“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë shkuar deri te disa drejtorë, të cilët nuk janë të parëndësishëm, por Taulant Tushe është çelësi kryesor i Bashkisë së Tiranës, drejtori i më i rëndësishëm i këtij institucioni, megjithëse në SPAK ka hetime edhe për disa drejtorë të tjerë.
Ashtu siç CNA ka paralajmëruar, ka disa kallëzime në lidhje me disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të cilët quheshin të paprekshmit, ku njëri prej tyre ndodhet pas prangave, një tjetër në arrest shtëpie për shkak të moshës, disa zyrtarë të tjerë të arrestuar dhe shumë të tjerë në hetim.
Në fakt, inceneratori i Tiranës, përveç faktit se tregon që ka qenë një aferë korruptive edhe në bashkinë e drejtuar nga Veliaj, ka një tjetër fakt brenda. Është korrupsioni, shërbimi, abuzimi, që kanë bërë mediat me vjedhjen, aferën e shekullit, siç është inceneratori i Tiranës, ku janë paguar 110 milionë euro nga biznesi privat dhe shteti shqiptar dhe inceneratori nuk ekziston.
6 vjet kontratë koncesionare e shtyrë duke gjetur kleçka, duke dhënë leje me vonesë, duke pretenduar se do të bëhet leja më vonë e më shpejt, do të ndërtohet inceneratori pas kaq e kaq vitesh, ndërkohë që miliona euro janë paguar nga shteti çdo vit, për një shërbim që nuk ekziston.
Mediat janë zullumi më i madh, pasi haptazi do të keni dokumentet dhe faktet se si “Top Channel” hyri në ortakëri me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, pjesë e strukturës së aferës korruptive të Rilindjes. Pasi shkoi atje, pikërisht te “Top Channel”, te megafoni i Rilindjes.
Nuk ishte i vetmi, u pasua nga “Report TV”. Carlo Bollino i quante reklama, por askush nuk na thotë pse reklamat u morën vetëm gjatë kohës së fushatës së vitit 2021. Pa folur për “Top”-in që ka marrë para në vazhdim, ka vënë “Top News”-in në dispozicion, strehon gjobaxhinjtë, që i ka vetakuzuar.
Propaganda e Rilindjes, mediat e saj, janë paguar miliona euro nga taksat e shqiptarëve nga kompania e inceneratorit të Tiranës, për të thënë sa i mirë ishte inceneratori, sa të lumtur ishin njerëzit me inceneratorin, sa i bukur ishte inceneratori që nuk ekzistonte.
Pa folur se na kanë thënë se ai i Fierit ka mbaruar dhe po punon e po bëhet nami, pa folur për deputetët e shumicës që kanë gënjyer si derra, janë mediat e pushtetit, të cilat nuk kanë marrë 1 lek, por kanë marrë miliona euro nga taksat e shqiptarëve për t’i gënjyer këta të fundit.
Kanë qenë bashkë në korrupsion dhe jo vetëm në reklama, pasi “Top Channel” ka sulmuar prokurorë të SPAK-ut.
Ka sulmuar personat që hetonin çështjen për llogari të Mirel Mërtirit. Ky është akt kriminal. Është përfshirë në skema dhe skenarë për të devijuar të vërtetën, për të shpëtuar Mirel Mërtirin, të cilit kanë frikë t’ia përmendin emrin.
Nuk mund të ekzistojë teza se aferën e bëri dikush i vetëm me disa zyrtarë, ndërkohë Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk dinin gjë.
E në rast se ua kanë bërë prapa krahëve pikërisht për këtë arsye, jo vetëm duhet të kërkonin ndjesë, por duhet të kishin reflektuar këtu e tri vite më parë, për të treguar se nuk ishin pjesë e aferës, por askush nuk u ndal.
Gjithçka vazhdoi, edhe pse pati Komision Hetimor Parlamentar. Edhe pse mediat prej 5, 7 vitesh bërtasin, ulërasin se ka aferë tek inceneratori. Qeveria jonë hesht, zyrtarët e lartë, politikanë përgjegjës, heshtën. Përdorën tezën se duhet të talleshin ata që denonconin sepse inceneratorët ishin shumë të mirë dhe gazetarët ishin qesharakë.
Më pas sulmuan dhunshëm me gjithë batërdinë e tyre duke përdorur lloj-lloj horrash mediatikë. Por tani kanë ndryshuar strategji. Duhet të besojmë të vërtetën që thonë ata, e cila është se janë disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, janë disa drejtorë, që hanin dardha prapa krahëve, siç ia hanin kryeministrit.
Afera e inceneratorëve është një aferë që zhyt brenda mediat, e cila ka kryer vepra kriminale ndaj zyrtarëve të SPAK-ut dhe ndaj medias, ndaj kolegëve që denonconin aferën thjesht dhe vetëm për një arsye.
Për të shpëtuar hajdutët e aferës së vërtetë të inceneratorëve, të cilët paguanin këto media me paratë e korrupsionit, që i siguronin duke bashkëpunuar me zyrtarët e shtetit.
Afera e inceneratorëve është vjedhja e shekullit. E vërteta është një dhe vetëm një, nuk ka dy të vërteta. Ata që kanë vjedhur nuk janë thjesht dhe vetëm “zyrtarucë” e në rast se ishin vetëm kaq, ku i kishin sytë shefat e tyre, të cilët nga ana tjetër përdornin mediat për të mbuluar aferën e shekullit dhe në këtë zullum janë zhytur shumë media dhe SPAK-u po heton.
Do të ketë të gjitha faktet dhe provat që zbardhin një skemë kriminale, e cila fillon nga pushteti i Rilindjes dhe përfundon te shërbimi i mediave./ CNA
Adriatik Lapaj i lëvizjes "Shqipëria Bëhet" dhe Arlind Qor...
Arrestimet e bujshme të SPAK-ut për inceneratorin e Tiranë...
Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në lidhje me ince...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje m...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi ...
Nga dosja hetimore e SPAK për inceneratorin e Tiranës,...
Korça është një nga destinacionet më të frekuentuara n...
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se një rrjet i g...
Deputeti Luan Baçi ka denoncuar në rrjetet sociale, kr...
Paratë. Në tre vjet të hetimit të inceneratorit të Ti...
SPAK po i shkon në fund çështjes së inceneratorëve. Ja...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimet e zy...
Libri i Fakteve Botërore ka publikuar renditjen e vendeve ...
Pas lëshimit të 15 urdhër-arresteve për aferën e incenerat...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokra...
CNA ka siguruar dosjen e plotë hetimore të Prokurorisë...
Në dosjen e SPAK të siguruar nga CNA është dëshmia e V...
Deputeti Agron Shehaj ka reaguar lidhur me nxjerrjen e...
Dy persona kanë grabitur në një pikë karburanti xhiron dit...
Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policsë së Tiran...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...