Rindërtimi i shkollës nuk përfundon në afat/ 600 nxënës të “Azem Hajdarit” nuk u rimbursohet transporti
Emisioni Fiks Fare trajtoi rastin e nxënësve të shkollës 9...

Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë një shqetësim në redaksinë tonë. Abaz Abazi blen një makinë tip Range Rover në Angli në vitin 2019 dhe në vitin 2020 e sjell në Shqipëri.
Për makinën pagoi 6700 paund dhe ka një kontratë me shkrim dore dhe një faturë bankare, për depozitimin e parave në bankë. Vjehrri i shitësit doli garant që në vitin 2020 ta sillte makinën dhe e solli nëpërmjet doganës së Durrësit.
-Përshëndetje! Unë jam Abaz Abazi. Kam blerë një makinë Range Rover nga Anglia, një shtetasi anglez. E bleva në 2019-ën.
Çfarë dokumentesh dispononi për blerjen e makinës?
-Dokument me shkrim dore është bërë, sa lekë, 6700 paund, me firmën e vet, adresën e vet edhe adresën time këtu në Australi.
Paratë ku i keni kaluar?
-Direkt në bankë të vet.
A shënohet në dokument që është bërë transaksioni bankar, për çfarë po bëhet ky transaksion, për çfarë po kalojnë këto para?
-Po, për makinë. Pasi e bleva unë makinën, më tha do bëhet garant vjehrri i tij, që do ta sillte makinën. E solli makinën, në 2020-ën në Shqipëri, prej Durrësit. Shkoi mbesa e gruas, e mori atë, e çoi në aeroport edhe do ikte prapë në Angli.
Pra makina kaloi njëherë nëpërmjet doganës së Durrësit?
-Po!

Pasi makina qëndroi rreth një vit në Tiranë, qytetari u kthye nga Australia në Shqipëri vitin 2021, në Shqipëri dhe vendosi të udhëtonte drejt Maqedonisë. Në doganën e Qafë-Thanës e ndalojnë pasi kjo makinë ishte denoncuar e vjedhur dhe kërkohej nga Interpoli. Qytetari shkoi në Pogradec të jepte deklaratën dhe makina u bllokua. Çështja shkoi në prokurori dhe ende makina vazhdon të jetë e bllokuar, pasi duhet pritur një përgjigje nga Anglia.
-Pasi erdha unë në 2021-shin, zbritëm në Shqipëri, e bëra gati makinën, pagova siguracionin edhe u nisëm për Maqedoni. Në doganë më nxorën probleme, që është makinë e denoncuar, e vjedhur, e kërkonte Interpoli. Pasi bëra deklaratën me OPGJ-në, makina u bllokua edhe unë atëherë ika.
Kush e kishte bërë denoncimin për vjedhjen e makinës?
-Ai, që ma shiti makinën më tha, që asnjëherë në botë nuk e kam bërë unë denoncimin, që makina është e vjedhur. Ndoshta ish-pronari e ka bërë.
Më pas çështja ka shkuar në prokurori?
-Po, shkoi në prokurori. Shkova në gjyq unë. Tha, që kur të mbarojmë punë me Anglinë, do të tregojmë.
Nga emisioni Stop çfarë kërkoni?
-Po, vetëm ta zgjidh punën. Ta fitoj makinën, ta marr prapë. Ndenja 4 muaj e gjysmë aty, që jo Angli, jo andej, po këtej. Shkova të zgjidhja punë. 4 muaj e gjysmë me makina me qira isha, nga 50 euro ditën.
Në komisariatin e policisë së Pogradecit na thonë se automjeti ka dalë i vjedhur në Londër dhe prandaj është bllokuar. Pritet një përgjigje nga Interpoli, që më pas të vijë urdhri i ekzekutimit, për marrjen e makinës.
Punonjësja: Ka dalë i vjedhur mjeti në Londër dhe prandaj është bllokuar. Tani çështja është në prokurori, është në proces. Pritet përgjigje nga Interpoli dhe pastaj do vijë urdhri i ekzekutimit, që ta marrësh. I kanë dërguar shkresë Interpolit, të kthejnë përgjigje ata dhe do veprohet.

Gazetarja e Stop bisedoi edhe me oficerin e policisë gjyqësore.
OPGJ: E kanë kapur në Qafë-Thanë, duke kaluar kufirin dhe kjo makinë del e vjedhur në Londër.
Gazetarja: Po kush e ka bërë denoncimin për këtë makinë?
OPGJ: E kanë kapur, moj zonjë. E ka kapur shërbimi. Del laert në kompjuter.
Gazetarja: Si doli?
OPGJ: Laert, e vjedhur.
Gazetarja: (Qesh) E kuptoj, alert thuhet në fakt, por ideja është e tillë: Kush e ka bërë denoncimin, sepse pronarit të cilit ky ia ka blerë, pretendon se nuk ka bërë denoncim.
OPGJ: Nuk di asgjë tjetër. Dosja është në prokurori.
Gazetarja: Nuk ka mbaruar ende hetimi nga prokuroria?
OPGJ: Jo, jo! Vazhdojnë./ tvklan
Emisioni Fiks Fare trajtoi rastin e nxënësve të shkollës 9...
Disa ditë më parë u publikua letra e shefit të policis...
Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet për abuz...
Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej v...
Në 24 Tetor 2023, “Stop” transmetoi denoncimin e një qytet...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPA...
Për problemin e qytetarit Robert Çaushi me ndërtuesen ...
Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv ...
Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në ve...
Mirel Mërtiri, kapobanda e inceneratorëve, ka bërë një...
Emisioni “Stop” në Tv Klan e përsëriti disa herë eksp...
Dy vjet më parë, ish-ministrja e Financave Delina Ibra...
Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
Këtë të diel është ngritur sërish droni në landfillin e Sh...
Dje gazetari Çim Peka njoftoi se ditën e hënë do të ke...
“Kompania Anamark zotërohet 100 për qind nga Klodian Allaj...
“Stop” ishte në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë ...
Në 27 Nëntor transmetuam një problematikë nga fshati Spite...
Studentët e degës “Mjekësi Veterinare” në Universitetin Bu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...