
Ambasada amerikane ka dhënë sot një mesazh të fortë për institucionet e drejtësisë shqiptare, disa orë pas vizitës së Sekretarit Amerikan, Antony Blinken, në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka publikuar foto të Blinken-it me përfaqësuesit e drejtësisë shqiptare, mes të cilëve edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe thekson se tani është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë.
Ambasada nënvizon se institucionet e reja të drejtësisë duhet të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit dhe për këtë gjë kanë mbështetjen e SHBA-së.
Ky mesazh i amerikanëve vjen në një moment kur SPAK-u dhe organet e drejtësisë kanë nën hetim shumë dosje të aferave korruptive në vend, në të cilën kanë rezultuar si të përfshirë ish-ministra, zyrtarë të lartë, apo edhe njerëz me pushtet në vend.
Në duart e SPAK-ut, tashmë është ende nën hetim afera e inceneratorëve, disa PPP, koncesione si ai i sterilizimit dhe "check up"-i, për të cilat priten goditje të radhës dhe mund të ketë të tjerë zyrtarë nën pranga.
Theksojmë këto, që për të tilla hetime ka pasur një mbështje shumë të madhe nga ndërkombëtarët për Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut.
Edhe reagimi i sotëm i ambasadës përcjell mesazhin që të vijohet me hetimet për dosjet "e nxehta" dhe SPAK-u të kapë në rrjetën e tij "peshqit e mëdhenj" të përfshirë në korrupsion.
"Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./CNA
Një ditë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Bli...
Pas largimit nga Shqipëria, Sekretari Amerikan i Shtetit, ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të ...
Baton Haxhiu, gazetari pranë Ramës dhe i paguar me par...
Këtë të premte, datë 16 shkurt 2024, po ju njohim me tituj...
Projektet e inceneratorëve për djegien e mbetjeve hyjnë në...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Kr...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zbarkoi këtë ...
Analisti Andi Bejtja komentoi deklaratën e sekretarit ...
Pas disa orësh qëndrim në Tiranë, sekretari amerikan i Sht...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u pyet këtë të enj...
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet muajin e ar...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, u pyet n...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar v...
Në Tiranë kishte sot një atmosferë të gëzuar, me rasti...
Mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë arriti në 38....
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu mirë...
Lali Eri veproi fiks ashtu siç CNA raportoi. I veshur ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përfundua...
Me 72 vota pro, dy abstenime dhe amendamente të minutës së...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...