Krimi zgjedhor dhe imuniteti i Ballukut/ Kreu i SPAK vendos pikat mb “i”: Pa prova nuk ngrihen akuza
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje përparon bashkëpunimin dypalësh dhe hap rrugën për ndërtimin e urave të reja të njohurisë dhe inovacionit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
“Kjo është një marrëveshje, e cila do të ratifikohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe përcakton një seri bashkëpunimesh dhe partneritetesh me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të vendit tonë. Palët, të cilat janë në këtë marrëveshje inkurajojnë dhe mbështesin bashkëpunimin mes komuniteteve akademike dhe gjithashtu do të thellohet bashkëpunimi duke inkurajuar pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta të BE dhe në programet e UNESCO-s apo programe të tjera, të cilat kanë interes dypalësh”, tha ministrja Ogerta Manastirliu, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, qeveritë e dy vendeve lehtësojnë lëvizshmërinë e studentëve duke ofruar bursa për studime nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo do të ndihmojë në eliminimin e barrierave financiare për studentët dhe do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore të dy vendeve.
“Një tjetër risi që vjen nga kjo marrëveshje është programi i lëvizshmërisë së studentëve, ku do të mundësohet dhënia e bursave. Dhe do të jenë studentë të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, sepse kjo është një marrëveshje reciproke, ku do të mundësohet dhënia e 30 bursave në vit për studentë në cikle të ndryshme studimi, që do të duan të studiojnë në Shqipëri në programe të ndryshme. Do të ketë një proces vlerësimi nga Njësitë e Arsimit të Lartë dhe komisione 'Ad-Hoc', të cilat do të përcaktojnë kriteret dhe procedurat për sa i përket përfitimit të bursave që parashikon kjo marrëveshje”, tha Manastirliu.
Gjithashtu, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje lehtëson procedurat për njohjen reciproke të certifikatave dhe diplomave, duke u dhënë studentëve dhe profesionistëve mundësinë për të ndërtuar karrierën dhe për të ndarë njohuritë në një spektër më të gjerë gjeografik.
Për të siguruar zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje, do të formohen grupe pune të dedikuara që do të monitorojnë progresin dhe do të identifikojnë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit tonë në arritjen e objektivave të përbashkët./ CNA
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vend...
Media "Bloomberg News" ka hedhur dritë mbi rastin e an...
Të enjten pritet të merret në pyetje nga prokurorët e ...
Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat ...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një thirrje për SPAK-un, t...
Zhvillime të reja kanë dalë në lidhje me çështjen "Gër...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas dëshmisë s...
Gazetari Elvi Fundo ka denoncuar mbrëmjen e djes...
Agroturizmet do të mund të pajisjen me certifikatë parapra...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
CNA prej vitesh ka denoncuar aferën e inceneratorëve, ...
Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi të martën një s...
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Sali...
Disa ndryshime janë regjistruar në Policinë e Shtetit këtë...
Një fake news është publikuar nga mediat e incenerator...
Tradhtia do të dënohet me ligj. Kjo është një nga ndryshi...
Kompania "One Albania", pas dhjetëra rasteve që ka lën...
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mble...
Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian...
Sot, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Bl...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...