“S’ka sjellë përgjigje Kadastra”/ Noterja mashtronte qytetaren: Ato lekë janë mundi i tre brezave!
Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11...

Ligji për investimet strategjike i miratuar nga viti 2015 vazhdimisht ka marrë shtyrje duke u argumentuar me rritjen e interesit për Shqipërinë, por së fundmi ky afat është kërkuar të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2027.
Deputeti Eduard Shalsi njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat ka dorëzuar një propozim ku përveç afatit ka sugjeruar edhe ndryshime të tjera të lidhura me vlerat minimale të investimit dhe punësimit që duhet të përmbushin projektet që përfitojnë nga ky ligj.
Referuar relacionit që shoqëron projektin thuhet se në total nga viti 2016 e deri më sot të paktën 88 projekte investimi kanë kërkuar që të përfitojnë statusin e investimit apo investitorit strategjik. Nga këta 40 prej tyre e kanë përfituar atë ndërkohë që 14 projekte janë refuzuar dhe 34 janë në fazë vlerësimi.
“Pjesa me e madhe e këtyre projekteve janë në sektorin e turizmit ose turizëm i integruar. Duke qene se interesi i subjekteve është ende shumë i lartë për këtë pakete ligjore dhe fluksi dhe stoku i investimeve te huaja ne vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10 vjeçarin e fundit, me qëllim shmangien e krijimit të këtij boshllëku ligjor, si dhe të pasojave që mund të krijohen prej tij, është menduar zgjatja e afatit të paraqitjes së kërkesave deri në datën 31 dhjetor 2027”, thuhet në relacion.
Ligji për investimet strategjike parashikon masa mbështetëse, nxitëse apo lehtësuese për projekte që parashikojnë vlera të konsiderueshme investimi apo sjellje të markave ndërkombëtare.
Sipas ligjit aktual vlera minimale e një projekti të propozuar për të marrë status potencial strategjik është 30 milionë euro ndërkohë që për procedurë të veçantë 50 milionë euro.
Propozimi i ri i ardhur nga deputeti i mazhorancës është që të rritet kjo vlerë investimi ku ajo minimale e një projekti të propozuar për t’u kualifikuar si investim potencial strategjik të jetë mbi 50 milionë euro, në sektor ose të krijoje minimalisht 300 vende pune.
Ndërkohë që nëse subjekti synon procedurën në sektor, vlera e investimit të jetë e barabartë ose më e madhe se 100 milionë euro ose investimi të krijoje minimalisht 500 (pesëqind) vende te reja pune.
Një tjetër element që synohet sipas relacionit është ajo sa i takon vlerësimit të projekteve dhe ndjekjes së zbatimit të tyre.
"Njëkohësisht propozimi për ndryshime synon edhe rritjen e përgjegjshmërisë së vlerësimit të këtyre projekteve duke detajuar procedurën e vlerësimit, ndarjen e përgjegjësive, si dhe në ndryshimet e ligjit përcaktohen dhe kushtet për monitorim kontrate/marrëveshje dhe shfuqizim statusi në rast mosplotësimi të kushteve të dakordësuara më parë”, thuhet në relacion./ Monitor.al
Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11...
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin p...
Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo,...
Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara ka ri...
Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit ...
Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në...
Policia e Shtetit denoncoi dje një skemë mashtrimi nëpërmj...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar ...
Qeveria ka vendosur të fshehë raportin për ecurinë e konce...
Në fund të dhjetorit trasmetuam rastin e qytetarit Edmond ...
Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lez...
Lidhur me agresionin e qenve endacakë ndaj shtetases Flutu...
Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kisht...
Një tjetër skandal vjen i denoncuar pranë redaksisë së CNA...
Prej 3 vitesh autoambulanca e Njësisë Administrative Gjori...
Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar që ka bler...
Ditën e djeshme, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transme...
Sipas tyre, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e K...
Ditën e djeshme transmetuam problematikën e gjyqtarit të V...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...