
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës me dherat, ku ndërtuesit detyrohen të paguajnë 4-8 euro për 1m³ dhera.
Gjithashtu, CNA ka theksuar se disa prej tyre nuk paguajnë për dherat por në vend të një pagese kanë lidhur kontrata kleringu dhe japin vila apo apartamente.
Mbrëmjen e sotme, drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi publikoi një kontratë të fimosur nga kompania e “Integrated Technology Services” (ITS) e Klodian Zotos me kompaninë e ndërtimit “Llanaj ndërtim”.
Kontrata mban firmën e Denisa Tollkuçit, administratores së komapnisë së Zotos. Sipas saj, kompania “Llanaj ndërtim” do të lejohet të depozitojë 85 mijë ton dhera pa pagesë në Sharrë, kundrejt shpërblimit me 500 metra katrorë ndërtim, apo apartamente për kompaninë ITS.
Pra, kjo kompani ndërtimi nuk ka paguar për dherat, por në këmbim ka dhënë 500 metra katrorë sipërfaqe banimi.
“Me grupin e ekspertëve pranë PD-së kemi punuar gjatë kësaj jave dhe për tu bërë të ditur shqiptarëve se ku kanë shkuar paratë. Ne kemi 6 muaj që publikojmë çdo ditë dhe çdo javë dokumente të reja në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Thelbi është ku kanë shkuar paratë. Në inceneratorin e Tiranës deri tani janë paguar 130 mln euro për një incenerator që nuk ekziston.
Unë do të publikoj sot për herë të parë, një nga kontratat e nënshkruara mes inceneratorit të Tiranës dhe Klodian Zotos, një kontratë të firmosur në 20 korrik të vitit 2021 mes administratores së kompanisë ITS që është Denisa Tollkuçi dhe kompanisë së ndërtimit ‘Llanaj ndërtim’.
Në thelb kjo kontratë ka që kjo kompani do të lejohet të depozitojë 85 mijë ton dhera pa pagesë në Sharrë, kundrejt shpërblimit me 500 metër katror ndërtim, apo apartamente për inceneratorin e Tiranës, kompaninë ITS.
Kjo kompani nuk ka paguar dherat, por me një kontratë kleringu prej 500 metrash katrorë sipërfaqe banimi.
Bëhet fjalë për këto apartamente. Meqë po kërkojnë se ku janë paratë, unë sot po i tregoj SPAK-ut se ku janë 1 milionë euro prona dhe i ftoj që në përfundim të këtij emisioni të marrin këto dokumente dhe të shkojnë të sekuestrojnë këto apartamente që janë para të shqiptarëve.
Një kompani që është nën sekuestro nga shtetit, ITS, pronari është në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto, si pronar defakto i inceneratorit të Tiranës, por në fakt është prestanome sepse pronarin defakto na e tha Arben Ahmetaj dhe quhet Erion Veliaj, ka sot në pronësi, unë po i tregoj SPAK 7 apartamente me vlerë në total 1 mln euro.
E garantoj SPAK se do të gjejnë kontrata të ngjashme. I garantoj se pothuajse në çdo kullë, disa kulla përfshirë dhe kullën pas bashkisë Tiranë, me urdhër të Mirel Mërtirit dhe Erion Veliajt jepej urdhër të depozitonin dhera pa pagesë, sepse merrnin apartamente pronarët”, theksoi Këlliçi./ CNA









Në muajin shtator 2023, Ministri Balla foli publikisht për...
Festivali i Këngës në RTSH ngelet një nga aktivitetet ...
Në 21 qershor, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetu...
Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare”...
Demir Betoja denoncon në emisionin “Stop”, në Tv Klan, se ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim të for...
Festivali i 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ...
Në vitin 2022, kompania koncesionare e inceneratorit të Ti...
Në Tetor 2023, kryeministri Edi Rama, gjatë një shëtitjeje...
Për fëmijët e qytetarit Artan Berisha, i cili nuk regjistr...
Piranjat e kanë nisur sezonin e ri me një investigim të fo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në njësinë nr. 3 në Tiran...
Është sikletosur, mërzitur dhe shqetësuar, shoku Leka ...
Afera e inceneratorëve ka brenda në kontratë të tjera ...
Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe prona...
Familja Saliko nga Ksamili i dha pronën me qira policit Ar...
Familja Saliko nga Ksamili, e përbërë nga prindërit dhe 4 ...
Një nënë e re me tre fëmijë në Durrës, denoncon në “Stop” ...
Rruga për në Tufinë, në Tiranë, është amortizuar dhe ka da...
Kompanitë private që lidhen me Bashkinë e Tiranës dhe ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...