Stabilizohet situata e gripit/ ISHP: 16 mijë persona te mjeku gjatë javës
Situata e gripit në vend vijon të jetë e qëndrueshme. ...

Zbardhet dëshmia e Safet Gjicit në Gjykatën e Posaçme. Gjici u shpreh se përplasja me ish-kreun e Këshillit të Qarkut Kukës Abedin Oruçi ka nisur në vitin 2019, ku i hoqi rrethimin me kangjella hekuri të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij.
Ai ka theksuar se nuk ka lejuar Abedin Orucin që të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit.
Gjici theksoi se Oruçi pagoi Alma Kaçin në shenjë hakmarrje pasi nuk e la të zaptonte pronat e Bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme.
Ai kërkoi pafajësi, sepse sipas tij nuk ka shkelur asnjë ligj.
Dëshmia:
Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij.
Këtë gjë e provova në bazë të dokumenteve në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Orucit. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruci të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit.
Po ashtu me Orucin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorinë e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qene i hapur dhe ai e paguajti Alma Kaçin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e Bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme.
Ai ka qene 1 vit e ca ne kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruçi me ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë skam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën.
Kush me ka dhënë substancë narkotike Alma Kaçi me bashkëpunëtorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi qe i kam bere unë Alma Kaçit për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë qe ajo kishte komuniku me Orucin. Une i thashë shko tek zëvendësi i Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi.
Ne buxhetin e 2023 ne nuk kishim te parashikuar një gjë të tillë fond për qentë. Ata më sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë token. Unë kam marrë dënimin më të madh. Dënimi është moral u kërkoj falje familjareve të mijë dhe qytetareve të Kukësit (u përlot). Oruci donte që të iki unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj./CNA
Situata e gripit në vend vijon të jetë e qëndrueshme. ...
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi është pezulluar nga detyra, p...
Shoqata e biznesit të vogël e të mesëm në qarkun juglindor...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka pasur një bum ...
Ndryshimet që mund të përfshihen në Kodin e Ri Penal, mes ...
9 kanale të rëndësishme të “DigitAlb”, të cilat janë r...
Prokuroria Tiranë ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnis...
Mjeku Dervish Hasi, i cili akuzohet për "trafikim të të mi...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua ...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vend...
Media "Bloomberg News" ka hedhur dritë mbi rastin e an...
Të enjten pritet të merret në pyetje nga prokurorët e ...
Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat ...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një thirrje për SPAK-un, t...
Zhvillime të reja kanë dalë në lidhje me çështjen "Gër...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas dëshmisë s...
Gazetari Elvi Fundo ka denoncuar mbrëmjen e djes...
Agroturizmet do të mund të pajisjen me certifikatë parapra...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
CNA prej vitesh ka denoncuar aferën e inceneratorëve, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...