
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit, është një gjurmë me mesazhe të qarta, që tregon rrugën se si Shqipëria apo institucionet e saj do të ecin më tej me mbështetjen që kanë nga vetë SHBA-ja.
Gjatë vizitës së djeshme që pati në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken, u takua me drejtues të sistemit të drejtësisë, ku si plotësues ndodheshin 3 prej tyre, në krah të djathtë bie në sy në foto të Blinken-it është Altin Dumani, kreu i SPAK-ut.

Mediat raportuan se do të kishte një takim kokë me kokë, ku u përfol për një takim gjatë kohës rreth 2 orë e 30 minuta nga mbërritja në Shqipëri te fillimi i agjendës zyrtare.
Sot ambasada e SHBA-së publikoi një foto, vetëm sekretari Blinken e publikoi më parë foton e përfaqësuesit të sistemit të drejtësisë.
Për ata që duan të kuptojnë mesazhin e qartë, kuptohet kryetari i gjykatës së lartë, ILD e të tjerë, ishin thjesht dhe mbushës së asaj fotografie, pasi është gati e pamundur të protokoll që të ketë takim me kreun e një strukture akuze, të prokurorisë, ku mungon kreu i KLP apo prokurori i Përgjithshëm. Pra, është një rast krejtësisht i veçantë.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane dhe asaj që ka thënë vetë Sekretari Blinken, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë “të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut dhe sundimin e ligjit”. Kjo është një fjali mjaft e qartë, e drejtpërdrejtë dhe një mesazh që i përçohet SPAK-ut, Dumanit dhe Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Deri më tani ka pasur rezultate dhe nuk mund të thuhen spektakolare, sepse s’ka pasur ministra apo zyrtarë të lartë në detyrë, kryesisht janë ish-ministra dhe ish-zyrtarë, të cilët janë larguar nga detyra dhe më pas janë marrë nënë akuzë apo po hetohen.
Antony Blinken në Tiranë dha mesazhin, ambasada e SHBA-së e dha mesazhin, “DUHET GUXIM”, tashmë guximi pritet nga Altin Dumani dhe SPAK-u.

Ndaj opozitës, tashmë ajo e ka kryer punën e saj, Berisha është i mbyllur në shtëpi, Meta e Kryemadhi kanë dosjet e tyre, Luli po shmanget për pak kohë me procedurë, guximi në fakt nuk duhet ndaj opozitës.

Guximi duhet ndaj pushtetit.
E përmenda më lart, ka zyrtarë, ish-zyrtarë, ish-ministra, por nuk ka ministra në detyrë. Pra nuk ka një ministër të prangosur në zyrë për korrupsion apo kryetarë bashkie, aferat vazhdojnë, korrupsioni vazhdon, inceneratorët paguhen, PPP-të paguhen, koncesionet jepen, lejet klienteliste nuk ndalen, Shqipëria shitet si tokë e djegur në emër të zhvillimit dhe SPAK-u është aty për të guxuar.
Altin Dumani ka pasur të gjithë mbështetjen. Me vajtjen e tij në krye të SPAK-ut opinioni publik ka rritur pritshmëritë (edhe mediat e korruptuara të pushtetit), kjo edhe për shkak të faktit se ai perceptohet si një person i pakorruptueshëm, pa lidhje me politikën dhe që i qëndron përballë betejës.
Nga Dumani dhe SPAK-u (jo të gjithë, disa janë të Rilindjes), thjesht kërkohet që të kenë guximin në lartësinë e detyrës dhe të bëjnë atë që duhet, jo që të sharrojnë koka, të hetohen tualate, apo të kapim ç’të kapim për statistikë. Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë.
SPAK nuk mund të merret me arka me peshk dhe qindarka dhe kusure, por me koncesionet, PPP-të, aferat që shkojnë te nivelet më të larta zyrtare dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Dumani dhe SPAK-u të kenë guximin të hetojnë korrupsionin në nivelet e larta të pushtetit, të hetojnë ministrat, korrupsionin e sipërm. Për këtë ka edhe mbështetjen e kryeministrit, i cili tha se nuk ka ndodhur kurrë më parë të hetohen të paprekshmit.
Po guximi duhet për të paprekshmit. Në Shqipëri ka ende të paprekshëm. Në Shqipëri, korrupsioni është ende në nivelet më të larta.
Ajo që nevojitet është guximi i Dumanit dhe guximi i SPAK-ut, për të vendosur standardin e drejtësisë, duke hetuar dhe duke prangosur korrupsionin në nivelet më të larta shtetërore, zyrtarë, ministra, prokurorë e gjyqtarë dhe ata brenda sistemit te drejtësisë, qoftë dhe zullumqarët në media për të treguar se në të katër nivelet e pushtetit korrupsioni goditet dhe atëherë janë goditur të paprekshmit.
Ky është guximi që kërkohet nga Altin Dumani dhe SPAK-u./CNA
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...