
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i RTSH-së, pretendohet në shkelje të ligjit për shkak se ai kishte një media të tij private, por kjo pjesë ka kaluar në heshtje.
Me vajtjen e Alfred Pezës shumë media dhe portale raportojnë për skandalet, bëmat dhe gjëmat. Për largime të dhjetëra të punësuarish, njerëz profesionistë, me eksperiencë, për sherre dhe konflikte të tij me Leka Bungon, më pas “dashuri”, që janë si halli i madh i RTSH-së sot, sepse mes dashurisë së tyre mund të vijnë edhe largime nga puna.
Disa i heq Leka, disa i heq Alfred Peza, pushohen nga puna filani apo fistëku, shumë portale kanë shkruar, disa akuzohen, të tjerë nxjerrin fakte. (Lexo ketu)
CNA prej ditësh ka sjellë materiale ekskluzive në lidhje me skandalin në Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH, ku u zbulua se kishte kushtuar rreth 140 milionë lekë më shumë, shumë e cila kishte shkuar në disa drejtime të dyshimta.
KLSH tashmë ka shkuar dhe po e heton festivalin, shumat dhe shpenzimet, mënyrën ligjore, transparencën e të tjera me radhë.
Ne i kërkuam zyrtarisht informacion Alfred Pezës, ky i fundit refuzoi, më pas gjithçka e kemi publikuar në vazhdim.
Punonjësit largohen, të tjerë që dorëhiqen, dy drejtorë që CNA i raportoi të dorëhequr, të rikthyer përkohësisht tashmë në punë për shkak të kontrollit që po kryen KLSH-ja e kështu me radhë.
Kemi të bëjmë me një opozitë, siç është PD-ja e “Vulës” së Lulit apo dhe foltorja e Berishës, PD më e madhe, me një grup më të madh prej 40 deputetësh, ku askush nuk flet për Alfred Pezën dhe konfliktin e tij me Leka Bungon, ku askush nuk flet për largimet nga detyra.
Të pafundme janë ato në shkelje të ligjit pasi janë rreth 70 punonjës të larguar, mbi 20 prej të cilëve është e sigurt që do t’i fitojnë vendimet gjyqësore, pasi janë shkarkuar totalisht në shkelje të ligjit, para që do t’i paguajnë taksapaguesit shqiptarë.
Një festival me qindra miliona lekë më shumë, nga ana tjetër shpenzime të dyshimta, kosto, fatura, të cilat paguhen nga shqiptarët dhe opozita nuk thotë asnjë fjalë.
Asnjëri nga deputetët e Berishës apo ata pak që i kanë ngelur Lulzim Bashës nuk thonë një fjalë për zullumet, skandalet dhe atë çka ndodh në RTSH, i cili në fakt nuk është institucion në pronësi as të Këshillit Drejtues që në kokë ka Leka Bungon dhe nuk mund të jetë në duart e Alfred Pezës që ta kthejë atë në pronën e tij që e shfrytëzon si të dojë.
Opozita hesht.
Provat dalin, faktet dalin dhe dokumentet për largimet nga puna, dokumentet për shpenzimet dhe asnjë deputet i opozitës nuk ka kurajë të flasë për Alfred Pezën. As doktori i madh nga ballkoni i tij nuk e zë dot me gojë. Ndoshta mund t’u duken shumë pak qindra milionat që i bëhen RTSH-së si dëm ekonomik, mund t’u duken shumë pak largimet nga puna.
Mund t’u duket i pakonsiderueshëm fakti që një nënë e një fëmije me autizëm hiqet nga puna e ndoshta pastaj mund të themi që kur kjo lloj opozite nuk flet, në të tilla raste në dreq të shkojë se nuk i duhet askujt!
Ndaj dhe pushteti bën çfarë do, ndaj dhe Alfred Peza e kthen në pronë private RTSH-në dhe përdor për historitë e tij miqësore dhe “dashuritë” e tij të përkohshme me Leka Bungon, sepse opozita nuk ka zë, nuk ka figurë për të tilla skandale dhe afera që shkojnë te dhjetëra familje, te shtëpitë, te xhepat e tyre, te taksapaguesit shqiptarë.
Dhe opozita bën sehir. Dikush e ka “tredhur” opozitën që të mos flasë për Alfred Pezën. Gaz Bardhi, ndoshta, nuk i dihet, Flamur Noka... s’ka gjë të sigurt. Por ajo që është e sigurt është fakti që asnjëra nga partitë opozitare apo përfaqësuesit e saj nuk flet për situatën skandaloze në RTSH./ CNA
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...