Emiriana Sako, kryebashkiakja që punon për inceneratorin e Tiranës
Pakkush e mban mend atë mesditë të 21 shkurtit 2022, kur k...

Sot, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentin që tregon se kryebashkiaku Erion Veliaj ka hequr 6 milionë euro nga buxheti i Bashkisë për arsimin dhe emergjencat civile, për t’i kaluar tek inceneratori fantazmë dhe nën sekuestro i Tiranës.
Sipas dokumentit, Bashkia e Tiranës pohon se ka prekur fondet për çerdhet, për kopshtet, për shkollat dhe për përmbytjet për të vijuar pagesat për inceneratorin.

2.5 milionë euro nga buxheti për arsimin parashkollor, 1.7 milionë euro nga buxheti për arsimin e mesëm, 1.8 milionë euro nga Fondi Rezervë.
Tedi Blushi është shprehur se ky akt kriminal duhet të administratohet urgjentisht nga SPAK dhe se është një tjetër provë se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
“Sot faktojmë me dokument zyrtar, atë që kemi denoncuar më herët, se Erion Veliaj ka hequr së fundmi rreth 6 milionë euro nga buxheti i Bashkisë për arsimin dhe emergjencat civile, për t’i kaluar tek inceneratori fantazmë dhe nën sekuestro i Tiranës.
E vendosur me shpatulla pas muri nga kërkesa zyrtare për transparencë dhe llogaridhënie e Partisë së Lirisë, Bashkia e Tiranës pohon se ka prekur fondet për çerdhet, për kopshtet, për shkollat dhe për përmbytjet për të vijuar pagesat për inceneratorin.
Në përgjigjen e saj zyrtare, Bashkia pohon me arrogancë se për të mbuluar pagesën e fondeve për inceneratorin janë hequr:
2.5 milionë euro nga buxheti për arsimin parashkollor
1.7 milionë euro nga buxheti për arsimin e mesëm.
1.8 milionë euro nga Fondi Rezervë.
Ky pohim kriminal, që duhet administratuar urgjentisht nga SPAK-u, është një tjetër provë se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
Është një tjetër provë se pse sot në Tiranë nuk ndërtohen shkolla dhe çerdhe të reja, pse vijon mësimi me dy turne, pse mungon ngrohja dhe kushtet më minimale të edukimit dhe mësimdhënies.
Është kjo arsyeja pse Tirana përmbyet pas çdo rrebeshi shiu dhe “thahet” për ujë të pijshëm në të katër stinët e vitit, pse nga qendra në periferi nuk ka ujë të pijshëm 24 orë dhe pse sistemi i ujësjellës-kanalizimeve është ende i amortizuar.
Për Erion Veliajn, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, interesi i tij personal dhe vijimi i kësaj afere kriminale korruptive qartazi prevalon mbi interesin qytetar duke sfiduar hapur edhe organet e Drejtësisë së Re që bëjnë sikur nuk i shohin këto prova dhe fakte skandaloze.
Vendimi për të vazhduar vjedhjen dhe shpërdorimin e taksave për shkollat, çerdhet dhe përmbytjet rrëzon jo vetëm propagandën e gënjeshtërt për investime në arsim dhe emergjenca civile nga Bashkia e Tiranës por ky është poshtërimi i rradhës i Erion Veliajt ndaj SPAK-ut që në vend ta marrë një orë e më parë të pandehur, mbyll sytë duke lejuar vijimin e pagesave për inceneratorin.
Ndërkohë që Drejtësia e Re i ka bllokuar llogaritë bankare Arben Ahmetaj në arrati përse e lejon Bashkinë e Tiranës të paguajë për inceneratorin fantazëm?
Përse këto dy standarde kur gjithmonë e më shumë provohet se Erion Veliaj, jo vetëm e ideoi, i hapi udhën dhe është përfituesi direkt i kësaj afere, jo vetëm shkeli ligjin duke anashkaluar Këshillin Bashkiak por edhe i dha 15 ha tokë ndërtim pa leje inceneratorit, jo vetëm i zhyti banorët e Tiranës në borxh për 30 vite por edhe u heq atyre të drejtën bazike për të patur ujë të pijshëm dhe një sistem arsimor dinjitoz për fëmijët e tyre.
I bëjmë thirrje SPAK të administrojë urgjentisht edhe këtë shkresë të Bashkisë së Tiranës dhe të marrë të pandehur pronarin faktik të inceneratorit fantazëm, Erion Veliaj.
Partia e Lirisë është e vendosur të faktojë me prova dhe dokumenta, jo me propaganda dhe hamendje, aferat kriminale të “Rilindjes”.
Në dritën e këtyre provave, qytetarët presin prej kohësh që pandëshkueshmëria të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Drejtësia me regji qëndrore në Bashki dhe në Kryeministri është bashkëfajësi!”, ka deklaruar Blushi./ CNA
Pakkush e mban mend atë mesditë të 21 shkurtit 2022, kur k...
Regjistri i agjentëve të huaj në Departamentin amerikan të...
Sot është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit Komisioni për Re...
Krijohet Task Forca e dedikuar për kontrollin e menaxh...
Njeriu i paguar nga inceneratorët, Baton Haxhiu, nuk njeh ...
Vendimi i marrë nga qeveria lidhur me bursën 40 mijë lekë ...
Shqipëria ka firmosur marrëveshjen për sigurimet shoqërore...
Për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe se kush janë...
Goja e Baton Haxhiut është kriminalizuar nga plehrat dhe k...
Dramaturgu shkodran, Albri Brahusha, është ndarë nga j...
Njeriu i paguar nga inceneratorët me 4400 euro në muaj...
Databaza më të dhënat e Institutit Shqiptar të Statist...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e sotme...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
CNA që prej datës 17 Janar ka denoncuar me fakte skemën e ...
Gazetari Mero Baze ka konfirmuar në editorialin e tij ...
Carlo Bollino ka filluar të derdhë lotët e tij sërish për ...
Mbledhja e grupit anti-SPAK ka përfunduar dhe kryeministri...
Mbledhja e grupit anti-SPAK në Vilën 30 ka përfunduar. CNA...
CNA ka mësuar se aktualisht Klotilda Bushka dhe ministrja ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...