Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të Tiranës dhe Prishtinës, në çastin e fundit, u shit si një klithmë dëshpërimi e Edi Ramës, për ta shpëtuar Albin Kurtin, e bashkë me të edhe Kosovën nga një ndëshkim i pa precedent ndërkombëtar. Kryeministri pohoi se nuk kishte kuptim që, në kushtet e një krize të thellë me aleatët tanë perendimorë, të dy qeveritë të zhvillonin një paradë propagandistike, për të krijuar “një pasqyrë të reme”, në raport me rrezikun e sanksioneve që po i qëndronin Kurit si shpatë Demokleu mbi krye. Ai tha se marëveshjet në bujqësi e blektori mund të prisnin, por kriza emergjente në asnjë mënyrë…
Pra, pyetja e thjeshtë që lind pasi dëgjon këto argumeta është se si mund ta ndihmonte Edi Rama, Albinin? Ç’mund ti thoshte ai më shumë sesa Escobari, Lajçaku apo Borelli? Ç’mjet ka ai në duar që nuk e disponojnë Brukseli apo Uashingtoni? Si mund ta bindte ai për t’i lëshuar më shumë pe banditëve të Vuçiçit në veri, apo të nënshkruante një model asocacioni më të favorshëm për serbët, kur këtë refren Albin Kurti po e dëgjon përditë nga qendrat e politikbërjes botërore?
Vështirë të imagjinosh që shefi i qeverisë sonë të ketë në duar një shkop magjik që ne nuk e dimë. Por edhe nëse duam ti besojmë kësaj aftësie për të prodhuar mrekulli, pse Rama nuk e ushtroi atë? Pse ai nuk e pranoi kundërpropozimin e homologut kosovar, që ta bënin njëri pas tjetrit edhe takimin e ngushtë, për të zgjidhur krizën edhe atë të madhin e parashikuar të mbledhjes mes dy qeverive?
Nëse kishte një mundësi minimale për të dhënë mbështetje ai duhet ta provonte me çdo çmim.
Këto hipoteza kanë një shpjegim të thjeshtë. Ramës i voliste anullimi dhe jo takimi. Ai e bojkotoi mbledhjen e parashikuar të kësaj të mërkure, jo për t’a ndihmuar, por për ta goditur Albinin.
Mesazhi që ai dha është i qartë: “me Kurtin është e pamundur të debatosh, të negociosh dhe të mirkuptohesh, prandaj nuk u bëmë dot bashkë”.
Fatkeqësisht është i njëjti refren që përsëritet prej disa kohësh nga Aleksandar Vuçiç. Edhe presidenti serb nuk lë rast pa shfrytëzuar për të thënë se kompromisi, me një ekstremist në krye të qeverisë së Prishtinës, është i pamundur.
Pra, për arsye të njëjta, apo të ndryshme edhe në Beograd edhe në Tiranë, po kërkojnë në rastin më fatlum, eleminimin e Albinit nga skena, dhe në skenarin minimal, zbehjen e fuqisë së tij negociatore.
Kjo tendencë e dytë, pra roli i Ramës për të dobësuar rezistencën kokfortë të liderit të Vetvendosjes, shihet qartë edhe në notat apokapiptike me të cilat ai pikturon krizën aktuale. Po të vëzhgoje fjalorin e kryeministrit në konferencën për shtyp, ku ai shpalli bojkotimin e takimit dypalësh, ai qe i frikshëm. Ai foli për çarje dramatike të Kosovës me perëndimin, për kurs përplasjeje me aleatët, për sosje të durimit të tyre, për pasoja të një dëmi afatgjatë, madje shkoi deri aty sa ta fajësojë Albin Kurtin për prishje imazhi të mbarë kombit shqiptar.
Po të krahasohet ky përshkrim i gjendjes në krahasim me atë që bëjnë edhe aleatët perendimorë më të guximshëm, fjalori i Ramës është ku e ku më fshikullues dhe i ashpër ndaj homologut të tij kosovar. Qëllimi është sërish i njëjti. Dobësimi i forcës negociuese të Kurtit përballë Serbisë. Dhe nuk ka mjet më të mirë për ta tentuar këtë sesa krijimi i një gololi imagjinar, tejet me ekstrem sesa ndëshkimet që do e presin Prishtinën, nëse nuk vendos ti përgjigjet me “Yes” kërkesave të ndërkombëtarëve për ti bërë lëshime Vuçiçit. Të gjithë e kuptojnë, Rama i pari, se një lider që ndodhet përballë presionit publik, mund tërhiqet më lehtë. Pikërisht këtë po reket të arrijë ai me tonet alarmiste dhe me aktet drastike që ka ndërmarrë.
E vetmja gjë ku kryeministri shqiptar ka të drejtë është konstatimi se situata aktuale ka krijuar një krisje apo një krizë (gjithësësi jo me hiperbolizimin që e përshkruan ai), mes aleatëve të saj dhe qeverisë Kurti. Por në këtë krizë roli i shefit të qeverisë shqiptare është afër zeros, madje edhe nëse ai do kishte qëllime të pastërta për të ndihmuar.
I vetmi njeri që e ka zgjidhjen në dorë është Albin Kurti. Ai ose mund të tërhiqet duke i dhuruar çlirimtarëve të Kosovës favoret që ata i kërkojnë në emër të Vuçiçit ose ti përgjigjet atyre me një “Jo” të prerë, duke shkaktuar një krizë. Në këtë rast, nisur nga pesha apo thellësia e sanksioneve që mund të vinin, ai do ishte i detyruar të provokonte zgjedhje të parakohshme për të matur legjitimitetin e vendimeve te reja, për të cilat nuk është votuar dy vite më parë. Dhe kështu ai mund ti jepte edhe Edi Ramës një mundësi: atë për t’u përfshirë në fushatë elektorale përkarah atyre forcave që kanë dëshmuar edhe në të shkuarën se janë më të prirura për ti bërë lëshime Serbisë. Por, as këtu, nuk do qe Edi që do ndihmonte Albinin, por ky i fundit që do i ofronte Ramës mundësinë për të bërë politikën që do.
Kur në vitin 2005 në skenën politike të Partisë Demokr...
Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të N...
12 Qershor 1999, dita kur nisi zbarkimi në terren i trupav...
Është fakt se Shqipëria ka elitën politike me rrogën më të...
Shumë nga ne e marrin me tallje, e disa të tjerë me shumë ...
Sa kishte hyrë janari kur mamaja na tha, ej, u nda Alma ng...
Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo lexoni fjalën: pers...
Nga Agron Gjekmarkaj Grimce çuditshme e një ditë monotone! ...
Prej 20 vjetësh në politikën shqiptare endet një i ‘ri...
Drafti “konfidencial” i pakërkuar i Ramës për Asociaci...
Prej ditësh është rikthyer në skenë një debat i përsër...
Prej 24 orësh debati në Tiranë nuk është më mes Kosovë...
Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajo...
Majko ishte djersitur gjithë natën. Rrobat i pikonin ç...
Të flasësh për forcim të lekut dhe dobësim të euros, m...
Për të kuptuar si janë punët në një vend, mund të shohësh ...
Sa herë vjen perëndimi i diellit në Savannah të Georgi...
Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalsh...
Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe ta njohë si...
Të gjithë ata tek të cilët ka interes i quan "miku im...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...