Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...

Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerëzore, atë e gjen e sot me 8 Mars, ku ajo vjen e veshur dhe e stolisur me rrobat e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Më 8 Mars ata që gjatë gjithë vitit e harrojnë fjalën 'barazi', befas i kanë duart plot me buqeta lulesh për nënën, për “gjysmën më të mirë”, apo për vajzën/at.
Mallëngjimi bëhet i plotë kur sheh vërshimet e urimeve në rrjetet sociale të cilat u përngjajnë atyre të fundvitit.
Befas llogaritë në rrjetet sociale nga llogore politike, shndërrohen në faltore ku predikohen të drejtat e grave, publikohen citate, shpërndahen poezi, postohen këngë dhe përcillen dedikime letrare.
Ndërkohë, kafenetë, baret e restorantet janë plot me vajza dhe gra që festojnë 8 Marsin me nga një pije në dorë duke shkrepur poza lumturie.
Dilema festë apo protestë është zgjidhur me kohë në favor të së parës dhe megjithë peshën që ka, për kohën kur po jetojmë një debat i tillë do ngjante klishe apo i dalë mode.
Nuk mund të mos habitesh nga kjo ditë: Një lule këtu, një dolli atje, një copë torte dhe ja, e festuam edhe këtë 8 Mars.
Por kulmi i farsës mbeten ofertat.
A ka mënyrë më të mirë për të nderuar betejën e grave për të drejta dhe barazi sesa me 10% zbritje për buzëkuq dhe çanta dore?
Ky është emancipimi ekonomik?
Në këtë teatër të madh të 8 Marsit, ironia është po aq e dukshme sa shenjat që si fsheh dot as tualeti mbi fytyrë.
Dita e destinuar për të hedhur dritë mbi çështje si barazia gjinore, diferencat në paga, dhe të drejtat mbulohet nga hipokrizia dhe komercializmi.
Nesër do të jetë 9 Mars, lulet do të nisin të vyshken, postimet në rrjetet sociale të 8 Marsit do të varrosen nën ciklonin e lajmeve për dhunë në familje, vrasje grash dhe ngacmime në vendet e punës.
Nesër në kafene do të ketë më pak gra dhe vajza, e më shumë llafe për atë çka ndodhi një ditë më parë ku mjaft burra do ndajnë eksperiencat e tyre në pritje të zonjave në shtëpi.
Por ndërsa faqet e kalendarit shfletohen, gjithçka do të zhytet sërish në habitatin e inercisë, do të vazhdojnë grindjet e zakonshme, dhe biznesi (edhe i politikës) do të presë me padurim rastin e radhës për reklamë dhe fitime.
Dhe kështu, rituali vijon, me 8 Marsin që shërben si një kujtesë e përvitshme se kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, ne preferojmë aromën e hipokrizisë në vend të një reflektimi shoqëror mbi progresin e saj.
Andaj, do që me vend që 8 Marsi mbi të gjitha të konsiderohej edhe si dita kur ndahet çmimi “Nobel” i hipokrizisë.
Edhe në këtë rast, le ta fitojë me meritokraci më... i miri!/ CNA
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...