Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet për kallëzim të rremë dhe falsifikim.
Prokuroria, pas hetimeve, këqyrjes së kamerave, dhe aktit të ekspertimit grafik, ka dalë në konkluzionin se letra është shkruar nga vetë gjyqtarja, e cila më herët denoncoi se është kërcënuar me jetën e fëmijëve.
Sipas prokurorisë, Arnisa Këlliçi ka dashur të marrë përfitime, të cilat nuk i takojnë, duke kërkuar edhe mbrojtje në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Njoftimi i Prokurorisë
Denoncoi se u kanos dhe siguroi mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Prokuroria Tiranë merr të pandehur gjyqtaren A.K. për ‘Kallëzim të rremë’ dhe ‘Falsifikim të dokumenteve’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal, nr.552 të vitit 2024, për veprën penale të “Kanosje e Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal, me kallëzuese Gjyqtaren A. K.
Në datën 20.01.2024 në orën 23:10 min, në Komisaritin e Policisë nr 3, Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal gjyqtarja A. K., e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhoma penale.
Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…... dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.
Ndër të tjera, kallëzuesja ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë. Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë perdorur emrat e fëmijëve të saj.
Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.
Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.
Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administruar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja A. K, duke vënë në lëvizje këtë institucion, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrates A. K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.
Në këto kushte, rezulton se kjo gjyqtare, ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të dhëna me përmbajtje të rreme, me qëllim marrjen e përfitimeve të cilat, nuk i takojnë.
Sa më sipër, nga ana e organit të prokurorisë është vendosur marrja si e pandehur e shtetases A.K., edhe për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumeteve” të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
Për faktet e mësipërme, është vënë në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas ligjit.
Njëkohësisht, referuar parashikimeve të neneve 78 dhe 84 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është vendosur shpallja e moskompetencës dhe kalimi i akteve pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ndjekje të mëtejshme./ CNA
Shoqata e biznesit të vogël e të mesëm në qarkun juglindor...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka pasur një bum ...
Ndryshimet që mund të përfshihen në Kodin e Ri Penal, mes ...
9 kanale të rëndësishme të “DigitAlb”, të cilat janë r...
Prokuroria Tiranë ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnis...
Mjeku Dervish Hasi, i cili akuzohet për "trafikim të të mi...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua ...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vend...
Media "Bloomberg News" ka hedhur dritë mbi rastin e an...
Të enjten pritet të merret në pyetje nga prokurorët e ...
Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat ...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një thirrje për SPAK-un, t...
Zhvillime të reja kanë dalë në lidhje me çështjen "Gër...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas dëshmisë s...
Gazetari Elvi Fundo ka denoncuar mbrëmjen e djes...
Agroturizmet do të mund të pajisjen me certifikatë parapra...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
CNA prej vitesh ka denoncuar aferën e inceneratorëve, ...
Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi të martën një s...
Dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Sali...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...