
1 miliard euro janë vjedhur nga 3 inceneratorët, ndonëse në Elbasan inceneratori i ri është në remont, në Fier nuk ekziston pasi mungon gati 10% e investimit dhe në Tiranë nuk funksionon.
Ndonëse afera thellohet dita-ditës, shumë media janë vënë në shërbim të njerëzve të inceneratorëve, duke u bërë “mercenare” të tyre.
CNA ka nxjerrë emra, individë, fakte dhe kontrata të njerëzve të medias të përfshirë në bashkëpunim, të paguar nga afera e inceneratorëve.

Në krye të “bandës” së mediave të inceneratorëve është “Top Channel” i Vjollca Hoxhës, kjo e fundit për tri vite ishte në ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton e inceneratorëve.
CNA ka raportuar faktet që vërtetojnë ortakërinë e Vjollca Hoxhës me inceneratorët nëpërmjet dy kompanive, fillimisht me "Em Capital Group", dhe më pas me kompaninë “Kudo Pay”.
Kujtojmë se “Em Capital Group”, i krijuar në Bullgari, me aksionerë pronarët e inceneratorëve, bleu 51 për qind të aksioneve të “Valtelina Kafe” për 2.2 milionë dollarë dhe pas tri vitesh njerëzit e inceneratorëve të shpallur në kërkim i kthyen Vjollca Hoxhës, të njëjtat aksione.
Në kompaninë, “Kudo Pay”, Vjollca Hoxha dhe Stela Gugallja e cila është në kërkim, janë aksionere, e thënë ndryshe janë ortake.
Dhe ishte pikërisht “Top Channel”, media e Vjollca Hoxhës, televizioni kryesor në vend që ka bërtitur me të madhe “rrofshin inceneratorët” dhe ka luftuar deri te plehrat e Porto Romanos dhe jo vetëm.
CNA ka zbuluar milionat që merr çdo muaj ky televizion kombëtar dhe këto i ka faktuar me fatura.
“Top Channel” ka marrë prej vitesh para nga ortakët e Vjollca Hoxhës dhe vijon të marrë pagesa edhe në ditën e sotme.



Endrit Habilaj është një nga “kamikazët” e korrupsionit të inceneratorëve.
“VOX TV”, “Infinit Communication”, dhe “SHQIP", janë tri kompani që kanë administrator Endrit Habilajn dhe bashkëshorten e tij Uarda Habilaj.
Më të tria këto kompani, Endrit Habilaj ka marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Me anë të kompanisë "VOX TV", ai ka marrë 979 949 lekë të rinj, në pak muaj të vitit 2021.
Nëpërmjet kompanisë “Infinit Communication”, Endrit Habilaj, ku është ortak me Ornela Pangon, ka marrë 1 774 872 lekë të rinj, vetëm me 4 fatura në vitin 2021.

Nëpërmjet "SHQIP", të kamufluar në emër të bashkëshortes Uarda Habilaj, Habilaj ka marrë rreth 20 mijë euro në 5 fatura të vitit 2021.
Në total për vitin 2021, Habilaj është paguar nga inceneratorët 2 847 079 lekë.

Habilaj, të cilin e dëbuan nga “Top Channel” dhe e akuzuan për gjobaxhi, ka kryer disa udhëtime në Vjenë për të takuar Mirel Mërtirin. Gjithashtu ka pasur udhëtime të shpeshta edhe në Athinë.

Irfan Hysenbelliu dhe kompanitë e tij mediatike rezultojnë të jenë paguar qindra milionë lekë nga kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
CNA ka publikuar fatura që tregojnë se “Focus Media News” sh.p.k., K21909002K, ka marrë pagesa sistematike nga kompanitë e inceneratorëve.
Sipas ekstraktit zyrtar, “Focus Media News”, ka ortak të vetëm me 100% të kapitalit “Focus Group”, grupin mediatik të Irfan Hysenbelliut.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se në shtatë muajt e vitit 2021, nga janari në korrik, Irfan Hysenbelliu është paguar në një total, rreth 91 milionë lekë vetëm në 7 muaj të vitit 2021.

“Focus Media News” e Irfan Hysenbelliut ka marrë pagesa sistematike nga kompanitë e inceneratorëve.
Një nga mediat e paguara nga kompanitë e inceneratorëve është edhe ajo e familjarëve të Irfan Hysenbelliut, “Fax Media News”, pra “Fax TV” dhe “Fax News”.
Kjo kompani “Fax Media News”, sipas ekstraktit të QKB rezulton me 90% të aksioneve në pronësi të KEDO GROUP, e cila është në pronësi të familjarëve të të ndjerit Kasëm Hysenbelliu, vëllai i Irfan Hysenbelliut.
Kedo Group ka aksionerë trashëgimtarët e Kasëm Hysenbelliut, konkretisht bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Sipas të dhënave zyrtare “Fax Media News”, është paguar sistematikisht nga kompanitë e inceneratorëve. Vlera mujore është rreth 11 mijë euro. Kjo pagesë është kryer zyrtarisht.

CNA ka publikuar të dhëna për të paktën 7 fatura të vitit 2021, vlera e të cilave shkon mbi 90 milionë lekë.

Carlo Bollino dhe mediat e tij paguhen prej vitesh nga pronarët e inceneratorëve me shuma që në total kalojnë qindra milionë lekë.
Ai e ka firmosur kontratën me njerëzit e inceneratorëve më 1 shkurt të vitit 2021, pak kohë para zgjedhjeve parlamentare.
Sipas kontratës të bërë publike nga CNA, pagesa për Carlo Bollino-n ka qenë 12,720 euro për dy muaj.
Madje në një e-mail komunikimesh mes Klodian Zotos dhe Julia Muçës së Stela Gugalljës del se televizioni “Report TV” ka kërkuar buxhet shtesë për fushatën e 2021-shit dhe me konfirmimin e Zotos ka marrë 10.600 euro.
Pagesa e dy muajve ka qenë një transfertë e vetme, pasi pagesat për “MTSC” kanë qenë të vazhdueshme.
CNA ka publikuar më parë dokumente që tregojnë se Bollino ka marrë pagesa në muajin shkurt 2021 prej 5200 eurosh, në muajin mars 2021 prej 5200 eurosh, në korrik 2021 prej 5100 eurosh, në prill 2021 prej 5200 eurosh, në maj 2021 prej 5200 eurosh dhe në 29 qershor 2021 prej 5200 eurosh.

Këto pagesa, të justifikuara si reklama, nuk janë gjë tjetër veçse për shërbimet që Bollino u ka bërë inceneratorëve, duke na i reklamuar si të bukura dhe funksionale.

Baton Haxhiu është paguar me mijëra euro për një media që në fakt nuk ekzistonte në momentin e pagesës dhe në një periudhë mjaft problematike.
Kontrata dhe pagesat u kryen ndërkohë që po zhvillohej komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët dhe pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
CNA ka publikuar më parë kontratën e firmosur nga 1 shkurti deri në 1 gusht 2021. Sipas saj, Baton Haxhiu është paguar për median e tij 442.800 lekë në muaj për një reklamë në ëeb-in e tij thuajse anonim “Albanian Post”.
Këto në fakt janë vetëm disa nga mediat që marrin para për të mbuluar një aferë.
Dosja e mediave, të cilat kanë lidhur kontrata dhe janë paguar nga inceneratorët është mjaft e madhe. Në këtë listë është edhe gazeta “Mapo”, e cila është një pagesë simbolike në krahasim me ato që kanë ngrënë “peshkaqenët” e medias Baton Haxhiu, Carlo Bollino, “Top Channel”, Irfan Hysenbelliu, “Fax News” dhe të tjera portale e media në Shqipëri./ CNA

Prej disa kohësh një nga çështjet më të diskutuara në treg...
Dy vjet pas bllokimit të makinës në Qafë-Thanë dhe mbajtje...
Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë n...
Emisioni Fiks Fare trajtoi rastin e nxënësve të shkollës 9...
Disa ditë më parë u publikua letra e shefit të policis...
Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet për abuz...
Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej v...
Në 24 Tetor 2023, “Stop” transmetoi denoncimin e një qytet...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPA...
Për problemin e qytetarit Robert Çaushi me ndërtuesen ...
Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv ...
Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në ve...
Mirel Mërtiri, kapobanda e inceneratorëve, ka bërë një...
Emisioni “Stop” në Tv Klan e përsëriti disa herë eksp...
Dy vjet më parë, ish-ministrja e Financave Delina Ibra...
Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
Këtë të diel është ngritur sërish droni në landfillin e Sh...
Dje gazetari Çim Peka njoftoi se ditën e hënë do të ke...
“Kompania Anamark zotërohet 100 për qind nga Klodian Allaj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...