Dokumenti - Baton Haxhiu, “doktor” i marketingut të plehrave
Në një dalje televizive, në emisionin “Opinion” te ...

Në 16 dhjetor 2023 gjykata e shkallës së parë Shkodër shpalli fajtor Bardhok Pulajn, ish-drejtor i DRAP, drejtor shkolle në Gjadër-Lezhë, për veprën penale “shpërdorim detyre”. Por Pulaj vijon punën si drejtor në shkollë.
Emisioni “Stop” në Tv Klan u interesua në DRAP, ku mësoi që nuk kanë dijeni për këtë vendim, të cilin do ta zbatojnë duke pezulluar Bardhok Pulajn.
Gazetarja: Ju nuk keni asnjë lloj dijenie për procesin gjyqësor?
Juristja DRAP Lezhë: Asnjë lloj dijenie dhe as nuk jemi palë. DRAP-i nuk është palë.
Gazetarja: Në kushtet kur ne ju vëmë në dijeni që ka një vendim gjyqësor për këtë drejtues, a duhet të kishim pezullim?
Juristja DRAP Lezhë: Atëherë, në qoftë se në institucion, te zyra e protokollit, po flas, vjen nga gjykata apo një shtetas, patjetër, që DRAP-i duhet të vijojë pastaj me çfarë parashikon legjislacioni në fuqi.
Gazetarja: Çfarë parashikon në këto raste?
Juristja DRAP Lezhë: Eshtë ligji 69 i ndryshuar, ka vendimarrje të kësaj natyre dhe është marrë një masë sigurimi, vijohet me pezullimin e marrëdhënieve financiare të këtij shtetasi dhe të detyrës deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga ana e gjykatës.
Por nuk mbarojnë me kaq shkeljet në DRAP Lezhë. Tek burimet njerëzore është akoma Pashk Alia me shkollim Ekonomi Agrare. Drejtoresha Blediana Nika, e shkollës “Jordan Misja” në Shkodër, është marrë nga rruga dhe është bërë drejtoreshë. Shkelje tjetër është sistemi i pikëzimit me 115 pikë, kur pikët maksimale do të ishin 50.
Emisioni “Stop” shkoi në DRAP Lezhë për të takuar drejtuesin Hasan Muça, por arriti të kontaktonte me të vetëm përmes celularit.
Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Alo! Mirë! Si kalove ti? Tani unë jam në Kukës, se kam analizën.
Gazetarja: Kur do mund të lëmë një takim, të vij unë dhe të kem nderin të takohemi nga afër.
Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Të lutem motra ime, në bazë të Ligjit për Informimin, më bëni një kërkesë dhe unë jam i detyruar, që t’ju kthej përgjigje brenda afateve kohore.
Gazetarja: Ashtu siç jeni i detyruar edhe të më prisni në një takim.
Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Ju lutem më bëni kërkesën, sipas ligjit për të drejtën e informimit dhe unë do ju kthej përgjigje!
Gazetarja: Drejtor, jeni i detyruar të më prisni në një takim që unë po e kërkoj.
Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: E nderuar! Më bëni kërkesë dhe unë do ju kthej përgjigje!
Gazetarja: Jo, nuk dua të bëj kërkesë, dua takim me ju!
Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Të lutem, bëj kërkesën!
Gazetarja: Nuk bëj kërkesë, dua takim.
Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Domenikë! Tani po futem në takim!
Gazetarja: Takim të mbarë!
Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Të përshëndes, më bëni kërkesën ju lutem, unë do përgjigjem!
Gazetarja: Jo, s’ka kërkesë.
Ndriçim Mehmeti, ekspert i çështjeve të arsimit, i konsideron të paprecedenta dhe në paligjshmëri të thellë shkeljet në DRAP Lezhë e i bën thirrje KLSH-së të shkojë për kontroll në këtë institucion.
Ndriçim Mehmeti: Me një fjalë quhet paligjshmëri e thellë, e paprecedentë dhe e pakrahasueshme me rastet që ju keni… E para njëherë, një drejtor shkolle jo me vendim të shkallës së parë, por sikur të kishin nisur hetimet, ai do të pezullohet, do të kërkonte vetë vetëpezullim. E dyta, merret një drejtues shkolle që nuk ka asnjë përvojë në arsim ndërkohë që nga njëra anë trumbetohet që ne do marrim më të mirët, tani sundon meritokracia, vendosën vetë shkollën e drejtorëve, vendosën vetë disa kritere si do bëhej drejtor dhe i shkelën me këmbë. Nuk ka pikë. Pikët janë 50. Nuk ka 115. Po ashtu ka kritika të forta dhe ka dyshime të forta edhe për disa burime të tjera kështu që tani nuk ngelet asnjë gjë tjetër përveçse atje të shkojë Kontrolli i Lartë i Shtetit sepse Ministria e Arsimit i di, dhe institucionet e tjera, dhe t’i vënë pikat mbi “i”./tvklan.al
Në një dalje televizive, në emisionin “Opinion” te ...
Lidhur më rastin e konfliktit verbal e fizik të mësueseve ...
Në 21 Nëntor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan...
Elva Margariti, ndonëse është shkarkuar si ministre e ...
Mbrëmjen e djeshme, gazetari Elvi Fundo nxori dokumente dh...
Gazetari Elvi Fundo ka denoncuar se si institucionet shtet...
Gazetari Elvi Fundo ka treguar shitjet e paligjshme të aks...
Afera e inceneratorit të Tiranës ka një vlerë totale t...
Në ditët e para të janarit pagesat e thesarit të shtet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi aku...
Në emisionin “Stop” në Tv Klan, është trajtuar rasti i një...
Deputeti Luan Baçi ka shpjeguar shkurt aferën në incen...
Ku shkuan 60 milionët e përfituara nga inceneratori i ...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar pronarin ...
Një familje që zotëronte një shtëpi 3-katëshe në Tiranë ës...
Një qytetar nga Fieri i është drejtuar emisionit “Stop” në...
Afera e inceneratorëve është një nga çëstjet që denonc...
Sot në mesditë mediat kanë njoftuar se ish-zv.kryemini...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8...
Udhëzimi numër 30 i Ministrisë së Arsimit thotë se në zona...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...