
Një padi në SPAK mund të dërgojë në burg ish-ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila tashmë mban detyrën si ministre e Bujqësisë.
Bëhet fjalë për padinë që lidhet me përfitimin e pronës shtetërore 4021.5 m² tek "ish-Reparti i Orëve", në Tiranë, nga botuesi i Rilindjes, Carlo Bollino.
Në padinë e Partisë Demokratike, të dorëzuar ditën e djeshme në SPAK, renditen 10 akuza penale dhe një prej personave të kallëzuar është edhe ish-ministrja.
Sipas padisë së zbardhur nga CNA, Ministria e Financave, e cila drejtohej nga Anila Denaj, shpalli fitues të dhënies me qira për pronën shtetërore Carlo Bollino-n në korrik të 2019-ës.
Më pas, Denaj i propozoi Këshillit të Ministrave që botuesi shërbëtor i Ramës të mos paguante 6.300 euro qira, por ta përfitonte atë me vetëm 1 euro dhe në tetor u pranua propozimi i saj.
Qeveria me disa VKM njëra pas tjetrës i dha Bollino-s të drejtën e qiramarrjes për katin 2 të godinës, më pas vendosi që dogina të prishej dhe në fund ndryshoi objektin e kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte.

Për të mbuluar shpërdorimin e pasurisë publike, sipas kallëzimit të PD-së, Këshilli i Ministrave është angazhuar sërish për të plotësuar aktet rregullatore, në kushtet kur objekti i qiradhënies nuk ekzistonte më.
“Konkretisht me propozim të zonjës Anila Denaj, Këshilli i Ministrave, miraton VKM nr. 589 datë 22.07.2020, përmes të cilës ndryshon Nenin 2 të kontratës së qirasë.
Pra Neni 2 “Qëllimi i Përdorimit” dhe pika 5.7 e nenit 5 “Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit”, fjalët “rikonstruksion total” zëvendësohen me “rikonstruksionin minimalisht të totalit”.”, thuhet në faqen 10 të padisë.
Procedura e radhës është marrja në dorëzim e pronës nga Ndërmarrja Industriale në datën 06.05.2019, por vendimi për qiradhënien nuk kishte dalë akoma nga Ministria e Financave.
Në padi theksohet se “me kërkesë të Ministres Denaj Ndërmarrja Industriale është detyruar të ndryshojë datat dhe protokollin e vendimit të Këshillit Drejtues”.
Sipas kallëzimit, gjatë periudhës mars-maj 2020, Ndërmarrja Industriale Nr.1 dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë ndërmarrë disa veprime për të nxjerrë jashtë përdorimit godinat e marra me qira nga shoqëria “MTSC”, në pronësi të Bollino-s.
Në 10 qershor të 2020-ës, Denaj i kërkon Agjencisë së Zhvillimit të Territorit që t’i japë leje ndërtimi Bollino-s, në mënyrë që të ndërtojë godinën e televizionit në pronën e përfituar.

Në padi theksohet se: “Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AZHT dhe subjekti “MTSC” kanë bashkëpunuar MIDIS TYRE, për te reklamuar fakte e rrethana të pavëreteta, me qëllim falsifikimin e dokumentacionit, për të justifikuar jo vetëm plotësimin e dosjes për tu pajisur me leje ndërtimi, por për të arritur qëllimin kriminal dhe kryesor, përftimin prej Carlo Bollino-s, të pasurisë shtetërore truall.”
Në bazë të fakteve të sipërmendura, demokratët kanë paditur ish-ministren e Financave, duke bërë që ajo të rrezikojë burgun.
Nëse hetimet e SPAK-ut vërtetojnë akuzat e Partisë Demokratike, atëherë Denaj me shumë gjasë nuk do të mund t’u shpëtojë dot prangave.
Kjo pasi ish-ministrja e Financave mund të akuzohet për “shpërdorim detyre”, “falsifikim të dokumenteve”, "shkelje të bazazisë së pjesëmarrësve në tenderë dhe ankande publike”, e shumë tjera.
Tashmë kjo padi është në duart e SPAK-ut dhe i mbetet këtij institucioni nëse do të vërë para drejtësisë Denajn dhe zyrtarët e ish-zyrtarët e tjerë të Rilindjes për shërbëtorin mediatik të Ramës, Carlo Bollino-n./ CNA












Të dielën e 25 gushtit 2019, Fluturimi izoloi soletën ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Ma...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fshati Kuç Buronjë i Himarës nuk ka ujë të pijshëm, edhe p...
Një zonjë është drejtuar në “Stop” pas presioneve e kërcën...
Thirrjet e vazhdueshme që Mirel Mërtiri të bëhet i pen...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton mbrëmjen e sotme rast...
Një denoncim i fortë është bërë këtë të hënë për kryeb...
Mimoza Gjika është pajisur me certificate vdekjeje në 30 t...
Në lagjen 5 në Durrës, në bllokun e banimit, ndodhet një l...
Altin Dedej, një qytetar nga Lushnja, tregon se në shtator...
Përmbaruesi Pjetër Caka e mashtroi gjatë qytetarin Skënder...
Skënder Arapi në vitin 2014 tregon për emisionin “Stop” në...
Detaje të reja kanë dalë nga portugezi Ruben Saraiva, ...
Abuzimi dhe skandalet me “check up”-et kanë qenë shpesh pj...
Eksponentët e krimit kanë shtrirë tentakulat e tyre në pol...
“Check up”-i, një koncesion që po hetohet nga SPAK-u, i sh...
Pas skandalit dhe investigimit të skemës merimangë të ...
1 miliard euro janë vjedhur nga 3 inceneratorët, ndonëse n...
Prej disa kohësh një nga çështjet më të diskutuara në treg...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...