
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës ka publikuar dokumentet me firmën e Edi Ramës që lidhen me çështjen Partizani.
Malltezi thotë se SPAK nuk argumenton dot asnjë fakt se kush ka dhënë përfitim të parregullt, që formalisht të ngrihet një dyshim.
Sipas tij asnjë fjalë të vetme nuk thotë SPAK se nga vjen përfitimi i parregullt, as në këtë kërkesë në Kuvend dhe as në Gjykatë.
Ky reagim i Malltezit vjen pasi Këshilli i Mandateve votoi pro heqjes së imunitetit si deputet të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Postimi i plotë:
Sssskape! FSHEH:
1. Fletoret Zyrtare, që vërtetojnë se nuk ka patur shpronësim të familjeve pronare, përfshi familjen Begeja, por rekuizim të përkohshëm gjatë okupacionit, çka konfirmon pronësinë e tokës së familjeve pronare;
2. Shkresat nga ministrat socialistë Z. Angjeli (Ministër i Ekonomisë) dhe z. Klosi (Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve) të vitit 2005, që vërtetojnë inicimin e procedurës së privatizimit ndërkohë që z. Berisha nuk kishte ardhur në pushtet;
3. Vendimin nr. 132 datë 08.06.2006, firmosur nga z. Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të KRRT, për ndryshimin e destinacionit e 10 zonave nga sportive në zona banimi;
4. Vendim i KRRT nr. 238 datë 27.12.2008 me objekt “Zonimi Funksional për Planin Rregullues të Qytetit të Tiranës” hartuar nga Urbaplan, i cili e përcakton zonën e të dy klubeve Partizani si zonë banimi me parametra të lartë urbanë U12 (ende pa mbaruar procesi i privatizimit për Klubin e Futbollit Partizani) si dhe hartat shoqëruese;
5. Kontratën e familjes Begeja me shoqërinë ndërtuese datë 22.10.2007, nr. 8346 rep., 1265 kol., ku parashikohej se cilido nga familja Begeja, mundet të hynte si bashkëinvestitor në projektin e zhvillimit të pronës, deri në 25% të pjesës së vet takuese;
6. Lejen e sheshit të ndërtimit firmosur nga z. Edi Rama (Vendim i KRRT nr. 136 datë 29.12.2007), si dhe lejen e ndërtimit me kusht që ka miratuar KRRT, kryesuar nga z. Edi Rama, në Shkurt 2008;
7. FSHEH vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 2433 datë 26.03.2010 lënë në fuqi lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe konfirmuar nga Gjykata e Lartë);
8. FSHEH 3 shkresa të kundraligjshme, të Kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë, kryesuar nga z. Edi Rama. Vendim për dënim me gjobë nr. 428 datë 29.10.2010; Vendim për pezullim të punimeve nr. 127 datë 29.10.2010; Vendim për prishjen e objektit nr. 5029 datë 28.02.2011; Këto shkresa vërtetojnë veprimet e paligjshme të Bashkisë Tiranë, në kundërshtim me vendimet e sipërcituar gjyqësore të formës së prerë.
9. Fsheh Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr. 4689 datë 08.06.2015 lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, me objekt “Detyrimi i palës së paditur të lirojë dhe dorëzojë të lirë pasurinë nr. 12/139 ZK 8310 regj. Hipotekor 20 datë 31.01.2009 të poseduar në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë titull pronësie nga të paditurit, shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga përdorimi i sendit për periudhën kohore 30.01.2009 deri në përfundimin e gjykimit të padisë; Konstatimin absolutisht të pavlefshme të kontratës së shitjes nr. 5125 rep., nr. 1426 kol. Datë 06.05.1992; Konstatimi absolutisht i pavlefshëm i kontratës së shitblerjes nr. 7938 rep. Nr. 0766 kol. Datë 27.11.1997 dhe kthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme; Konstatimin absolutisht të pavlefshme të kontratës së shitblerjes nr. 967 rep. 100 kol. Datë 07.02.1998 dhe kthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme;” Nëpërmjet këtij vendimi vërtetohet falsifikimi i titullit të pronës nga uzurpuesit te ish pishina, pjesë përbërëse e kompleksit Klubi Shumësportësh Partizani;
10. FSHEH Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 2653 datë. 06.04.2011, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, që kanë detyruar Bashkinë Tiranë të kryesuar nga z. Edi Rama të dëmshpërblejë shoqërinë ndërtuese, me një dëm financiar për shtetin mbi 300.000 Euro, për veprimet e kundraligjshme të ndërrmarra në kundërshtim me vendimin e gjykatës së formës së prerë (shpërdorim detyte me dëm nga Edi Rama)
11. Kanë fshehur kontratat e blerjes së tokës nga z. Jamarbër Malltezi te bashkëpronarë të të tjerë të familjes Begeja por edhe të familjeve të tjera Saliaga, Llagami dhe Alimehmeti, ndonëse të gjitha këto kontrata janë sekuestruar nga zyrat noteriale përkatëse, me qëllim për ti qëndruar strikt shorehjes së pretenduar në kallëzimin e Taulant Ballës se z. Malltezi pati veç 113 m2 tokë dhe përfitoi, pretendime të pabazuara dhe të kontestuara me prova të plota që vërtetojnë të kundërtën;
Mender jush, doli edi rama me vendim gjykata si i korruptuar por spak mbyll sytë. Kaq besueshmëri ka.
SPAK nuk argumenton dot asnjë fakt se kush ka dhënë përfitim të parregullt, që formalisht të ngrihet një dyshim. Asnjë fjalë të vetme nuk thotë SPAK se nga vjen përfitimi i parregullt, as në këtë kërkesë në Kuvend dhe as në Gjykatë.
Lulzim Basha, kryetari i PD-së së vulës sërish sot i s...
Shqipëria merr nga 1 janari 2024, kryesimin njëvjeçar ...
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e...
Këshillli i mandateve ka votuar pro heqjes së imunitet...
Ushtari i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, si përfaqës...
Ministria e Brendshme spanjolle ka dhënë detaje të reja ng...
Bledar Çuçi në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit t...
Irena Gjoka është një nga gjyqtaret që ka shqyrtuar çë...
"The Telegraf" i ka kushtuar një artikulli një azilkër...
Dhjetëra banorë në fshatin Libonik kanë protestuar sot për...
Për rreth një orë e gjysmë opozita protestoi para Kryesisë...
Debatet vijojnë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve,...
Gjykatës e Posaçme e Shkallës së Parë nxori një vendim për...
Albcontrol ka kërkuar marrjen e disa shërbimeve të lid...
Prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, gjatë fjalës së tij ...
Prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, ka kërkuar sot para ...
Debate ka pasur në mbledhje e Këshillit të Mandateve në Kr...
Argita Malltezi-Berisha ka zbritur në protestën e thir...
Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga protesta për Qeveri...
Qytetarët kanë shkuar me tymuese në protestën e opozitës p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...