Denoncimi: Veliaj klienti-PRONAR i inceneratorit të Tiranës
Një denoncim i fortë është bërë këtë të hënë për kryeb...

Emisioni Stop në Tv Klan trajton mbrëmjen e sotme rastin e vjedhjes së një toke në fshatin Hekal të Petrelës, në Tiranë.
Bëhet fjalë për një tokë 1100 metra katrorë në pronësi të 94-vjeçarit Petrit Zenelaj. Toka e tij rezulton të ketë kaluar në pronësi të z.Skerdi Sulovari, që është bashkëshorti i avokates ndërmjetëse Iris Çekani, edhe pse 94-vjeçari nuk ka firmosur asnjë dokument shitje.
Avokatja Çekani kontaktuar nga Petrit Zenelaj për një problem tjetër. Vajzat e 94-vjeçarit, Vilma dhe Greta Zenelaj zbuluan shitjen e tokës së babait të tyre në Shtator 2023 kur u kthyen nga SHBA.
Sipas vajzave, avokatja ndërmjetëse Iris Çekani e ka mashtruar babain e tyre.
“Ne erdhëm për pushime në Shtator edhe sikur e pamë nga e-Albania që babi i kishte shkuar kjo pronë në emër të Skerdi Sulovarit. Rezultoi kur folëm me babain pasi kontrolluam disa dokumente që ky është bashkëshorti i një zonje, Iris Çekani, që është si ndërmjetëse që babai kishte marrë për ta ndihmuar për një problem tjetër. Kjo zonja i ka premtuar të gjitha që do të ndihmoj unë, i kishte bërë të firmoste edhe një prokurë të përgjithshme”.
“Kur erdhëm për pushime shkuam te zyra e saj edhe biseduam sepse si ndërmjetëse ajo thotë do t’ju jap disa informacione çfarë kam bërë deri tani. Na tha që kam dëgjuar se babai ka lënë një prokurë të përgjithshme një gruaje tjetër edhe kujdes goca merrni ju prokurë të përgjithshme se më duket dikush po ja fut babait tuaj. Ndërkohë kishte mbaruar punë me to sepse kjo tokë ishte regjistruar faktikisht në Gusht. Ne kërkojmë t’i paraqesim këta persona që kanë bërë një veprim të tillë që është komplet ilegal edhe mundësisht njerëzit e tjerë të vihen në dijeni, sidomos emrat e tyre”.
Vetë i moshuari Petrit Zenelaj thotë se nuk ka shitur asnjë tokë.
“Të vjedh tokën tjetri, si është e mundur. Është një sipërfaqe toke goxha 1700 metra, ka dhe 10 rrënjë të vjetër ullinj shekullorë që prodhon 4-5 kuintal në vit. Në këto rrethana, njihja një persone që ishte anëtare, siç thoshte ajo, anëtare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësave. Më thotë mua në muajin Prill që erdha nga Amerika, kam gjetur një italian edhe mund ta takojmë atë. E takuam, ai nuk deshi se donte të ma merrte mua më lirë. Ai italiani tha 20 mijë edhe iku ky variant. Kurse kjo më thotë mua, pas 1 muaji që vete prapë unë, thotë ty ta kanë shitur tokën, ta kanë marrë tokën. Tokën time? Kush e ka marrë i thashë unë? Cili është ky njeri? Unë s’di asgjë, thotë, por tokën ta kanë shitur, e ke të shitur. Absolutisht nuk kam firmosur për këtë problem unë, i kam dhënë prokurë të përgjithshme, ajo më mori më tha nuk do paguash lekë për prokurën. Më ka çuar me makinë, më ka thënë tokën ta kanë shitur, më ka thënë mos ik natën e ditën se ke rrezik e ku ta di unë. E ka revokuar vajza prokurën”, shprehet 94-vjeçari.
Me kamera të fshehtë, Greta Zenelaj takon avokaten ndërmjetësuese Iris Çekani, e cila kërkon ta nxjerrë nga zyra, pasi vajzat e kanë kallëzuar.Ajo nuk jep shpjegime as se si e mori prokurën e përgjithshme nga i ati i vajzave, e as se si përfundoi toka e shitur tek i shoqi.
Denoncuesja: A ka mundësi, të më shpjegosh, si e more prokurën e përgjithshme?
Iris Çekani: Ndalo 1 sekondë Gretë! Ndalo 1 sekondë, para se të flasësh, po të them përsëri nuk e kam bërë unë, e ka bërë babai juaj. Nuk është përdorur kurrë.
Denoncuesja: A mund të më tregoni, kush është Skerdi Sulovari?
Iris Çekani: Zemra ime, ke një çështje penale dhe kaq sa të thashë është shumë!
Denoncuesja: Ti i ke vjedhur tokën babit tim dhe ia ke dhënë burrit tënd…
Iris Çekani: Ju keni shpifur, keni bërë gjëra pa fund. Këtu mbylle! Vazhdoni rrugën gjyqsore dhe mos na shqetësoni, sepse kjo quhet, që unë të marr masa dhe të mos afroheni as 100 metra afër nesh. Dilni nga zyra!
Noterja Xhoana Omari, e cila ka bërë prokurën e përgjithshme dhe kontratën e shitjes, bën të paditurën dhe nuk shpjegon sesi në këtë shitje nuk kërkoi dhe firmën e bashkëshortes së të moshuarit.
Denoncuesja: Si vërtetohet, që babi ka qenë këtu prezent?
Noterja Xhoana Omari: Si ta vertetoj unë?! Është fjala ime! Babi thotë s’kam qenë, s’kam firmosur! Pastaj e vendos Gjykata ose Prokuroria!
Denoncuesja: Jeni duke thënë, që babi ka ardh këtu fizikisht? Ma shpjego icik, se me kë ka ardh, a si ka ardh?
Noterja Xhoana Omari: Me palën tjetër.
Denoncuesja: Kanë qenë të dy prezent?
Noterja Xhoana Omari: Të dy!
Denoncuesja: E ti nuk e njeh fare palën blerëse?
Noterja Xhoana Omari: E pse duhet t’i njoh unë?!
Denoncuesja: Po fakti, që Skerdi është i shoqi i Irisit, e di ti këtë gjë?
Noterja Xhoana Omari: Unë shoqe mund ta kem Irisin, po nuk e di, me kë është e martuar Irisi.
Denoncuesja: Kjo çertifikata, që aty thotë, që babai është i martuar, ti nuk i ke kërkuar një çertifikatë martese, ose firmën e mamasë?
Noterja Xhoana Omari: Nuk e kam kërkuar, sepse nga origjina e pronës e kishte blerë vetëm dhe kur aplikova për kartelë erdhi individ, erdhi vetëm, nuk erdhi familjar.
Emisioni Stop do të vijojë ta ndjekë këtë çështje të marrjes së tokës deri në kthimin e pronës te 94-vjeçari dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të personave përgjegjës./ Tv Klan
Një denoncim i fortë është bërë këtë të hënë për kryeb...
Mimoza Gjika është pajisur me certificate vdekjeje në 30 t...
Në lagjen 5 në Durrës, në bllokun e banimit, ndodhet një l...
Altin Dedej, një qytetar nga Lushnja, tregon se në shtator...
Përmbaruesi Pjetër Caka e mashtroi gjatë qytetarin Skënder...
Skënder Arapi në vitin 2014 tregon për emisionin “Stop” në...
Detaje të reja kanë dalë nga portugezi Ruben Saraiva, ...
Abuzimi dhe skandalet me “check up”-et kanë qenë shpesh pj...
Eksponentët e krimit kanë shtrirë tentakulat e tyre në pol...
“Check up”-i, një koncesion që po hetohet nga SPAK-u, i sh...
Pas skandalit dhe investigimit të skemës merimangë të ...
1 miliard euro janë vjedhur nga 3 inceneratorët, ndonëse n...
Prej disa kohësh një nga çështjet më të diskutuara në treg...
Dy vjet pas bllokimit të makinës në Qafë-Thanë dhe mbajtje...
Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë n...
Emisioni Fiks Fare trajtoi rastin e nxënësve të shkollës 9...
Disa ditë më parë u publikua letra e shefit të policis...
Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet për abuz...
Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej v...
Në 24 Tetor 2023, “Stop” transmetoi denoncimin e një qytet...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...