Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Eksponentët e krimit kanë shtrirë tentakulat e tyre në politikë, në media, në drejtësi, në polici, në institucione, si dhe kanë lidhur bashkëpunime me persona që kanë fituar koncesione.
Këtë e ka konfirmuar tashmë SPAK me arrestimin e disa zyrtarëve e ish-zyrtarëve, ndërsa CNA ka zbuluar me anë të një investigimi një tjetër lidhje.
Bëhet fjalë për lidhjen e Vilma Nushit të “check up”-eve me familjarë të Ervin Matës, ky i fundit një nga njerëzit kryesorë të trafikut të kokainës nga Amerika Jugore drejt Evropës.
Ervin Mata, i përfolur për lidhjen me këngëtaren Elvana Gjata, i përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok në tetor të 2018-ës ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato, u shpall në kërkim nga SPAK në nëntor të këtij viti.
Dhe ky person i akuzuar si trafikant është i lidhur indirekt me kompaninë e “check up”-it.
Le t’i rikujtojmë faktet një nga një.
Babai i Ervin Matës, Luan Mata, po kryen një nga investimet e mëdha në kryeqytet. Me kompaninë e tij “Victoria Construction”, të themeluar në vitin 2002, Luan Mata po ndërton kullën e quajtur “Ekspozita Building” tek ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, një nga vendet më strategjike sot në Tiranë.

Ai e ka përfituar lejen e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i kryeministrit Edi Rama.

Kulla, me lartësi 93 metra, do të ketë 29 kate, 24 mbi tokë dhe 5 nën tokë. Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.
Kompania “Victoria Construction” që do të ndërtojë kullën është vënë nën hetim nga SPAK-u dhe mjafton të shikosh bilancet e QKB-së, ku ka dhe pasaktësi, ka fitim të pashpërndarë në vite, rritje kapitali e të tjera si këto, të cilat kanë filluar që pas vitit 2009, ku kapitali i kompanisë ka nisur rritjen në një fitim të pashpërndarë që nga viti 2013.
Një fakt interesant është se për ndërtimin e kullës ka kryer derdhje “Marketing Distribution”, kompania e famshme e “check up”-it në Shqipëri, e zotëruar nga shtetasja Vilma Nushi.

Sipas bilancit, “Marketing Distribution” ka derdhur 116 milionë lekë të rinj ose 1 miliard e 160 milionë lekë të vjetër në vitin 2018, një vit përpara se të jepej leja e ndërtimit nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.
Kjo shifër prej 1.16 miliardë lekësh është edhe shuma e parë e investimit.

Por më pas, pas dy vjetësh ka disa lëvizje nga investitorët. Në vitin 2020 në tabelat e bilancit është hequr emri i “Marketing Distribution”, i cili ka qenë në fakt në vitin 2018 edhe kontribuesi kryesor për fillimin e investimit.
Pas heqjes nga tabelat e bilancit në vitin 2020 të emrit të babait të Ervin Matës, Luan Mata dhe kompanisë “Marketing Distribution” 100% në pronësi të Vilma Nushit, pra kompanisë së “check up”-it, nuk ka një qartësim, sipas të dhënave që lexohen në ekstrakt, a është larguar kjo kompani si investitore?
Në vitin 2021, në deklarim shikon se kompania “Marketing Distribution” nga kontributi i parë 1.16 miliardë lekë të vjetër, ka shkuar në 3.5 miliardë lekë, pra në 351 milionë lekë të rinj, sipas të dhënave të deklaruara në QKB.

Gjithashtu ka edhe debitorë të tjerë si kreditorë, të cilët nuk shfaqen me emra, vlera e të cilëve fillon nga 30 milionë lekë të vjetër deri në rreth 220 milionë lekë të tjera. Bie në sy një kreditor pa emër me rreth 1 miliard lekë të deklaruara në bilancet e dorëzuara nga kompania “Victoria Construction” në QKB.
Sipas këtyre të dhënave që janë një lexim i thjeshtë i vetëdeklarimeve të kompanisë kryer në shtet, rezulton se “Marketing Distribution”, kompania e Vilma Nushit që ka fituar koncesionin e “check up”-it ka investuar te kulla 29 kate e babait të Ervin Matës tek ish-ekspozita “Shqipëria Sot”.

Kjo kullë përflitej shpesh se i ishte dhënë atij nga Bashkia e Tiranës dhe nga qeveria, pasi ai ishte një personazh mjaft i përfolur në kryeqytet dhe Ervin Mata do të ekspozohej gjatë 2018-ës, siç e theksuam më lart, pas përplasjes me Ervis Martinajn në një ngjarje kriminale me një viktimë.
Gjithashtu rezulton se Vilma Nushi fillimisht kontribuon me 1.16 miliardë lekë, pra me 116 milionë lekë të rinj dhe më pas në gati 3 vite kjo vlerë trefishohet dhe shkon në 3.5 miliardë lekë të vjetër ose 351 milionë lekë të rinj.
Një lidhje që po hetohet nga SPAK-u. Investimi, objekti nuk është sekuestruar nga ky institucion. Burime nga SPAK i thanë CNA se janë duke u kryer hetime në lidhje me këtë investim, burimet e të ardhurave e të tjerë, por sipas asaj që deklarohet nga vetë kompania, tani kemi një pamje më të qartë ku kompania e “check up”-it është bashkinvestitore me babain e Ervin Matës te kulla me 29 kate tek ish-ekspozita “Shqipëria Sot”./ CNA





“Check up”-i, një koncesion që po hetohet nga SPAK-u, i sh...
Pas skandalit dhe investigimit të skemës merimangë të ...
1 miliard euro janë vjedhur nga 3 inceneratorët, ndonëse n...
Prej disa kohësh një nga çështjet më të diskutuara në treg...
Dy vjet pas bllokimit të makinës në Qafë-Thanë dhe mbajtje...
Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë n...
Emisioni Fiks Fare trajtoi rastin e nxënësve të shkollës 9...
Disa ditë më parë u publikua letra e shefit të policis...
Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet për abuz...
Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej v...
Në 24 Tetor 2023, “Stop” transmetoi denoncimin e një qytet...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPA...
Për problemin e qytetarit Robert Çaushi me ndërtuesen ...
Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv ...
Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në ve...
Mirel Mërtiri, kapobanda e inceneratorëve, ka bërë një...
Emisioni “Stop” në Tv Klan e përsëriti disa herë eksp...
Dy vjet më parë, ish-ministrja e Financave Delina Ibra...
Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...