
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar për daljen e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushit, me shallin e kuq komunist në qafë në një aktivitet politik.
Në një deklaratë për shtyp, Kaso tha se Sadushi ka shkelur Kodin e Etikës së Gjyqtarit, duke theksuar se nuk i lejohet të marrë pjesë në aktivitete politike.
Ai përmendi faktin se kryetari i Gjykatës së Lartë ishte në krah të deputetit socialist Vullnet Sina, kryetarit të Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dhe prefektit të qarkut.
Kaso dënoi pjesëmarrjen në aktivitete politike të gjyqtarëve dhe kërkoi marrjen e masave të menjëhershme nga institucionet përkatëse.
Denoncimi i plotë:
Pika 6/ b e Kodit të Etikës Gjyqësore e thotë qartë: gjyqtari duhet të shmangë sjelljet që mund të krijojnë përshtypjen te publiku se është i angazhuar politikisht, dhe as të marrë pjesë në aktivitete politike, në cfarëdolloj mënyre, me përjashtim të çështjeve me rëndësi për funksionimin e gjykatave dhe pavarësinë e tyre”.
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë e shpërfill Kodin e Etikës së Gjyqtarit dhe e shkel atë. Siç do ta shihni në këtë foto që po bëjmë publike, ai është në një aktivitet politik, siç duket edhe nga shoqëria e lartë politike që pozon me gjyqtarin e Sadushi.
Në të djathtë të tij është deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sina, dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, dhe në të majtë prefekti i qarkut, të tre të partisë në pushtet.

Aktivitet dhe shoqëri më politike se kaq nuk mund të bëhet.
Me këtë foto, gjyqtari Sadushi dëshmon atë që Partia Demokratike thotë vazhdimisht. Gjykatat dhe SPAK-u janë aksesor i Edi Ramës dhe qeverisë. Ata vijnë nga e shkuara e përbashkët komuniste dhe ëndërrojnë e punojnë për një të ardhme me vetëm partinë e tyre në pushtet në Shqipëri.
Për njerëz të tillë opozita është një bezdi që duhet hequr qafe.
Imagjinoni si i trajton çështjet e drejtësisë që prekin Partinë Demokratike Sokol Sadushi, kur del publikisht, pa iu drishur qerpiku në zijafete me kundërshtaret e PD, deputetë dhe funksionarë të lartë të Partisë Socialiste.
Ne kemi të drejtë kur i identifikojmë për atë që ata janë. Gjyqtarë të kapur nga e shkuara e tyre dhe nga benefitet e Ramës që u sigurojnë një të ardhme të ngrohtë.
Sadushi nuk është rasti i parë. Një tjetër gjyqtare e lartë mori pjesë para disa ditësh në festën e “grupimit Basha” dhe deri më sot nuk ka asnjë reagim nga organet përgjegjëse.
Partia Demokratike e dënon pjesëmarrjen në aktivitete politike të gjyqtarëve dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga institucionet përkatëse.
Mosreagimi dëshmon pajtim me shkeljen.
Vetëm ndëshkimi i shkelësve i jep garanci opinionit se çështjet e tyre shkojnë në duar të gjykatave të pavarura, dhe jo të ekzekutorëve partiakë të vendimeve./ CNA
Qeveria ka vendosur të fshehë raportin për ecurinë e konce...
Në fund të dhjetorit trasmetuam rastin e qytetarit Edmond ...
Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lez...
Lidhur me agresionin e qenve endacakë ndaj shtetases Flutu...
Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kisht...
Një tjetër skandal vjen i denoncuar pranë redaksisë së CNA...
Prej 3 vitesh autoambulanca e Njësisë Administrative Gjori...
Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar që ka bler...
Ditën e djeshme, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transme...
Sipas tyre, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e K...
Ditën e djeshme transmetuam problematikën e gjyqtarit të V...
Një tjetër padi po përgatitet për Carlo Bollinon, pas ...
Një qytetar shqiptar, i cili punon dhe jeton në një vend e...
Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një gruaje të divorcua...
Gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj, ka shumë probleme përsa...
Një biznesmen jo i panjohur për opinionin publik, Isuf...
Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike janë hapur 4 k...
Lëvizja Bashkë dje ka filluar publikimin e disa të dhë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sarandës,...
Një padi në SPAK mund të dërgojë në burg ish-ministren...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...