
CNA ka nisur denoncimet e vazhdueshme në lidhje me skandalet e RTSH-së dhe mënyrën se si funksionon ky institucion që drejtohet nga Këshilli Drejtues që ka kryetar zotin Leka Bungo dhe Drejtor të Përgjithshëm Alfred Pezën.

Ne do të vijojmë të publikojmë të plota bilancet, faturat, shpenzimet për Festivalin e 62-të të RTSH-së, i cili është bërë me një faturë rreth 600 milionë lekë, ku ka shpenzime totalisht të pajustifikuara përveç zërave abuzivë.
Gjithashtu një investigim po kryejmë edhe për pagesat në lidhje me koncertin e fundvitit ku ka dyshime se ka dhe të tjerë përfitues që janë brenda institucionit të RTSH-së apo anëtarë të Këshillit Drejtues që janë paguar në një konflikt të pastër interesi, por këto u përkasin ditëve në vijim.
Sot, CNA do të sjellë një tjetër material pas këtij mesazhi të publikuar në lidhje me shpenzimet për Festivalin e 62-të, për të cilin përmes disa shkresave zyrtare i jemi drejtuar drejtorit të RTSH-së, zotit Alfred Peza, dhe kreut të Këshillit Drejtues, zotit Leka Bungo, dhe nuk kemi marrë kurrë përgjigje, përkundrazi kemi marrë sulme dhe akuza.
Ne do vazhdojmë të nxjerrim të vërtetat deri në fund, por meqë dikush është fyer apo ofenduar pse në ndonjë shkrim ne kemi kërkuar që t’i hapet dosja e dikurshme dhe në vend që të na jepte autorizimin të hapej dosja dhe të pranonte që dosjet në Shqipëri nuk ishin hapur por ishin zhdukur dhe ende qëndrojnë sekret, zgjodhi të na sulmonte duke thënë se kishte qenë i persekutuar dhe nuk kishte qenë spiun.
Mesazh në lidhje me kolegët e tij, në lidhje me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Në lidhje me Ilir Kekon, një personalitet në RTSH, apo Genc Përmetin, të cilët Leka Bungo thotë se i ka futur në Këshill, Thoma Gëllçi, megjithëse këta janë persona që kanë qenë në Këshill përpara se të vinte Leka Bungo, kanë një kontribut në jetën kulturore artistike të vendit, janë personalitete në fushat e tyre.
E më pas Leka Bungo sulmon në mesazhin e tij edhe drejtorin e Marketingut, të Departamentit Juridik, drejtoreshën e Prodhimit, thuajse të gjithë strukturën e RTSH-së, sepse në atë kohë Leka Bungo kërkonte të ishte drejtori i institucionit, jo ta menaxhonte Thoma Gëllçi.

Kështu ndodhi më pas me Enkelejd Jotin, ndërsa tani ka gjetur qetësi dhe dashuri me Alfred Pezën.
A mundet që një kryetar i Këshillit Administrativ, i cili e mban veten si një personalitet të madh të jetës publike dhe artistike, të bëjë të tilla mesazhe dhe spiunllëqe? Instiga në moshën 80-vjeçare kundër kolegëve në një institucion si RTSH.
Pa folur për mbledhjet të cilat CNA i ka siguruar me audio dhe të zbardhura të Këshillit të drejtuar nga Leka Bungo, që në fakt më shumë sesa një personalitet i jetës publike është pensionisti më i paguar në Shqipëri me pension special të lidhur nga Edi Rama në krye të Këshillit Drejtues të RTSH-së, dikush thotë edhe për meritën e vetme se është babai i Genta Bungos, e cila është dhe anëtare vetting-ut. (LEXO KETU)

Këto i janë dhënë si kocka shpërblimi Leka Bungos pa folur për këto të tjerat që do t’i nxjerrim ditë pas dite.
SMS e cila disponohet nga ne edhe e plotë. Ka dhe të tjera materiale, të cilat nëse zoti Bungo i ka harruar ne po ia sjellim në kujtesë.
Ja cili është mendimi i tij për anëtarët e Këshillit, për drejtorët, por kemi mesazhe dhe komunikime ekskluzive edhe për persona të tjerë, të cilët mendojnë se janë miqtë e Leka Bungos dhe bashkëpunëtorët e tij.
Edhe për Alfred Pezën që në fillim e quante kapter që duhet të dëgjonte gjeneralin. Kuptoni, gjenerali është major kurrizoja, siç i thotë dikush në korridore Leka Bungos.

Ditë pas dite materialet do të publikohen deri në qartësimin e plotë dhe përgjegjësinë penale apo morale ndaj çdo individi në Këshillin Drejtues të RTSH-së, drejtorin e institucionit zotin Alfredf Peza, dhe këdo që abuzon me fondet, që shkel ligjin dhe që e ka kthyer institucionin publik, të paguar nga taksat e shqiptarëve, në harem personal, ku keqmenaxhohen fondet, ku shkelet ligji dhe ku Leka Bungo sillet si spiun duke sharë, sulmuar dhe akuzuar kolegët./ CNA
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, ku ky...
Një këst i mbetur nga një kredi e mëparshme, është shumëfi...
Ankesa e radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, vjen për g...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën k...
Në muajin shtator 2023, Ministri Balla foli publikisht për...
Festivali i Këngës në RTSH ngelet një nga aktivitetet ...
Në 21 qershor, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetu...
Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare”...
Demir Betoja denoncon në emisionin “Stop”, në Tv Klan, se ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim të for...
Festivali i 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ...
Në vitin 2022, kompania koncesionare e inceneratorit të Ti...
Në Tetor 2023, kryeministri Edi Rama, gjatë një shëtitjeje...
Për fëmijët e qytetarit Artan Berisha, i cili nuk regjistr...
Piranjat e kanë nisur sezonin e ri me një investigim të fo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në njësinë nr. 3 në Tiran...
Është sikletosur, mërzitur dhe shqetësuar, shoku Leka ...
Afera e inceneratorëve ka brenda në kontratë të tjera ...
Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe prona...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...