Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Albcontrol ka kërkuar marrjen e disa shërbimeve të lidhura me aeroportin e Vlorës, i cili sipas dokumenteve pritet të nisë operimin në fund të 2024.
Këtë të hënë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik me një fond limit 166 milionë lekë apo 1.6 milionë euro u njoftua kontrata “Krijimi i strukturave të hapësirës ajrore dhe hartimi i Procedurave të Fluturimit RNP dhe ILS për aeroportin e Vlorës, përfshirë matjet e pengesave (survey) dhe flight validation”.
Referuar specifikimeve teknike Albcontrol pranon se procedura lidhet me faktin që “një Aeroport i ri Ndërkombëtar që i shërben qytetit të Vlorës është planifikuar të nisë operimin në fund të vitit 2024. Aeroporti ka një kod referimi 4E. Drejtimet e pistës 13/31 janë të disponueshme për trafikun e mbërritjes dhe të nisjes”.
Sipas dokumenteve pista ka një gjatësi prej 3200 m dhe gjerësi 45 m. Një prag i zhvendosur do të zbatohet për të dy pistat duke zvogëluar gjatësinë e pistës së disponueshme për ulje në një drejtim.
“Procedurat e afrimit RNP për të dyja pistat do të sigurojnë afrim 3D preciz dhe jo preciz (SBAS CAT I, LNAV/VNAV), si dhe afrim 2D jo preciz (vetëm LP, LNAV).
Të dyja skajet e pistës do të plotësohen me procedurat konvencionale ILS CAT I për të shërbyer si rezervë e afrimeve kryesore RNP.
Modeli i propozuar për ofrimin e shërbimeve të trafikut ajror në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës përshkruan një aerodrom të kontrolluar në një zonë kontrolli, të lidhur me rrjetin e rrugëve ajrore ATS nëpërmjet një hapësire ajrore të kontrolluar.
Në kuadër të operimeve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës janë parashikuar disa aktivitete që do të mbështesin hartimin e strukturave të hapësirës ajrore dhe procedurat e fluturimit instrumental. Objektivi i nivelit të lartë është zhvillimi i një Koncepti të plotë të Hapësirës Ajrore PBN për TMA-në e Vlorës dhe hartimi i integruar i procedurave të TMA-së, në përputhje me Rregulloren (BE) 2018/1048.
Një Ofrues i miratuar i Shërbimit të Hartimit të Procedurave të Fluturimit do të kontraktohet nga ALBCONTROL, Shërbimet e Lundrimit Ajror të Shqipërisë, për të kryer aktivitetet e mëposhtme në aeroportin e Vlorës:
a) hartimi i strukturave të hapësirës ajrore;
b) matja gjeodezike e pengesave;
c) hartimi i procedurave të afrimit RNP për të dy pistat;
d) hartimi i rrugëve standarde të ngritjes RNAV 1 SID dhe rrugëve standarde të mbërritjes RNAV 1 STAR për të dyja pistat;
e) hartimi i nisjeve gjithëdrejtuese (ODD) për të dyja pistat;
f) hartimi i procedurave të afrimit ILS për të dyja pistat;
g) validimi paraprak dhe me fluturim i procedurave të fluturimit instrumental;
h) vlerësimi i sigurisë së operimit për procedurat e reja të fluturimit instrumental;
i) trajnimi në vendin e punës i hartuesve të procedurave të fluturimit dhe gjeodetëve të rinj të punësuar”, thuhet te specifikimet teknike që shoqërojnë procedurën.
Aeroporti i Vlorës
Në fillim të vitit 2021 qeveria shpalli fituesin për koncesionin e aeroportit të Vlorës me një ofertë investimi 103 milionë euro ku bënin pjesë dy kompani Mabco Constructions SA e investitorit Behgjet Pacolli dhe ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret. Në dhjetor të 2022-shit Mabco mori kontrollin e plotë të aksioneve.
Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar.
Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë, 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milionë euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës.
Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024./Monitor
Prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, gjatë fjalës së tij ...
Prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, ka kërkuar sot para ...
Debate ka pasur në mbledhje e Këshillit të Mandateve në Kr...
Argita Malltezi-Berisha ka zbritur në protestën e thir...
Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga protesta për Qeveri...
Qytetarët kanë shkuar me tymuese në protestën e opozitës p...
Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvend...
Mëngjesin e së hënës kryeministri Edi Rama ka publikua...
Gazetari Mentor Kikia ka treguar lidhru me nismën më t...
Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi nga Memaliaj është...
Korça priti këtë të dielë, garën ndërkombetare të flut...
Pas dy vitesh në Kolonjë, transferohet në Drejtorinë V...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka ndarë në rrjetet social...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësa...
Media prestigjioze britanike The Times i ka kushtuar n...
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën ‘arrest me bur...
Analisti Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me marrëdhëni...
Nga dita e nesërme do të nisin seancat publike për punonjë...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë këtë të diel një njoft...
Gati një e treta e bashkive të vendit rrezikojnë të zhduke...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...