiqet që të fshehë të vërtetën duke i drejtuar akuzat ndaj “Fiks Fare”.

Pyetja është thjeshtë: Në momentin që ka shkuar privatisht dhe e ka realizuar privatisht këtë video, pasi nuk ka shkuar me “Fiks”-in, ka shkuar me mjetin e saj, me Safet Gjicin flet për çështjet e saj personale, për të kryer aktivitet, për të marrë para për mbrojtjen e qenve e kështu me radhë, kush e çoi te Safet Gjici?
Kujt ia dha videon Alma Kaçi përveç stafit të emisionit “Fiks Fare”?
A është paguar nga ndonjë person tjetër?
Intervistat e dhëna për mediat tregojnë se është kontradiktore. Hetimet e kryera nga SPAK tregojnë se “Fiks”-i nuk ka lidhje, por është çuar një USB në këtë emision. Tani lindin pyetjet:
A ka pasur USB tjetër?
A i është dhënë dikujt tjetër ky material?
A ka qenë në dijeni Safet Gjici, i cili përdori dhe emra të caktuar në gjyqin ndaj tij?
Dhe pyetja përfundimtare është e kush janë bashkëpunëtorët apo urdhëruesit e Alma Kaçit?
“Fiks Fare” mund ta ketë pasur bashkëpunëtore. Ajo mund të ketë bërë shumë video. Shumë mund të transmetohen, shumë mund të mos transmetohen, por në rastin e Safet Gjicit ka një detaj.
Alma Kaçi materialet i ka dhënë edhe diku tjetër. Ka shkuar me mjetin e saj privat dhe deklaratat që jep në media i ka shumë kontradiktore. Ka vetëm një përgjigje për të gjitha këto pyetjet:
Kush e pagoi Alma Kaçin, apo për llogari të kujt e bëri kjo e fundit videon me Safet Gjicin?/ CNA
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...