Nga Armand Shkullaku/ Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës
Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit...

Sherbestaria ndaj politikës ia hoqi edhe këtë herë publikut taksapagues të drejtën për të pasur një ekran tërësisht të vetin, duke vijuar kështu avazin e vjetër të qënies së RTSH-së kobure në duart e politikës.
Më saktë, maxhorancave “pronare” të pushtetit, ndonëse edhe vetë emërtimi zyrtar i këtij institucioni, që është më i madhi mediatik në vend, e përcakton si Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTPSH).
Jo aq për faktin e rendësishëm se ai financohet nga paratë e publikut, por sepse duke qenë ligjërisht nën vartësi të shtetetit, mbrojtës i interesave të publikut, është më e lehtë për ta menaxhuar paanësinë dhe lirinë e tij mediatike në favor të publikut të gjerë.
Sikurse duke respektuar me rigorozitet gjithë sa përmban paketa ligjore e administrimit të këtij institucioni është më e mundur që RTPSH të ngrihet në nivelin e standartit të munguar për të qenë më pas lokomotiv tërheqëse e vagonëve të tjerë mediatik privat. Disa prej të cilëve, dhimbshëm, duhet pranuar se janë shumë më lartë se i financuari me miliardat e dala nga buxheti i taksave të publikut, pa llogaritur miliardat e reklamave e të ardhurave të tjera dytësore.
Miliardat me të cilat financohet, përvitshëm, ndër të tjera, edhe ushtria e punonjësve të ndarë në të trashëguar, të marrë për qoka e militantizëm, të marrë ngaqë e kanë blerë me kesh vendin e punës, të marrë si të përkohshëm e të definuar si të përhershëm etj. Më pak fjalë aktualisht struktura e RTPSH (do ta quaj të tillë, pra i Publikut, sikurse ligjërisht është dhe jo RTSH, sikundër ligjërisht nuk është), rezulton të jetë një miksturë ku, për më shumë se tri dekada, “kryekuzhinieri”, “kuzhinierët” dhe gjithë armata shërbestare ka mbajtur veshur kostume të sallonve të modës politike maxhorative “made in” Berisha, “made in” Nano, “made in” Rama. Duke lenë të papërfillur, madje duke shkelur haptazi paketën ligjore që përcakton kriteret e menaxhimit të këtij enti mediatik në funksion të publikut, të cilit, duke perifrazuar thënie nastradiniane “I bie fyellit kush paguan lekët”, megjithëse financiarisht është kontributori kryesor i RTPSH, kjo e drejtë i është mohuar.
I është mohuar nga që “fyellin” ia ka rrëmbyer politika, që dikton, por nuk paguan. Që me gjithë thirrjet e ndërkombëtarëve nuk dëgjon ta lëshojë, që habitshëm, nëpërmjet manovrave amorale të pasens, ka vendosur përbërjen e Këshillit Drejtues, me 11 anëtarë e një kryetar (që,përherë voton anësishëm pushtetin), të cilët, në dukje, zgjidhen nga Kuvendi, pas një përzgjedhjeje në bazë të “propozimeve” e “meritimit”, por me vota të deputetëve, që janë thellësisht përfaqësues të subjekteve politike.
Që RTSH-në e ka pasur dhe vijon ta ketë pronë politika e jo publiku e tregon fakti se gjithsa gjenden në këtë Këshill, që nga Kryetari e te më i fundit ushtar i tij, nuk e kanë për turp ta shprehin hapur anësinë e vet politike. Fakt tjetër është gjithashtu ai i emërimit në krye të institucionit, të atij konkurenti që e ka “grurë” me shefin e maxhorancës qeverisëse dhe kurrë i ndonjë profesionisti me anësi publikun financues.
Duke dashur të mos shtrihemi shumë ndër kohët e shkuara, kur si “dorë e hekurt’ e markës politike në krye të RTSH-së kanë shërbyer të besuar të njeshave të PPSH, PD, PS e “Rilindjes”, po ndalemi tek më i fundit emërim. Ku si drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së së politikës u emërua Alfred Peza.
Ashtu si dhe më parë e gjitha skema për “zgjedhjen” e Pezës ishte një inskenim i turpshëm. Që niste që nga vendosja përballë tij e ca kandidaturave pa formë e bekgraund rivalizues. Përballë katër rivalëve të tjerë në garë Alfred Peza qëndronte në raportin e njeriut me një sy midis të verbërve, duke e imponuar fitoren dhe vendosur në vend urdhrin e të “Gjatit të rilindjes” për të vijuar, si deri më tash, ta ketë nën hyqmin e tij RTSH-në politike.
Institucionin më të madh mediatik të vendit, ekranin e të cilit atë kohën kur kërkonte votat për të shqitur nga zyra paraardhësin Berisha, midis premtimeve të tjera elektorale u betua t’ia hiqte nga kthetrat politikës për t’ia rikthyer publikut. Një premtim që mbeti i tillë, i pandryshueshëm në të gjitha sipërmarrjet ligjore për reformimin e kalimin e RTSH-së politike në RTPSH.
Kalimi i Alfred Pezës në krye të drejtimit të këtij institucioni është më e fundit lojë politike. Peza zëvendësoi Enkel Jotin, një tjetër ushtar besnik i Edi Ramës që, sikurse Pezën e tjerë kanakar Kryeministri i piloton në vatrat e sipërmarrjeve delikate e që sjellin pasoja të padëshiruara nëse nuk kontrollohen prej tij.
Para Jotit RTSH-në politike e drejtonte Thoma Gëllçi. I njohur masivisht si kryeredaktor i “Zërit të Popullit”, organ i PK, PPSH e PS-së dhe mbështetës fanatik i kësaj partie… Pra, Alfred Peza është jo vetëm i njëjti kampion prototipi i “përzgjedhur" për të qenë drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së politike, nëpërmjet një proces emërimi të shitur si garë zgjedhore, por dhe fakti i gjallë e i freskët i shkeljes flagrante të kritereve e procedurave ligjore.
Në heshtjen totale të organizatave e grupimeve shqiptare, që pretendojnë se mbrojnë të drejtat ligjore të pavarësisë e lirisë mediatike, lidhur me emërimin e Alfred Pezës, ka reaguar fuqishëm rrjeti "SafeJournalists", që ka në përbërje më shumë se 8200 anëtarë në Ballkanin Perëndimor.
Në një letër adresuar institucioneve më të larta shtetërore dhe ambasadave kryesore në Shqipëri, Rrjeti vlerëson se procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së është zhvilluar duke u shkelur disa kritere bazë. Shqetësimet e Rrjetit, sikurse citohet në letrën e adresuar: "Burojnë nga historia e rëndësishme politike e zotit Peza, duke përfshirë mandatin e tij si deputet i Partisë Socialiste, nga viti 2013-2017, qënien Sekretar i Marrëdhënieve me Shoqërinë Civile dhe Median, i Partisë Socialiste deri në shtator 2021” etj.
Në tekstin e letrës së adresuar Rrjeti rreshton dhe të tjera arsye mbështetëse për mosemërimin e Alfred Pezës në postin e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, por dhe kaq mjaftojnë për të mos shpresuar se me Pezën në krye mbi institucionin e katandisur “kockë e lëkurë administrativisht e profesionalisht, do të mosvijojë të valëvitet flamuri politik i “rilindjes”. Aq më tepër nuk mund të besohet që me Pezën në udhëheqësi RTSH do të arrijë t'i rikthehet publikut, pronë e të cilit realisht është me të tëra./CNA
Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit...
Video-skandali i Gjicit nuk është erotik. Erosi është ...
Ajo çfarë po shikoni në zyrën moderne të një kryebashk...
Dëgjova me jo pak kërshëri dhe brengosje paraqitjen e krye...
Tre policë nga Kosova, secili me një kallash, një dylb...
Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sot një pleksje nervash ...
Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të T...
Kur në vitin 2005 në skenën politike të Partisë Demokr...
Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të N...
12 Qershor 1999, dita kur nisi zbarkimi në terren i trupav...
Është fakt se Shqipëria ka elitën politike me rrogën më të...
Shumë nga ne e marrin me tallje, e disa të tjerë me shumë ...
Sa kishte hyrë janari kur mamaja na tha, ej, u nda Alma ng...
Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo lexoni fjalën: pers...
Nga Agron Gjekmarkaj Grimce çuditshme e një ditë monotone! ...
Prej 20 vjetësh në politikën shqiptare endet një i ‘ri...
Drafti “konfidencial” i pakërkuar i Ramës për Asociaci...
Prej ditësh është rikthyer në skenë një debat i përsër...
Prej 24 orësh debati në Tiranë nuk është më mes Kosovë...
Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...