
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPAK-ut në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha ngriti pretendimet se fshehu dokumentet për pronën ku u vendos klubi Partizani.
Sipas tij, toka nuk ishte shpronësuar nga italianët, por ishte rekuizuar.
“Ju, siç është bërë e ditur, e dini se Taulant Bego Yaris dhe Edi Rama dorëzuan tri vite më parë në Skapin e partisë dosjen për klubin Partizani, me akuzën se kjo pronë ku vendosej klubi ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane.
Mirëpo gënjeshtra siç thotë populli, i ka këmbët e shkurtra. Fletoret Zyrtare të asaj periudhe që gjenden 'online', faktojnë se ky është një mashtrim, një shpifje, një trillim.
Territori ku është ndërtuar klubi Partizani nuk ka qenë kurrë i shpronësuar, por me dokumentet e nënmbretit Jakomoni, ka qenë i rekuizuar. Rekuizicioni është një kategori krejt tjetër, në të cilën shteti- sepse Italia paraqitej si shtet këtu- pra Jakomoni, ka dekretin e fundit të tij të publikuar në këto fletore, të 30 qershorit të vitit 1943, në të cilin thotë për zonën 3 dhe 4, rekuizimi i tyre shtyhet edhe për 6 muaj.
Çfarë ishte rekuizimi? Rekuizimi ishte bllokimi i pronës, mundet ose jo të të jepte një qira, por ti nuk mund ta përdorje për asgjë atë pronë derisa të shpronësohej ose t’i rikthehej pronarit.
Pra, janë të gjitha dokumentet që faktojnë se toka ka qenë e rekuizuar, çka rrëzon çdo insinuatë se kjo ka qenë tokë e shpronësuar dhe e shpërblyer nga pushteti i atëhershëm, okupatori italian.
Pse i kanë fshehur tani? I kanë fshehur sepse mbi bazën e këtyre fletoreve, këtyre dokumenteve zyrtare, Jamarbër Malltezi ka paditur në Skap për kallëzim të rremë, Taulant Ballën.
Natyrisht Skapi nuk mund të ekspozonte këto dokumente sepse do t'i duhej të hapte çështje penale ndaj Taulant Ballës”, u shpreh ai.
Kryedemokrati ngriti akuzat se SPAK-u ka fshehur gjithashtu kontratën e familjes Begeja me kompaninë ndërtuese në vitin 2007.
“Tani vijmë te skandali i tyre i madh, ndërrimi i destinacionit.
Cilido që njeh doktrinën e qeverisjes vendore, e territorit dhe urbanistikës, e ka të qartë se këto të gjitha janë kompetenca dhe atribute strikt të qeverisjes vendore. Janë strikt të qeverisjes vendore.
Nuk mundet kurrë qeveria të marrë një pronë nga bashkia dhe t’i ndryshojë destinacionin ose ta përdorë për qëllimet që ajo do. Është bashkia që vendos për fatin e pronave në territorin e saj.
Në këtë kontekst, Edi Rama, ndonëse kjo pronë ishte e regjistruar në regjistrat e ushtrisë, ai vendos në kohën kur nuk u ishte kthyer pronarëve akoma, vendos ndryshimin e destinacionit, një pjese të saj, nga sportive në urbane, në zonë ndërtimesh.
Edi Rama këtë vendim e merr me datën 8 qershor të vitit 2006. Mundësia ose pamundësia e qeverisë për të ndërhyrë në planet e qeverisë lokale dëshmohet nga fakti se kur unë bëra një ndërhyrje për efekte të sigurisë së jetës së qytetarëve tek ai bërdungull që po ndërtonte te Zogu i Zi, unë nuk kisha hapësirë ligjore dhe u detyrova të krijoj hapësirën ligjore. Hartova dhe firmosa një akt normativ, i cili lejonte qeverinë qendrore të ndërhynte në projektet e qeverisë vendore.
Edi Rama shfrytëzoi të gjitha lidhjet, solli këtu presidentin e Kongresit të Autoriteteve Evropiane Lokale dhe Rajonale. Ky zotëria, që ishte një majtist i pakorrigjueshëm, lëshon një deklaratë në mbështetje totale të Edi Ramës dhe i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë pozicion.
Gjykata Kushtetuese, çfarë bëri? Së pari, shfrytëzoi një defekt burokratik të aktit normativ, i cili ishte vonuar në miratim dhe e shpalli me datën 10 nëntor të pavlefshëm. Në këtë mënyrë unë humba çdo bazë ligjore për të ndërhyrë në planet e Bashkisë së Tiranës.
Të dekretoja për së dyti, ajo nuk bënte. Unë bëja një karshillëk ndaj një institucioni që e kam pasur ëndërr të anëtarësohem.
Ndaj dhe unë firmosa jo një ndryshim, por në këtë mbledhje janë bërë tri ndryshime destinacioni. Dhe gjatë vitit 2006, në total janë bërë 10 ndryshime destinacioni. Unë nuk kisha më forcë dhe as pushtet t’i ndërhyja atij dhe çdo akt konsiderohej shpërdorim detyre nga ana ime.
20 ditë më vonë, d.m.th. nga firma që bëra pasi më hoqën dekretin, Gjykata Kushtetuese i hoqi çdo të drejtë, askush nuk mund të ndërhynte përveç gjykatës në vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës.
Kanë fshehur skapistët kontratën e familjes Begeja me kompaninë ndërtuese në vitin 2007, ku parashikohej se cilido nga familjarët e kësaj familje, mund të hynte në bashkinvestim deri në 25 për qind.
Kush ka dashtë, Jamarbër Malltezi ka dashur, të tjerë nuk kanë dashur. Kanë shitur pronën, kanë preferuar forma të tjera përfitimi prej saj.
Një gjë është e sigurt, në atë kohë vendndodhja nuk ishte kaq elitare dhe e dyta aty kishte 42 ndërtime pushtuese banorësh, ishte shndërruar në një fshat të themi me 42 ndërtime të paligjshme. Kështu që të tjerët nuk preferuan të bëhen bashkëinvestitorë. Por kanë pasur marrëveshjen, kanë pasur të hapur dyert cilido që ka dashur”, theksoi Berisha ndër të tjera./ CNA
Për problemin e qytetarit Robert Çaushi me ndërtuesen ...
Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv ...
Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në ve...
Mirel Mërtiri, kapobanda e inceneratorëve, ka bërë një...
Emisioni “Stop” në Tv Klan e përsëriti disa herë eksp...
Dy vjet më parë, ish-ministrja e Financave Delina Ibra...
Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
Këtë të diel është ngritur sërish droni në landfillin e Sh...
Dje gazetari Çim Peka njoftoi se ditën e hënë do të ke...
“Kompania Anamark zotërohet 100 për qind nga Klodian Allaj...
“Stop” ishte në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë ...
Në 27 Nëntor transmetuam një problematikë nga fshati Spite...
Studentët e degës “Mjekësi Veterinare” në Universitetin Bu...
Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim për një ndërtim p...
Para se emisioni “Stop” të ndiqte çështjen e ndërtimit pa ...
Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësim...
Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin ...
Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania f...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...