Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kompanitë private që lidhen me Bashkinë e Tiranës dhe drejtorët e saj, përfitime familjarësh tenderësh e kështu me radhë tashmë nuk janë thjesht dhe vetëm në një hetim nga SPAK-u.
Dihet dosja e famshme “5D”, ku janë përfshirë disa drejtorë kryesorë të kryebashkiakut Erion Veliaj, njerëzit më aktivë të tij dhe mbështetësit në fushatë.
Një hetim i madh që ka filluar me kallëzimin e Mariglen Qatos e ka vazhduar më tej me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, por sot CNA sjell një rast tjetër.
Një rast flagrant të një personazhi që lidhet me ortakëri dhe biznese me shtetasin Sokol Tusha.
Sokol Tusha, sipas të dhënave zyrtare, është vëllai i Taulant Tushës, drejtorit të rëndësishëm të Veliajt, i cili ndodhet pas prangave për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA nga Qendra Kombëtare e Biznesit rezulton se kompania “Jon Construction” e ndërtuar në tetor të vitit 2020 është në pronësi të Sokol Tushës, vëllait të Taulant Tushës, me 66.7 % të aksioneve dhe me 33.3 % të aksioneve të kësaj kompanie zotëroheshin nga shtetasi Thanas Rapo.


Sokol Tusha dhe Thanas Rapo lidhen me shumë skema të tjera dhe biznese për të cilat dyshohet se kanë përfituar tenderë në institucione të ndryshme apo dhe kompani të ndryshme.
Kjo për shkak dhe të influencës dhe lidhjeve me vëllain e tij.
Por në këtë rast ka një tjetër detaj. Kompania është themeluar nga shtetasi Arben Maloku.
Një biznesmen i cili na del se te të dhënat e pikës 15 të njoftuara vullnetarisht në QKB rezulton se kompania “Jon Construction” ka dy e-maile, [email protected] [email protected].


Këtu lind pyetja: Çfarë është adresa e e-mail-it Tirana.al?
Duke hapur faqen e internetit të Bashkisë Tiranë, Tirana.al, rezulton se domain Tirana.al është i Bashkisë së Tiranës.

Të njëjtën gjë konfirmuan burime nga AKEP dhe AKSHI për CNA, se ky është një domain i përdorur nga Bashkia e Tiranës.
Sipas të dhënave të QKB-së, fillimisht ka pasur disa aksionerë ku sipas të dhënave menjëherë me regjistrimin e kompanisë rezulton se aksionerë kanë qenë Arben Maloku dhe Thanas Rapo.
Më pas largohet Arben Maloku, ndryshojnë të dhënat dhe shtetasi Bardhok Lleshi, i cili ka qenë dhe ky aksioner dhe aksionet e këtyre dy personave i merr shtetasi Sokol Tusha.

Të dhënat janë sipas ekstraktit që CNA po publikon dhe lind pyetja: Shtetasin Arben Maloku me adresë në Bashkinë e Tiranës, çfarë e lidh me Bashkinë e Tiranës? Përveçse marrëdhëniet e biznesit me Sokol Tushën, vëllain e Taulant Tushës?
Sepse qartazi në ekstraktin e QKB-së thuhet se Arben Maloku ka vendosur një adresë që është Bashkia e Tiranës.
Sokol Tusha nuk punon në Bashkinë e Tiranës. Në Bashkinë e Tiranës ka punuar si drejtor Taulant Tusha, i cili ndodhet pas hekurave.
Aferat e drejtorëve të Tiranës shkojnë përtej këtyre bizneseve.
CNA do të vazhdojë të publikojë të dhëna të forta në lidhje me drejtorë dhe skemën se si lidhen familjarët e tyre jo thjesht nga dosja “5 D”.
Por komunikime tregtare, aksione, kompani të ndryshme që tregojnë një zinxhir të madh lidhjesh të cilat përfundojnë te Bashkia e Tiranës.
Rasti i Arben Malokut, i cili vendos një adresë e-mail-i në Bashkinë e Tiranës është një nga më flagrantët.
CNA në vijim do të sjellë dokumente të tjera për lidhjen e shumë kompanive dhe njerëzve të zyrtarëve të Bashkisë të Tiranës, të cilët me vajtjen drejtorë, familjarët e tyre i kanë bërë biznesmenë, kanë përfituar kompani, pasuri të paluajtshme e të tjerë dhe gjithmonë në skema del Bashkia e Tiranës./ CNA
Një tjetër rast skandaloz del në dritë për aferën e in...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Në tetor të 2021-shit, transmetuam rastin e zotit Izmir Du...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e 5 nxënësve të klasës s...
Qytetari Brikel Agolli, jeton jashtë Shqipërisë dhe ankohe...
Qytetari Dashnor Domi tregon se ka përfunduar shkollën e n...
5 drejtorë të bashkisë së Tiranës së Erion Veliajt jan...
Megjithëse kohët e fundit është ndërmarrë një nismë ligjor...
Ankesa e radhës vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldin...
Jemi në lagjen Kushtrimi, në Vlorë, për denoncimin e zotit...
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Tema” në fshatin Ku...
Një qytetar i drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan treg...
Qytetari Fisnik Pulaj, 79 vjeç, zotëron dy certifikata pro...
Historia e Gazmir Muçës, është njëra prej atyre, që dëgjoj...
Në këtë pjesë të emisionit “Stop” solli rrëfimin e një pa...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka denoncuar këtë t...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në lagje...
Në 16 dhjetor 2023 gjykata e shkallës së parë Shkodër shpa...
Në një dalje televizive, në emisionin “Opinion” te ...
Lidhur më rastin e konfliktit verbal e fizik të mësueseve ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...