Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Nga dosja hetimore e SPAK për inceneratorin e Tiranës, e siguruar nga CNA janë zbardhur disa e-maile të shkëmbyera mes Alda Klosit me funksionin Drejtoreshë e Drejtorisë së Koncesioneve në Ministrine e Financave me Alba Thomën Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit.
Sipas të dhënave në dosje, Alda Klosi i ka dërguar një e-mail Alba Thomës, ku i kërkonte të qartësonte mospërputhjet që shfaqeshin në relacionin e bonusit, ku ishte thënë se nuk do të kishte efekte shtesë në buxhetin e shtetit, por ishin hasur disa mospërputhje, të cilat ajo duhet t’i qartësonte.
Thoma i përgjigjet Klosit se, nuk ka të bëjë me efekte shtesë në kuptimin e mirëfilltë të tyre pasi nuk do t’i akordohen Ministrisë së Mbrojtjes por Bashkisë Tiranë si pjesë e grantit që ato marrin nga qeveria Qëndrore për realizimin e detyrimeve të saj.
Nga ana tjetër i shkruan se, VKM-ja e bonusit është miratuar dhe për vazhdimin e procedurave koncesionare mbetet vetëm miratimi i Ministrisë së Financave.
“Nga procesverbali i këqyrjes dhe marrjes së të dhënave të administruara tek kompjuteri i sekuestruar, i shtetasit klodian Zoto, sipas aktit të ekspertimit teknik kompjuterik, nr.93, datë 21.04.2022, rezulton se më date 19.01.2017, ora 11:49, nga adresa elektronike e shtetases Alda Klosi, me funksionin Drejtoreshë e Drejtorisë së Koncesioneve në Ministrine e Financave, është dërguar email në drejtim të shtetases Alba Thoma me emërtimin "përgjigje për bonusin M Mjedisit inc tirana", me përmbajtje: " Të lutem shikoje me vëmendje këtë shkresë pasi në relacionin e bonusit keni thënë qe nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit. Në këndvështrimin tonë ka një mosperputhje të cilën duhet ta qartësosh. Do të të nis edhe komentet e bëra nga Drejtoria e Analizës Buxhetore FLM, Alda".
Ketij emaili i është përgjigjur shtetasja Alba Thoma, me email-in e dates 19.01.2017, ora 12:14, dërguar shtetases Ala Klosi, me përmbajtje: "Alda, Nuk kemi të bëjmë me efekte shtesë në kuptimin e mirëfilltë të tyre pasi nuk do t’i akordohen MM-se por Bashkisë Tirane si pjesë e grantit që ato marrin nga qeveria Qëndrore për realizimin e detyrimeve të saj. Kjo është arsyeja që nuk e kemi të parashikuar në tavanet tona buxhetore. Gjithsesi prandaj jua kemi përcjellë për miratim procedurën pasi Qeveria Qendrore do t'i akordojë Bashkisë fondet për depozitimin e mbetjeve në impjant si dhe për të mbuluar kostot e shpronësimit. Nga ana tjetër të kujtoj se VKM bonusit është miratuar tashmë dhe për vazhdimin e procedurave koncesionare mbetet vetëm miratimi juaj. Flm. Alba"”, thuhet në dosje.
Më tej shkëmbimi i e-maileve vijon dhe Alda Klosi i kërkon planin e biznesit i cili mungonte në praktikën e përcjellë.
“Po me datë 19.01.2017, ora 12:17 shtetasja Alda Klosi i kthen përgjigje shtetases Alba Thoma, nëpërmjet email-it, me permbajtje: "Flm, Alba. Te lutem jam në pritje të dergimit të planit të biznesit i cili mungon në praktikën e përcjellë. Ka folur edhe me Bledin por akoma nuk ka ardhur materiali. FLM, Alda.".
Po me datë 19.01.2017, ora 12:37, shtetasja Alba Thoma i ka kthyer përgjigje shtetases Alda Klosi, me përmbajtje: "Përshendetje Alda, Bashkëlidhur janë dok e përpunuar mbi bazë të bisedës sonë. Ndërhyrjet janë me të kuqe. Gjithashtu, bashkëlidhur është edhe plani i biznesit. Nëse janë ok për ju më thuaj. Flm. Alba"”, theksohet në dosjen hetimore.
Sipas të dhënave në dosje, Alba Thoma nën cilësinë e Drejtoreshës së Drejtorise Juridike në Ministrisë së Mjedisit gjithçka kishte komunikuar me Alda Klosin, kishte informuar Klodian Zoton.
Sipas SPAK rezulton se, Alba Thoma bashkërendonte punën me shtetasin Klodian Zoto, përsa i përket kthimit të pergjigjeve të Ministrisë së Mjedisit në lidhje me kërkesat për plotësimin e kërkesave të duhura në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit.
“Rezulton se shtetasja Alba Thoma, nën cilësinë e Drejtoreshës së Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Mjedisit bashkërendonte punën me shtetasin Klodian Zoto, përsa i përket kthimit të pergjigjeve të Ministrisë së Mjedisit në lidhje me kërkesat për plotësimin e kërkesave të duhura në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit”, theksohet në dosje./CNA


Korça është një nga destinacionet më të frekuentuara n...
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se një rrjet i g...
Deputeti Luan Baçi ka denoncuar në rrjetet sociale, kr...
Paratë. Në tre vjet të hetimit të inceneratorit të Ti...
SPAK po i shkon në fund çështjes së inceneratorëve. Ja...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimet e zy...
Libri i Fakteve Botërore ka publikuar renditjen e vendeve ...
Pas lëshimit të 15 urdhër-arresteve për aferën e incenerat...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokra...
CNA ka siguruar dosjen e plotë hetimore të Prokurorisë...
Në dosjen e SPAK të siguruar nga CNA është dëshmia e V...
Deputeti Agron Shehaj ka reaguar lidhur me nxjerrjen e...
Dy persona kanë grabitur në një pikë karburanti xhiron dit...
Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policsë së Tiran...
SPAK ka dalë sot me një njoftim zyrtar për aferën me incen...
Një 23-vjeçare ka humbur kontakte me familjen. Ka qen...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza mbi gjykatës...
Ish-deputeti Belind Këlliçi thotë se arrestimet e krye...
Ish-deputeti Belin Këlliç thotë se ka dorëzuar në SPAK me ...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...