Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Sipas tyre, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e Klosit dërgoi në atë fshat 80 kuintalë me çimento, që do të përdorej për rregullimin e rrugës. Por, pas zgjedhjeve, mjetet dhe punonjësit e bashkisë nuk ndërhynë. Rruga është e amortizuar, nuk është vënë dorë asnjëherë.
Gjithë baltë dhe shumë e ngushtë. Të moshuarit, fëmijët, njëri prej të cilëve 6 vjeç nuk flet dhe ecën, kalojnë në atë rrugë për në shkollë, spital apo për fizioterapi. Kryetarja e Bashkisë së Klosit, Valbona Kola, pranon në bisedë me banorët se çimentoja është dërguar nga bashkia. Ndërkohë, e pyetur nga Fiksi e mohon, duke pohuar se është ulur në karrigen e kryetarit në qershor 2023.

Pas ankesës, grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Rripë, në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, pas një informacioni se një lagjeje e këtij fshati s’ka rrugë. Një banor thotë se para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, Bashkia e Klosit dërgoi në atë lagje 80 tonë me çimento, si “premtim” për bërjen e asaj rruge. “Çimenton e kanë sjellë në maj 2023. Ajo do përdorej për rrugën, por tani ka ngelur në qiell të hapur. Për këtë kujdesej vëllai im, por ai iku në Greqi dhe tashmë kanë ngelur në mëshirë të fatit” tregon banori.
Bashkë me banorët, grupi i Fiks Fare përshkojnë rrugën që duhej të shtrohej. Ajo ishte gjithë baltë. Madje, në një pjesë një banor ka vendosur tabelën “pronë private, kaloni 30 m djathtas”. Rruga që orienton banori është akoma më e ngushtë, malore dhe dishezë. Tepër e vështirë për të kaluar.

Gazetarët dhe banorët kalojnë me shumë vështirësi në atë rrugë. Ndërkohë që rruga vështirësohet akoma në afërsi të lagjes. Grupi i Fiks Fare përballet me baltën dhe gjithçka tjetër. Aq sa në një moment, gazetari rrëshqet dhe përveç baltës, dëmton edhe mikrofonin.
Pas peripecisë për të kaluar, me mikrofon të dëmtuar dhe gjithë baltë, grupi i Fiksit shkoi në atë lagje. Biseduan me banorë të ndryshëm, të cilët thanë se kalimi në këtë rrugë është i vështirë. “E patë edhe vetë sa e vështirë është. Ne kalojmë vetëm me çizme.

Po të jesh i moshuar apo i sëmurë, si do të kalosh” thotë ai. Më pas tregon se rruga është premtuar me dhjetëra herë, por asnjëherë nuk është bërë. “Aq sa po largohen të gjithë”, thotë i moshuari. Një tjetër pohon se kanë sjellë materiale ndërtimi, por sërish nuk janë përdorur. Qoftë si neglizhencë apo edhe si pasojë e konflikteve të pronësisë. “Këto duhet ti zgjidhë shteti. Të kompensojë dhe të kemi një rrugë”,thonë ata.
Më pas, Fiksi shkon në një banesë, duke intervistuar një të moshuar. “Jam 63 vjeçe dhe kujdesem për një 6 vjeçare e cila nuk ecën dhe nuk flet. Shikoni gjendjen. Si ta çojmë në spital?! I kanë thënë për fizioterapi, por s’kemi rrugë ku të kalojmë” tregon e moshuara.

Pas kësaj problematike, një prej banorëve shkon në Bashkinë e Klosit dhe takon kryetaren e Bashkisë Valbona Kola. Ai i thotë se çimentoja që kanë sjellë është dëmtuar. Kryetarja thotë “si ka mundësi”, teksa është në dijeni të atij materiali. Më tej shkon edhe nënkryetarja, duke biseduar se si u prish çimentoja, pasi janë plot 80 kuintalë.
Pra, kanë dijeni të plotë që ai material ka shkuar para zgjedhjeve lokale të vitit 2023. Më pas, Fiksi shkon gjithë baltë në Bashkinë e Klosit. Gazetarët i tregojnë kryetares për vështirësinë e atyre banorëve për të kaluar. Kryetarja pranon se rruga është gjithë baltë, tepër e vështirë për të kaluar. Madje, ajo si mjeke thotë se është e patolerueshme që në 2024 mos të ketë rrugë. Pohon se ka pasur disa probleme pronësie, pasi një banor pretendon pronësinë e rrugës.

Fiksi e pyet kryetaren për çimenton. Ajo thotë se nuk ka dijeni. Madje shton se detyrën e ka marrë në muajin qershor 2023, ndërkohë që çimentoja shkoi në maj 203 gjatë fushatës. Tregon se mund ta kenë çuar edhe banorët. Por, në kamer të fshehtë, kryetarja e dinte shumë mirë për çimenton “elektorale”!/ tch
Ditën e djeshme transmetuam problematikën e gjyqtarit të V...
Një tjetër padi po përgatitet për Carlo Bollinon, pas ...
Një qytetar shqiptar, i cili punon dhe jeton në një vend e...
Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një gruaje të divorcua...
Gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj, ka shumë probleme përsa...
Një biznesmen jo i panjohur për opinionin publik, Isuf...
Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike janë hapur 4 k...
Lëvizja Bashkë dje ka filluar publikimin e disa të dhë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sarandës,...
Një padi në SPAK mund të dërgojë në burg ish-ministren...
Të dielën e 25 gushtit 2019, Fluturimi izoloi soletën ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Ma...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fshati Kuç Buronjë i Himarës nuk ka ujë të pijshëm, edhe p...
Një zonjë është drejtuar në “Stop” pas presioneve e kërcën...
Thirrjet e vazhdueshme që Mirel Mërtiri të bëhet i pen...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton mbrëmjen e sotme rast...
Një denoncim i fortë është bërë këtë të hënë për kryeb...
Mimoza Gjika është pajisur me certificate vdekjeje në 30 t...
Në lagjen 5 në Durrës, në bllokun e banimit, ndodhet një l...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...