
Sot në mesditë mediat kanë njoftuar se ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt i është hequr pasaporta diplomatike.
Ky reagim i qeverisë ka ardhur menjëherë pas njoftimit që ka bërë gazetari Çim Peka se ditën e enjte në mbrëmje, në Syri TV do të transmetohet intervista ku ka folur Arben Ahmetaj për kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ka ngritur akuza, ka zbuluar të vërtetën e tij me inceneratorët dhe marrëdhëniet e politikës e qeverisë me oligarkët.
Sipas raportimit të bërë sot në media menjëherë pas lajmërimit të intervistës nga Çim Peka, qeveria ka njoftuar se i ka hequr pasaportën diplomatike Ahmetajt.
Në fakt, ky përbën një skandal.
Së pari, sepse Ahmetaj ka rreth 7 muaj në arrati dhe SPAK ka ngritur një akuzë ndaj tij ndërkohë ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi që qeveria për gati 7 muaj nuk ia hoqi pasaportën diplomatike?
Në rast se pasaporta diplomatike Arben Ahmetajt nuk iu hoq menjëherë pas arratisë, lind pyetja, pse iu la kaq muaj?
Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Jashtme për CNA, pasaporta diplomatike për zyrtarët e lartë mbahet deri në 3 vjet pas përfundimit të mandatit, ndërsa zotit Ahmetaj i është hequr menjëherë pasi atij i është hequr edhe mandati i deputetit dhe është zëvendësuar nga Parlamenti.
Ky ka qenë argumenti që i ka dhënë CNA-së një zë zyrtar, por ligji thekson se pasaporta mund të mbahet edhe 3 vite pas humbjes së mandatit.
Nga ana tjetër, heqja e pasaportës diplomatike ka ardhur vetëm ditën e sotme, pas njoftimit të bërë nga gazetari Çim Peka se do të ketë një intervistë me Arben Ahmetajn, të realizuar disa ditë më parë.
Gjithashtu një skandal më vete është fakti se pse qeveria nuk ia hoqi pasaportën diplomatike Arben Ahmetajt në momentin që ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, por ia la disa muaj dhe sot pas daljes në intervistë i hiqet pasaporta.
Në rast se Arben Ahmetaj nuk do të fliste s’do ia hiqnin pasaportën?
Pra, në të dyja rastet Ministria e Jashtme përfshihet në skandal.
Së pari, i ka dhënë mundësinë Ahmetajt të lëvizë me pasaportë diplomatike për rreth 7 muaj dhe së dyti ia heq sapo ai flet./ CNA

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8...
Udhëzimi numër 30 i Ministrisë së Arsimit thotë se në zona...
Mimoza Bidaj, prej 39 vitesh ka punuar në kopshtin e Rrogo...
Lefterie Bushi, një e moshuar, që prej vitesh jeton në Ita...
Iris Ago, drejtoresha e komanduar e QKB-së, ka filluar...
Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrat...
Prej disa javësh, emisioni “Stop” ka investiguar mënyrën s...
Habeas corpus Infosofti palos 250 mijë euro në vit për të...
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar emisioni “Stop” në...
Senatori amerikan, Bob Menendez, është përfshirë në një sk...
Ligji për investimet strategjike i miratuar nga viti 2015 ...
Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11...
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin p...
Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo,...
Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara ka ri...
Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit ...
Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në...
Policia e Shtetit denoncoi dje një skemë mashtrimi nëpërmj...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...