Investimet strategjike/ Propozimi: Efektet të shtyhen deri në 2027, status 40 projekte
Ligji për investimet strategjike i miratuar nga viti 2015 ...

Senatori amerikan, Bob Menendez, është përfshirë në një skandal për ndërhyrjet e tij në emër të qeverisë egjiptiane dhe të Katarit, të cilat prokurorët amerikanë pretendojnë se i bëri në këmbim të ryshfetit.
Por teksa në SHBA po zhvillohet një hetim, mediat amerikane vijojnë të nxjerrin fakte, të cilat thellojnë korrupsionin dhe arrijnë deri në Shqipëri.
Në skandalin e Menendez përfshihet Korab Lita, i cili pranoi dhe mbajti mandatin e deputetit në vitin 2019, kur opozita vendosi të djegë mandatet.
Në shtator të 2019-ës, disa muaj pasi ishte bërë deputet, Korab Lita zhvillloi një takim me senatorin amerikan dhe më pas publikoi një foto në rrjetet e tij sociale, ku deklaronte se kishte marrë “bekimin” amerikan për reformën zgjedhore në Shqipëri.
“The Daily Beast” tregon se si u mundësua ky takim. Sipas medias amerikane, ndërmjetësi ishte vëllai biznesmen i ish-deputetit të listave të Lulzim Bashës, i cili kishte paguar senatorin për takimin.
Vlen të përmendim se gjatë kontrollit të banesës së senatorit Bob Menendez janë zbuluar qindra mijëra dollarë të fshehura në mobiljet e shtëpisë, bizhuteri të shtrenjta dhe disa lingota ari që ishin dhuratë nga biznesmenët.

Pra, duke qenë se opozita reale kishte ikur nga parlamenti, opozita parlamentare apo siç njihet ndryshe “opozita e kërpëratave”, e cila u vu në shërbim të mazhorancës, po kërkonte legjitimitet dhe takimi me Menendez bëri me “krahë” Litën, ndonëse ishte i paguar nga vëllai.
Normalisht skandali nuk kishte si të përfundonte këtu.
“The Daily Beast” shkruan se Lita dhe familjarët e tij që jetojnë në SHBA kanë mbështetur fuqimisht Menendez gjatë fushatës elektorale, por edhe në 5 vitet e fundit.
Në rastin e Litës, shumë prej donacioneve kanë kaluar përmes Komitetit të Çështjeve Politike Shqiptaro-Amerikane, dhe senatori amerikan ka grumbulluar donacione me vlerë maksimale prej 5,000 dollarësh duke filluar nga viti 2021.

Komiteti Shqiptaro-Amerikan i Çështjeve Publike është një degë e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane jofitimprurëse. Kjo lidhje është financuar për dy dekada nga Lita.
Gjithashtu, media amerikane shkruan se Gazmend “Gus” Lita, vëllai i deputetit shqiptar, ishte partner në biznes me miqtë e senatorit amerikan.
Gazment Lita është hetuar nga drejtësia amerikane për drejtimin e një baze të lojërave të fatit në emër të krimit shqiptar.
Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ai ka pranuar se është fajtor në vitin 2022, ndërsa avokatët mbrojtës kanë deklaruar se Lita kishte rol që kërkonte udhëtime të shumta ndërkombëtare.
Ata nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve të dërguara me e-mail nga “The Daily Beast”.
Ndër të tjera, kjo media thekson se në një dosje të vitit 2023 në lidhje me dënimin e tij me kusht, Lita kërkoi leje për të udhëtuar në vendlindjen e tij në Shqipëri për të vizituar familjen.
Biznesmeni deklaroi se kishte në plan të qëndronte me vëllain e tij, Korab Lita./ CNA

Ligji për investimet strategjike i miratuar nga viti 2015 ...
Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11...
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin p...
Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo,...
Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara ka ri...
Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit ...
Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në...
Policia e Shtetit denoncoi dje një skemë mashtrimi nëpërmj...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar ...
Qeveria ka vendosur të fshehë raportin për ecurinë e konce...
Në fund të dhjetorit trasmetuam rastin e qytetarit Edmond ...
Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lez...
Lidhur me agresionin e qenve endacakë ndaj shtetases Flutu...
Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kisht...
Një tjetër skandal vjen i denoncuar pranë redaksisë së CNA...
Prej 3 vitesh autoambulanca e Njësisë Administrative Gjori...
Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar që ka bler...
Ditën e djeshme, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transme...
Sipas tyre, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e K...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...