Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

CNA ka filluar të zbardhë kallëzimin e bërë në SPAK për dosjen e famshme “5D”, e cila përfshin drejtorët kryesorë të Bashkisë Tiranë.
Sipas të dhënave që u publikuan në shkrimin e parë (akti i parë), SPAK-u ka kryer hetime intensive duke e zgjeruar një kallëzim të kryer nga kandidati Belind Këlliçi në një dosje voluminoze ku përfshihen disa drejtorë kryesorë të Erion Veliajt. Drejtorë, të cilët kanë qarkulluar në disa prej drejtorive kryesore të Bashkisë Tiranë.
Në aktin e parë përfshihet një pjesë e kallëzimit dhe disa informacione të tjera në lidhje me SPAK-un, sot CNA po sjell të dhëna të tjera, të cilat shkojnë te subjektet dhe personat e përfshirë në kompaninë famoze “5D”. Si u ndërtua kompania dhe më pas si qarkullonin aksionet në njerëzit që ishin bashkëpunëtorët e drejtorëve të Bashkisë Tiranë.
Thelbi i denoncimit, të bërë publik edhe më parë, kërkonte hetim penal të specializuar dhe përmes të cilit faktohet me prova se mbajtësit e funksioneve publike me karakter diktues dhe/apo vendimmarrës, apo me reputacion e lidhje me kryetarin aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë krijuar operatorë ekonomikë duke përdorur emra të shokëve, miqësive të ngushta, apo të krushqive dhe personave të lidhur familjarisht me ta, për të fshehur interesat ekonomike, por duke shtrembëruar njëkohësisht si konkurrencën e lirë, ashtu dhe duke shkelur barazinë në tenderë dhe ankande publike përmes ndikimit të tyre të paligjshëm, kanë shkelur interesin publik dhe në këtë mënyrë interesin e drejtpërdrejtë të shtetit dhe të shtetasve.
Kjo lloj veprimtarie e kundërligjshme, ndër të tjera, ka si pasojë rritjen fiktive të çmimeve të punëve apo shërbimeve publike, përfitimin e interesave të parregullta, fshehjen e të ardhurave, pastrimin e produkteve të veprave penale, pastrimin e parave, etj.

Në rend kronologjik gjithçka fillon me marrjen e detyrës nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili rezulton të ketë kryer në funksionet drejtuese të ndërmarrjeve apo shoqërive aksionere në varësi apo pronësi të Bashkisë Tiranë, të gjithë këtyre drejtorëve që janë njerëz dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij.
Njëri prej personave që mori funksione drejtuese prej kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, është edhe zoti Mariglen Qato, i cili sipas të dhënave të bëra publike u emërua drejtor drejtorie në DPN2, e më pas si Drejtor Departamenti pranë Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, 2016-2018, ndërkohë që prej shtatorit të vitit 2018 drejton dhe është Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë.

Qato konsiderohet si një nga njerëzit më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë. IKMT e Bashkisë Tiranë ka qenë një nga institucionet kryesore në shërbim të aferës së inceneratorëve dhe kompanisë së landfillit të Tiranës, ku nga ky bashkëpunim, përfshi edhe disa institucione të tjera, kompania ka siguruar të ardhura që shkojnë mbi 60 milionë euro, kjo si pjesë e një marrëveshjeje të firmosur mes disa strukturave të bashkisë dhe kompanisë.
Pasi zoti Erion Veliaj dhe vartësit e tij morën detyrën dhe filluan të ushtronin funksionet publike vendimmarrëse sa më sipër, rezulton se në treg lindi një kompani e re që sot njihet dhe figuron e regjistruar në regjistrin tregtar me emrin “5D KONSTRUKSION” sh.p.k. Tiranë, themeluar fillimisht në datën 21.01.2016.

Nga verifikimi “online” i regjistrit tregtar që mbahet, administrohet dhe përditësohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit, rezultojnë të dhëna interesante, të cilat tregojnë lidhjet dhe veprimet e kësaj kompanie tashmë të famshme.
Sipas aktit të themelimit, kompania është themeluar në datë 21.01.2016, me emrin fillestar “IGOR ELEKTRIK” sh.p.k., me NIPT - L……..P, ku aksioner i vetëm i saj është shtetasi E. META, i datëlindjes ‘79, i biri i E., lindur në Tiranë. Adresa fillestare e deklaruar e ………………

Zoti E. Meta, themeluesi i kompanisë “IGOR Elektrik”, njihet prej kohësh përfshi dhe momentin e themelimit/regjistrimit të kësaj kompanie (Janar 2016), si një lidhje shoqërore e ngushtë e MARIGLEN QATOS. Zj.A, M. bashkëshortja e z.E. Meta punon si drejtoreshë finance në një agjenci të rëndësishme qeveritare.
Pas ndryshimit të adresës së zyrës qendrore të kësaj shoqërie, kjo shoqëri ka ndryshuar dy herë adresën e saj, duke e vendosur si vend kryesor të zhvillimit të aktivitetit në datën 28.9.2016 në adresën: rruga “Babë Rexha”, Q.Tregtare K. C., Tiranë, dhe më pas në datë 30.01.2017, në adresën tjetër në rrugën “Gjin Bue Shpata”, H., Kt ., Tiranë. Dy lëvizje të shpejta të zyrës së aktivitetit.
Në datën 27.01.2017, sipas Kontratës së Shitblerjes së Kuotave Nr. 242 Rep. dhe Nr. 20/2 Kol data 27.01.2017, lidhur përpara Noteres Anisa G.Dizdari është realizuar shitja e kuotave të 75% të kapitalit të shoqërisë nga ortaku i vetëm E. Meta në favor të zotit M. Petriti.

Sipas kësaj kontrate, z. Meta i shet 75% të aksioneve në vlerën 75 lekë zotit M. Petriti, që sipas të dhënave të ekstraktit dhe dokumenteve të publikuara aty, rezulton se ka lindur dhe banues në Shkozë etj.
Kjo kontratë e lidhur më datë 27.01.2017 rezulton të jetë depozituar për regjistrim në QKB, vetëm në datë 19.03.2018, (pra pas një periudhe prej 14 muajsh nga lidhja dhe hyrja në fuqi e saj), dhe kjo kontratë nuk përmbante plotësimin e ndonjë kushti financiar për të bërë të mundur kalimin apo regjistrimin e kuotave të aksionerit kryesor, që të legjitimonte faktin që të kryhej me kaq vonesë, pasi në tërësi e gjithë shuma që kuota e kësaj kompanie po shitej ishte 75 (shtatëdhjetepesë) lekë, dhe që ishte likuiduar sipas kontratës jashtë zyrës së noterisë.
Veç të tjerave, kjo mënyrë veprimi tregon faktin se palët kanë njohje e besim të thellë me njëri-tjetrin, dhe ajo që i lidh midis tyre, nuk është interesi për të hyrë në marrëveshje, por dyshohet një njohje apo bashkëveprim i njëkohshëm shoqëror që buron nga një tjetër shtetas, i cili i ka shtyrë në të tilla veprime fiktive që lidhur dhe me sa do të shpjegohet në vijim del shumë e qartë dhe më se e dukshme.
Personi i autorizuar për të depozituar këtë kontratë shitje në QKB për regjistrim është zoti A. Qosja, i cili është pajisur me autorizim nga shtetasi E. Meta, në datën 09.03.2018, pra 1 vit e dy muaj pas lidhjes së kontratës së shitjes.
Ajo që bie në sy është fakti se sipas bilancit të kompanisë, rezulton se gjatë vitit 2017, kompania ka filluar të ketë aktivitet të shtuar të saj, kryesisht me subjekte publike si OSHEE sh.a.; Ujësjellës Kanalizime Tiranë; Ujësjellës Kanalizime Durrës, ku vlera totale e kërkesës së arkëtuar që është realizuar përgjatë vitit 2017 është 78 740 938 lekë, ndërkohë që regjistrimi i shitjes së kuotave të kompanisë është bërë në mars 2018, dhe vetëm për vlerën prej 75 lekësh.
Rezulton gjithashtu se 3 muaj pas regjistrimit në QKB të aksionerit të ri kryesor (z.Muhamet Petriti), në datën 29.06.2018, me vendim të asamblesë së ortakëve (75% Muhamet Petriti dhe 25% Eduart Meta) ka vendosur të largohet si administrator Eduard Meta dhe të emërohet N. Muhametllari, me këto të dhëna, edhe ky i lindur në Skrapar, banues në Tiranë, me profesion inxhinier.

Ndërkohë, 6 muaj më pas, pas ndryshimit të administrimit dhe përfaqësimit ligjor, aksioneri në minorancë z.Eduard Meta, në datë 07.12.2018, i’a shet aksionet e tij (25%) aksionerit tjetër z. M. Petriti.
Në këtë mënyrë z. Muhamet Petriti bëhet 100% zotërues dhe aksioner i kompanisë “IGOR ELEKTRIK” sh.p.k. Tiranë. Kjo realizohet përmes Kontratës nr. 1883 Repo, Nr. 596/3 Kol, datë 07.12.2018, lidhur pranë Noteres A. Dizdari Dhoma e Noterëve Tiranë. Edhe pse aktiviteti i kompanisë referuar pasqyrave financiare rezulton i rritur, sërish edhe kjo kontratë rezulton e lidhur për një shumë totale prej 25 (njëzetepesë) lekë!!!.

Pas realizimit të këtij ndryshimi thelbësor në pronësinë e kompanisë, rezulton se për pak ditë më vonë në datë 27.12.2018, kompania ndryshon emër nga “IGOR ELEKTRIK” në “VAS Konstruksion” sh.p.k. Ky vendim i asamblesë regjistrohet në QKB në datë 09.01.2019, dhe personi i autorizuar për të regjistruar ndryshimet është sërish M. Bunguri. Ndërkohë që në muajin shkurt 2019 depozitohet dhe ndryshimi i kontakteve telefonike të reja ku numri kontaktit bëhet 068 …….. dhe ndryshohet adresa e email-it.

Ndërkohë që pas dy vitesh emri i kompanisë ndryshon sërish. Në dhjetor 2021, shoqëria ndryshon sërish emrin nga “VAS Konstruksion” në “5D Konstruksion” sh.p.k., vendim i cili reflektohet në QKB në datë 7.12.2021.

Pas përshkrimit të një kronologjie të krijimit dhe ndryshimit të administrimit dhe pronësisë së kësaj kompanie, sipas një verifikimi të thjeshtë në regjistrat publikë, nga tërësia e të dhënave të mbledhura, por dhe faktet që janë kallëzuar në SPAK dhe janë në hetim, shtetasi M. Petriti, që fillimisht u bë aksioner i shoqërisë “IGOR ELEKTRIK” në “VAS Konstruksion”, është thjesht një shtetas tek i cili dyshohet se Mariglen Qato ka besim për t’i kaluar në mënyrë fiktive pronësinë e një kompanie përmes së cilës ata (pra funksionarët publikë) realizojnë interesat e tyre ekonomike të padeklaruara, të fshehura, dhe që në thelb janë realizuar përmes përfitimit të tenderëve dhe punëve publike, që janë bërë të mundura jo nga organizimi i kompanisë, drejtimi ligjor i saj nga administratori apo pronari i saj. Kjo provohet nga lidhjet familjare që CNA do t’i sjellë në aktin e tretë.

Rezulton se Muhamet Petriti është me profesion bukëpjekës, dhe dyshohet se falë ushtrimit të ndikimit nga personat e tjerë të lidhur, që në të vërtetë është Mariglen Qato (me lidhje familjare me z. Petriti) është bërë aksioneri kryesor.
Prapa kësaj skeme dyshohet se qëndron vetëm ky emër, dhe kjo është më se e dallueshme dhe evidente, theksohet në kallëzimin e bërë në SPAK, ku janë kryer hetime prej disa muajsh, por ende prokurorët nuk kanë mbyllur hetimet. Në fakt hetimet kanë shkuar përtej Qatos dhe të afërmve të tij.
Burime nga SPAK-u i thanë CNA-së se janë kryer me dhjetëra veprime, kontrolle, akt-konstatime, sekuestrime telefonash etj. Skema duket e qartë dhe nuk fillon e mbaron te një emër Mariglen Qato, por shkon te disa drejtorë, njëri prej tyre pas hekurave për çështjen e inceneratorëve. (vijon me aktin e tretë)/CNA
Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 kandidati Belind...
Hajredin Cera tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
17 familje të zonës së Vorës janë në rrugë dhe pa strehim ...
Bashkëshortët Myftar dhe Lirije Djaloshi nga Puka tregojnë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në njësinë nr. 14, te...
Emisioni “Plug” në Syri Televizion, denoncoi mbrëmjen e të...
Ylli Hoxhaj nga Fieri ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kl...
Përdorimi i pushtetit politik, për t`u pasuruar nga zyrtar...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar Cërrikut prej...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Cërrik në lagjen nr. 2...
Ndoshta një titull jo i duhur por është fjala që i tak...
Pak kohë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pro...
Një nga personazhet nën hije që lëvizin urdhrat e pash...
CNA publikoi pak kohë më parë disa shifra në lidhje me...
Gunvor Group Ltd., një nga tregtarët kryesorë të naftës në...
Alfred Peza nuk ndal skandalet më shkarkimet e punonjësve ...
CNA ka raportuar prej kohësh për shkarkimet masive, do...
Kjo vihet re te të rinjtë apo ata që duan të zenë një vend...
“Stop” ishte në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në fami...
Ndodh edhe kështu. Ndoshta nuk përbën asnjë zhgënjim p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...