
Pas skandalit dhe investigimit të skemës merimangë të punësimeve të familjarëve të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Bashkinë e Tiranës, CNA thelloi më tej investigimet me inceneratorin e Tiranës, duke shkuar përtej emrit të Mirel Mërtirit, duke treguar skemën dhe përfshirjen e oligarkëve të karburanteve në këtë megaaferë, që zbraz prej 6 vitesh xhepat e shqiptarëve të varfër.
CNA bëri publike dokumente të rëndësishme, të cilat tregojnë se pak muaj më parë u regjistruan si aksionerë të kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës në Holandë te kompania “Geogenix” edhe disa aksionerë të rinj.
Ata ishin ICARE në Zvicër me dy personat përfaqësues Christophe Darbord dhe bashkëpunëtori tjetër Blerim Hoxha.

Sipas të dhënave që siguroi CNA, rezultonte se një nga aksionerët e kompanisë mëmë tashmë, e cila ka 40% të aksioneve nuk shfaqet për herë të parë në Shqipëri, pra nuk është rasti i parë që vjen të ushtrojë aktivitet.
Ato janë kompani zvicerane me një aktivitet të rëndësishëm në fushën e landfilleve apo incenerimeve.
Sipas të dhënave që CNA ka siguruar, këta aksionerë kanë punuar më parë në Shqipëri duke qenë te fusha e karburanteve.
Kanë pasur në përdorim Armon dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me oligarkët dhe bosët e karburanteve në Shqipëri disa vite më parë.
Skema e inceneratorëve ka filluar të bëhet edhe më e qartë, të dalin më shumë detaje dhe të zbulohen individë dhe lidhje që shkojnë deri në përfaqësues apo menaxherë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë me kompani ruse, që kanë ushtruar aktivitetin në Tiranë.
CNA ka zbardhur skemën e plotë që tregon se gjithçka shkon përtej Mirel Mërtirit dhe futja e këtyre personave ka bërë të mundur financimin prej 100 milionë eurosh. Burimi i parave, ende i paqartë që do të vinin nga një kompani përtej oqeanit dhe më pas nga këto 100 milionë euro sipas një marrëveshjeje të shkruar në shtator të vitit të shkuar në Milano, rreth 25 milionë euro do të merreshin nga personat që siguronin financimin, pra aksionerët e rinj, të cilët e quajtën veten të fjetur siç është rasti i Alberto Presezzi-t dhe kompania ICARE në Zvicër.

Pra, merret një kontratë koncesionare, njerëzit që e marrin kontratën prej gati 1 miliard eurosh për 30 vite nuk kanë para të investojnë dhe detyrohen të shesin dhe japin me qira aksionet për 9 vjet me aksionerë të fjetur, që do të siguronin investimin dhe kjo bëhet me një qëllim të thjeshtë.
Në rast se do të shiteshin aksionet në një formë të plotë ligjore, pra këto kompani do të bëheshin aksionere të vërteta, do të duhej të merrej miratimi nga qeveria shqiptare dhe ministria e linjës dhe për të mos bërë një miratim të tillë dhe për të mos lënë gjurmë se kompania e inceneratorëve po shiste aksionet u gjet një zgjidhje me 9 vite për të gjetur financimin rreth 100 milionë euro nga të cilat 25 milionë euro do t’i merrnin vetë kompanitë që kishin siguruar para.
Pra, hynin si aksionerë të fjetur që të gjenin para dhe pastaj merrnin 25 milionë euro. E mbanin inceneratorin në përdorim, inceneratorin e Tiranës, landfillin, për 9 vite dhe sipas të ardhurave që ka kompania dhe me trendin rritës, të ardhurat në 9 vite mund të shkonin afërsisht nga 250-270 milionë euro pasi kompania deklaron në vitin 2021 rreth 25 milionë euro të ardhura dhe do të kryhej financimi.
Këto kompani do të fitonin një shumë të majme parash pastaj duhet t’ua kthenin aksionet njerëzve të Mirel Mërtirit e në rast moskthimi kishin një penalitet rreth 40 milionë euro sipas kontratave të publikuara nga CNA.
Tashmë skema është mjaft e qartë./ CNA
1 miliard euro janë vjedhur nga 3 inceneratorët, ndonëse n...
Prej disa kohësh një nga çështjet më të diskutuara në treg...
Dy vjet pas bllokimit të makinës në Qafë-Thanë dhe mbajtje...
Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë n...
Emisioni Fiks Fare trajtoi rastin e nxënësve të shkollës 9...
Disa ditë më parë u publikua letra e shefit të policis...
Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet për abuz...
Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej v...
Në 24 Tetor 2023, “Stop” transmetoi denoncimin e një qytet...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPA...
Për problemin e qytetarit Robert Çaushi me ndërtuesen ...
Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv ...
Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në ve...
Mirel Mërtiri, kapobanda e inceneratorëve, ka bërë një...
Emisioni “Stop” në Tv Klan e përsëriti disa herë eksp...
Dy vjet më parë, ish-ministrja e Financave Delina Ibra...
Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
Këtë të diel është ngritur sërish droni në landfillin e Sh...
Dje gazetari Çim Peka njoftoi se ditën e hënë do të ke...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...